Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me firmën “Inerte Expres” sh.p.k. të Edmond Begos.
Pas pretendimeve të opozitës së Bego ka fituar tendera pa garë, MIE sqaron se gjithçka ka qenë transparente dhe me garë.
Në komunikatë ndër të tjera theksohet se ky subjekt ka marrë leje minerare edhe në kohën kur PD ishte në qeverisje.
Ndër të tjera thuhet:
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hedh poshtë si plotësisht të pavërteta dhe të qëllimshme deklarimet e bëra sot nga subjekti politik Partia Demokratike rreth procedurave të miratimit të lejes minerare për shfrytëzim mineralesh dhënë subjektit “Inerte Expres” sh.p.k. Partia Demokratike pretendon se leja minerare në fjalë është miratuar pa një procedurë gare.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron median dhe opinionin publik se e gjithë procedura që nga shpallja e zonës së lirë minerare deri në shpalljen e kompanisë fituese është kryer në transparencë të plotë dhe në zbatim rigoroz të ligjit.
Me shkresën Nr.3454/1, prot, datë 4.6.2014, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i është drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik për shpalljen e garës për disa zona minerare mes të cilave edhe ajo me Nr.394/1. Konkretisht, Ftesa për Ofertë mban Nr.3454, datë 4.6.2014.
Në vijim të Ftesës për Ofertë të paraqitur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia e Prokurimit Publik, në Buletinin e datës 16 Qershor 2014 ka botuar procedurën e hapur konkuruese për lejet minerare mes të cilave edhe ajo me Nr.394/1. Sipas kësaj shpalljeje, afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga subjektet e interesuara për këtë zonë ishte data 11.07.2014, ora 10:00. (Referoju Buletinit Dt.16 Qershor 2014 të APP).
Në datën 11.07.2014, ora 10:00 është zhvilluar procedura e hapjes së ofertave për këtë zonë minerare. Për këtë zonë konkuruese, subjekti “Inerte Expres” sh.p.k. ka depozituar të gjithë dokumentacionin e kërkuar ligjor përfshirë: Vërtetimin e Zyrës Përmbarimore me Nr.2133, datë 3.07.2014; Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 8.07.2014 dhe Vërtetimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë datë 8.07.2014. Në këto dokumente vërtetohet se shoqëria “Inerte Expres” sh.p.k me përfaqësues Mond Bega nuk ka detyrime ndaj personave fizik, juridik, privat apo shtetëror (përmbarimi); nuk ka proces gjyqësor penal në gjykatë (vërtetimi i gjykatës); nuk ka procedim penal të regjistruar në ngarkim të tij (vërtetimi i prokurorisë).
Nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit, subjekti ka plotësuar të gjithë rubrikën e kritereve të parashikuara në Ftesën për Ofertë. Siç mund të shihet, e gjithë procedura e garës është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe në mënyrë transparente.
Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se subjekti “Inert Expres” sh.p.k. ka disa vite që ushtron aktivitetin në industrinë minerare. Për dijeninë e deputetit të ri Ervin Salianji, ky subjekt është pajisur në datën 08.09.2009 me leje shfrytëzimi për vendburimin “Kodra e Shulcit” Mamurras, firmosur nga ish-ministri i Partisë Demokratike në atë kohë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i bën thirrje Partisë Demokratike që të ndalojë fushatën e spekulimeve të qëllimshme politike por të kërkojë informacion zyrtar pranë institucioneve të shtetit për çdo pretendim”, theksohet në njoftim. (TemA)
file:///C:/Users/User/Downloads/Doc%203.pdf
Po si nuk ngeli bandit e trafikant pa grabitur nga leket e shqiptareve.
Ca populli legen paskemi qene.
Ta kisha une ket hunden e Damjanit kushedi sa kokain do thithsha me nje terheqje.
Sikur po’ themi ne qe ska marre
Ju te gjithe nje turi keni.
Bjerini ketij populli legen
Nga ky popull gje s’ ju gjen.
Po ca flet o Ben ose ma mire me thane o legen!Tjetri e verteton me dokumenta dhe me fakte hedh poshte akuzat e llapaqeneve te PD-se, ti vazhdon e i bie legenit e kavallit ne te njejtin vrime….
Ca thu ca po flet o Gjiknur o trongull , pu puu cesht me ky nivel ??
ceshtjen e hundes e ke nga tafmaja per te thithur sa me shume.vazhdo thith eshte puna jote,por ju te gjithe thithin se kane hunden e madhe.madje thone se sa me e madhe hunda aq me e madhe loqja.mbase ke merak ti thithesh loqen?kerkoja se mbase ta ploteson.