Samiti informal një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” është finalizuar me një konferencë të përbashkët për media.
I pari e mori fjalën komisioneri Johannes Hahn i cili përgëzoi vendet e Ballkanit për punën e deritanishme si dhe shprehu mendimin se rajoni ka një potencial të pashfrytëzuar.
“Jam i impresionuar nga fakti që në Shqipëri, bota e mediave dominohet nga zonjat. Mendoj që miratimi përfundimtar nga viti që vjen të mund të bëhet realitet. Kemi dhënë një dritë jeshile përsa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt.
Ajo që kemi realizuar deri tani është mbresëlënëse. Pas shumë shumë vitesh tregtia ndërmjet rajonit është rritur shumë, me 18%. Numri i vendeve të punës është krijuar si pasojë e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit. Kjo tregon potencialin e rajonit që pret të shfrytëzohet. Mund të ekzistojë mundësia që dy vendet e mbetura për marrëveshjen e romingut, të bëhet që është hap i rëndësishëm. Rajoni ka potencial të pashfrytëzuar,” tha Hahn.(TemA)
O po lere cfare thua ti, por a eshte dakord qoftlargu per keto?