Vetëm një javë pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop (zyrtarisht Traktati i Mossulmimit midis Gjermanisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike) më 23 gusht 1939, nisi Lufta e Dytë Botërore me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste. Dy javë më vonë, sipas kushteve të paktit, trupat sovjetike pushtuan edhe Poloninë.
Të dyja palët kremtuan fitoren e tyre, me një paradë të “vëllazërisë” të njësive të Ushtrisë së Kuqe dhe Vehrmahtit, që marshonin krah për krah në qytetin e Brestit, të mbikqyrur nga komandanti i brigadës sovjetike Semjon Krivoshein dhe gjenerali gjerman Hainc Guderian, të cilët qëndronin përkrah njëri-tjetrit. Dy vjet më vonë, njësitë e tankeve të Guderian, ishin në dyert e e Moskës. “Muaji i mjaltit” mes dy vendeve, kishte përfunduar.
Llogaritjet e Stalinit
Një protokoll i fshehtë mes vendeve, parashikoi jo vetëm ndarjen e Polonisë, por gjithashtu vulosi fatin e shteteve të Balltikut, duke i hapur Bashkimit Sovjetik për t’i pushtuar dhe aneksuar ato. Sovjetikët, aneksuan gjithashtu krahinat rumune të Besarabisë (Moldavisë së sotme) dhe Bukovinën veriore (tani pjesë e Ukrainës), dhe territorin e çekosllovak të Rutenisë Karpatiane (sot në Ukrainë).
Pakti, e shpalli gjithashtu Finlandën si pjesë të sferës së ndikimit sovjetik, dhe BRSS e pushoi menjëherë, megjithëse forcat e saj hasën fillimisht në një rezistencë të fortë nga finlandezët në Luftën e Dimrit. Sovjetikët pushtuan fillimisht gadishullin e Karelias, dhe më pas territore të tjera finlandeze.
Më 28 shtator 1939, u nënshkrua një protokoll i mëtejshëm, që përcaktoi kufijtë e rinj, që ishin befasues për qytetarët e Bashkimit Sovjetik dhe Rajhut të Tretë, ashtu si ishte për pjesën tjetër të botës. Në fakt, Stalini dhe Hitleri e kishin përgatitur aleancën e tyre që nga viti 1938. Hitleri në veçanti e kishte me ngut:ai donte të fillonte fushatën kundër Polonisë, përpara nisjes së shirave të vjeshtës.
Qëllimi i Hitlerit me nënshkrimin e marrëveshjeve ishte e qartë, dhe shumë historianë gjermanë dhe rusë bien dakord. Ndërkohë, motivet e Stalinit mbeten të diskutueshme. “Në verën e vitit 1939, Stalini kishte ushtrinë më të madhe tokësore në botë”- thotë për DW, historiani i mirënjohur rus Mark Solonin.
“Ai mund t’ia kishte bërë të qartë Hitlerit, se nëse do të pushtonte Poloninë, miliona ushtarë sovjetikë do të mbërrinin të nesërmen në kufirin e Polonisë, dhe atëherë s’do të kishte qenë luftë. Por Stalini nuk donte të prishej me Hitlerin”. Historiani gjerman Jorg Ganzenmyler, sheh një mendim strategjik në veprimet e udhëheqësit sovjetik.
“Stalini e dinte se, herët a vonë, Hitleri do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Ai e njihte konceptin Lebensraum (hapësirës jetike) të Fyhrerit. Përllogaritja e tij ishte:nëse Gjermania nis një luftë me fuqitë perëndimore, atëherë Hitleri nuk do të fillonte një tjetër luftë në një front të ri. Ndërkohë, Bashkimi Sovjetik mund të vazhdonte të riarmatosej”.
Stalini shtoi ai, ishte gjithmonë i shqetësuar se fuqitë kapitaliste do të bashkoheshin, dhe së bashku do ta pushtonin Bashkimin Sovjetik. Për këtë arsye, synimi i tij ishte të shkaktonte një luftë midis këtyre fuqive. “Kjo luftë ishte për Stalinin garancia e sigurisë, në mos i gjithë pakti në vetvete”.
Ngazëllimi në Moskë
Pas nënshkrimit të paktit midis ministrave të jashtëm të dy vendeve në Moskë, Stalini ngriti një dolli për shëndetin e “Fyhrerit”. Ministri i Jashtëm sovjetik, Vjaçeslav Molotov vlerësoi ”qëllimet paqësore” të Hitlerit në një takim të Sovjetit Suprem, trupës më të lartë legjislative të vendit.
Ai e quajti luftën në vazhdim nga aleatët perëndimorë kundër Hitlerit, si të “pa kuptimtë dhe kriminale”. Më vonë, në Berlin, ai u prit ngrohtësisht nga Hitleri, Herman Gëring dhe Rudolf Hes. Gjatë 22 muajve që rezistoi ajo aleancë, shtypi sovjetik nuk sulmoi asnjëherë politikat naziste.
Filmat antifashistë u ndaluan nga kinematë. Teatrot nuk vinin më në skenë drama me përmbajtje anti-naziste. Pak para se të nënshkruhej marrëveshja, Maskim Litvinov, komisar i popullit sovjetik për punët e jashtme me origjinë hebreje, u shkarkua. Ai kishte mbështetur një aleancë me demokracitë perëndimore, dhe nuk ishte më i përshtatshëm në strategjinë e re të Moskës.
Policia sekrete dhe lidhjet ekonomike
Për të dyja regjimet, marrëveshja ishte e favorshme përtej sferës politike. Midis gushtit 1939 dhe 22 qershorit 1941, Moska i shiti Gjermanisë produkte të naftës, grurë, nikel, mangan dhe krom për prodhimin e çelikut, fosfat, dru dhe materiale të tjera. Në këmbim, Rajhu i Tretë i shiti avionë luftarakë, lëndë të parë për bombat, radio stacione, objekte industriale dhe madje edhe një kryqëzor, të cilin sovjetikët e quajtën Petropavlovsk.
Përveç kësaj, Bashkimi Sovjetik mori një hua prej 200 milionë markash. “Elementi më i rëndësishëm në bashkëpunimin gjermano-sovjetik midis viteve 1939 dhe 1941, nuk ishte bashkëpunimi mes ushtrive, por dërgesat e mëdha ekonomike”- thotë Ganzenmyler.
“Ekzistojnë raporte, madje edhe të datës 22 qershor 1941 – ditën kur Vehrmahti pushtoi Bashkimin Sovjetik – se ushtarët gjermanë hasën rrugën në trena me dërgesa sovjetike. Sovjetikët po e respektonin paktin deri në fund”.
Një tjetër “partneritet” ekzistonte midis NKVD – policisë sekrete sovjetike – dhe homologes së saj gjermane, Gestapos. Një marrëveshje e fshehtë, e miratuar nga udhëheqja sovjetike, i dorëzoi gjermanëve dhe austriakëve, antifashistët që kishin luftuar kundër Hitlerit. Qindra prej tyre, përfshirë komunisten e njohur gjermane Margaret Nojman, u dorëzuan. Shumica prej tyre u vranë.
Llogaritjet e gabuara të Stalinit
“Stalini humbi” thotë Solonin. “Nuk i llogariti mirë raportet e forcës. Ai mendonte se në frontin perëndimor do të konsumohej një masakër afatgjatë, e ngjashme me Verdunin në Luftën e Parë Botërore, por deri në qershorin e vitit 1940, Franca kishte kapitulluar. Hitleri kontrollonte pjesën më të madhe të Europës kontinentale”.
Plani i Stalini – për të hyrë më pas në skenë si një gjykatës suprem mbi qytetet e djegura, të një Europe të shpartalluar dhe të përgjakur – ishte jashtë realitetit. Edhe Ganzenmyler bie dakord me këtë qasje. “Stalini besoi deri në fund – më 22 qershor 1941 – se Gjermania nuk do të zhvillonte një luftë në dy fronte, dhe kur kjo strategji dështoi, ai u zhgënjye shumë. Nuk mundi të kishte më një pikëpamje të vetme publike, dukej sikur ishte paralizuar, plani i tij u shemb si një shtëpi prej letre”.(DW, bota.al)
.. keto jane “maskaralleqe ” te “super maskarrenjve “
Se arrita ta lexoja komplet artikullin sepse nje shprehje ishte kaqe e vertete. Thote ” 2 jave me von trupat sovjetike pushtuan Polonine” . 100 % e vertete. Gjermanet dihet qe pushtuan shume vende nga lindja dhe perendimi. Po amerikanet cfare ben ? Cliruan prendimin ?.Le te fillojme te qeshim me te madhe. Te gjithe ne nje kohe edhe bejme gabime por jo gjithe jeten . S’eshte mekat te jesh injorant por jo gjithe jeten. Me pas kthehesh ne budalla. USA pushtoi perndimin. Vuri njerezit e saj ne pushtet dhe ndertoi baza ushtarake me te gjitha thojet e armatimeve etj. Sigurish qe USA do thoshte qe jemi clirimtare. C’fare duhet te thoshte. Problemi kryesor i konfuzionit eshte se ” pushtim ” shumica nenekupton kur ta vene pushken ne koke. Ne te vertete vecanerish ne Gjernani por edhe France dhe Itali u vrane miliona njerez gjat pushtimit amerikan.
E keqja eshte se llogarite e Stalinit jo vetem qe nuk ishin te gabuara por rezultuan tmerresisht precize.Para lufte kishim nje B.Sovjetik te pazhvilluar industrial e te tkurrur ne krahasim me territorin e ish-Rusise cariste,nje perandori angleze ku dielli nuk perendonte kurre,nje France fuqi boterore ,simbol i kultures e zhvillimit,njr Gjermani e nje Japoni te zhvilluara nga pikepamja industrialo ushtarake dhe me qellime ekspansioniste,nje Amerike qe nuk do te perzihet ne teatrin evropian te luftes ! Pas luftes kemi nje Angli pa perandori,nje France te shkaterruar e te pastabilizuar politikisht,nje Gjermani e nje Japoni qe nuk ekzistojne me,nje Amerike fituese ne te gjitha pikepamjet dhe nje Bashkim Sovjetik te stermadh,te fuqishem ushtarakisht,ekspansionist,fuqi boterore ! Tani kush i kishte bere llogarite gabim ? Eshte e vertete se Stalini nuk besonte se Hitleri do te ishte aq budalla sa te hapte nje front te dyte lufte,por gabimi i Hitlerit nuk mund ti ngarkohet Stalinit,i cili sic dihet dhe sic e thote dhe shkrimi i mesiperm,e dinte se herete a vone Hitleri do ta sulonte B.S.
Shume i sakte komenti i markut. Stalini nuk ishte thjesht Stalin Ishte GjENERALSIMI STALIN
Ky shkrim eshte nje tentative per te kurajuar tentativen e ringritjes te nazi fashisteve ne shqiperi. ,kane mare fund nuk do ja arrijne dot.
Këto janë të gjitha llafe kot. Betejat më të përgjakshme që e detyruan Gjermaninë hitleriane të tërhiqej “me bisht ndër shalë” janë zhvilluar nga partizanët tanë trima të udhehequra nga komandanti legjendar që u kallte datën gjermanëve dhe i bënte të iknin nga sytë këmbët, shoku i lavdishëm Enver. Koalicioni anglo-amerikano-sovjetik ishte thjesht një faktor ndihmës, periferik, po të përdornim një llaf nga ato të Fatosit, djalit të Todit. Është për këtë arsye, që edhe sot e kësaj dite veteranët tanë trima vazhdojnë të marrin shpërblim si një trashëgmi pasurore e cila do të vashdoj sa të jetë jeta. Lavdi veprës së ndritur të partizanëve tanë trima dhe komandantit legjendar shokut të Lavdishëm Enver Hoxha!… Nashi them të bije shpejt për të fjetur, se nesër do çohem që më sabah të zë radhën për të marrë atë të flamosur pencion…..
Po pse rini dhe mereni me pazaret e Stalinit??? Pse nuk shkruani per pazaret qe bene shqiptaret me hitlerin, dhe per batalionet e kosovareveqe bene krimet me te shemtuara ne shqiperine e jugut….,?????
peter-ka nje spjegim fare te thjeshte per pyetjen qe shtron.
Ne kohen e Gjermanise hitleriane, vendit tone ju bashkuan shumica e trojeve shqiptare, perfshi Kosoven, prandaj kosovaret u aktivizuan ne luften kunder komunizmit qe e shikonin si ideologji qe favorizonte sllavet. historia vertetoi se ata kishin shume te drejte. Pasojat e komunizmit po i vuajme edhe sot e kesaj dite, ku pjesa me e madhe e territoreve tona jane jashte kufijve shteterore te Shqiperise.
Misteret e L2B akoma nuk jane zbardhur akoma ne teresi e sidomos ato te viteve te paraluftes.
Vlen te lexohet libri i historianit te njohur Victor Suvorov:The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II
Shume qarte Marku.Do te shtoja..Stalini beri ceshte e mundur te parandalonte Hitlerin.Propozimi ishte i qarte. .mbrojtje kolektive ne baze te nje traktati midis BS ,BRITANISE ,DHE Frances.Ne propozim theksohej mbrojtja e vendeve qe rrezikoheshin nga Gjermania ,Polonia dhe Cekosllovakia,garantimi i kufijve te cdo shteti mbas traktatit te paqes te Versajes …1920..Por britaniket dhe francezet benin loje te dyfishte me synimin nxitjen e Hitlerit drejt lindjes ,kryesisht drejt BS..Ne Munih ..1938..Camberlein dhe Dalandie kapitulluan perpara Hitlerit ,i hapen rrugen pushtimit te Cekosllovakise,fuqia e peste industriale ne bote ,dhe gllaberimit te Austrise.Nderkohe ne Moske.dergonin funksionare te dores se dyte per bisedime ,por qe ne fakt ishte vetem nje loje idiote.Nderkohe polaket, si gjithmone pa inteligjence largpamese ,nuk pranionin trupa sovjetike per tu.mbrojtur nga gjermanet.Atehere Stalini kerkoi te fitonte kohe
Edhe pse e dinte synimin e Gjermanise.Dhe beri nje marreveshje me Hitlerin duke arritur te zgjeronte hapsirat e sigurise.Bile Hitleri i kerkonte llogari Ribentropit per bisedimet por ai i i lergjigjet…Molotovi eshte si nje rul kompresor ne bisedime ..nuk jep asnje cm ne se nuk fiton dyfishinI vetmi gabim i Stalinit ishte qe nuk parshikoi cmendurine e Hitlerit.Te tjerat k ka thene Marku