Tre të vrarë dhe 11 të plagosur është bilanci i të shtënave të regjistruara dje në Jacksonville, Florida.
Ngjarja ka ndodhur gjatë turneut online të Madden-it, videoloja e futbollit NFL.
Mes viktimave është edhe agresori 24-vjeçari David Katz, që është vetëvrarë.
Sipas informacioneve të para, Katz është acaruar pasi ka humbur një lojë futbolli gjatë eventit eSports.
Gjatë viteve të fundit, Florida është bërë skenë e vrasjeve masive, përfshirë klubin e natës “Pulse” në Orlando, në vitin 2016, kur vdiqën 49 persona dhe në Shkollën Marjory Stoneman Douglas në Parkland në shkurt të këtij viti, kur u vranë 17 vetë.
Lojtarët po luanin lojën amerikane të futbollit Madden NFL 19 në GLHF Game Bar në Jacksonville Landing, kur nisën të shtënat.
Një video live që transmetohej në platformën Tëitch tregon momentin kur gjatë lojës, në bluzën e njërit prej konkurrentëve shfaqet një pikë e kuqe, që pasohet nga të shtënat.
Mes të plagosurve është edhe një shqiptar. Drini Gjoka, 19 vjeç, e përshkroi ngjarjen me një seri postimesh në “Tuiter”.
Ai shkroi se një plumb e kishte kapur në gisht.
Mediat amerikane raportojnë se Katz ishte vetë lojtar dhe mbante pseudonimin “Buka” ose “ Buka me feta”.
Ai ka qenë fitues i kampionatit vitin e kaluar.(TemA TV)