Mëkatet e kishës/ Papa zgjedh të heshtë në lidhje me letrën për priftin abuzues në SHBA

27 Gusht 2018, 11:26Bota TEMA

Papa Françesku refuzoi t’i përgjigjet kërkesës së një ish-diplomati të Vatikanit për t’u dorëhequr. Kryepeshkopi Carlo Maria Vigano e akuzon Papën se ka mbuluar akuzat për abuzim seksual nga një kardinal amerikan. Gjatë bisedës me gazetarët në avion kur po kthehej nga Irlanda, Papa u shpreh se nuk do të thoshte qoftë edhe një fjalë të vetme për letrën prej 11 faqesh që Vigano i ka dërguar.

“Sinqerisht e ndiej detyrim t’ua them. Lexojeni me kujdes atë letër dhe gjykoni vetë. Nuk do të them asgjë për të. Letra flet vetë”, tha Papa.

Koha në të cilën vjen letra, e cila bëhet publike pikërisht në kohën kur Papa pranoi abuzimet e priftërinjve gjatë vizitës së tij në Irlandë, ka ngritur pikëpyetje nëse Ati i Shenjtë është vënë në shenjestër të një sulmi të kordinuar nga tradicionalistët brenda hierarkisë katolike.

Çfarë thotë letra e e kryepeshkopit Vigano?

Ai thotë se Papa e e dinte për akuzat për abuzim seksual nga një kardinali i njohur në SHBA pesë vjet përpara se të pranonte dorëheqjen e tij muajin e kaluar. Kryepeshkopi Vigano thotë se i kishte thënë Papa Françeskut në vitin 2013 se Kardinali Theodore McCarrick po përballej me akuza për abuzimin seksual të seminaristëve dhe priftërinjve të rangut më të ulët.

Papa “e dinte nga të paktën në 23 qershor të 2013-s se McCarrick ishte një abuzues serial”, shkruan kryepeshkopi Vigano, duke shtuar se “ai e dinte se ai ishte një njeri i korruptuar, ai ia mbuloi deri në fund ato që kishte bërë “.

“Papa Françesku duhet të jetë i pari që të japë një shembull të mirë për kardinalët dhe peshkopët që mbuluan abuzimet e McCarrick dhe jepnin dorëheqjen së bashku me të gjithë ata”, thotë letra.

Megjithatë, kryepeshkopi Vigano nuk ka ofruar asnjë provë me shkrim ose ndonjë provë tjetër që vërteton bisedën e tij me Papën në vitin 2013.

Vigano ka shërbyer si ambasador i Vatikanit në Uashington nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Ai gjithashtu thotë se u ka shkruar memo figurave të larta në Vatikan që në vitin 2006, duke paralajmëruar se Theodore McCarrick ishte dyshuar për abuzimin e të rriturve në një seminar, ndërkohë që ai ishte peshkop në Neë Jersey në periudhën mes viteve 1981-2001.

McCarrick, tashëm 88-vjeçar, dha dorëheqjen në korrik.(TemA TV)

3 komente në “Mëkatet e kishës/ Papa zgjedh të heshtë në lidhje me letrën për priftin abuzues në SHBA”

  1. e qelbet boten o ndyrsina ,ptuuuuuu rrac e flliqun pederra.

  2. Ai says:

    Disinformim total. Ngrini bythen perpjete ju se nuk dini gje tjeter.

  3. Qerosi says:

    Per 10 vjet kane bere namin. Po per 2000 vjet.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje