Motoja serbe “Ballkani ballkanasve” ndjell zi

27 Gusht 2018, 10:18Blog TEMA

Nga Muhamet Hamiti*

Kosova po degradon prej çështjes ndërkombëtare, e zgjidhur me Marrëveshjen e Vjenës/Ahtisarit (2007), që e parashtroi në Këshillin e Sigurimit, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008, e njohur nga 115 anëtare të OKB-së, në çështje të pazgjidhur të Ballkanit. Kjo u pa në Forumin Evropian Alpbach të Austrisë mbrëmjen e 25 gushtit të vitit 2018 kur presidenti i Serbisë qortoi bashkësinë ndërkombëtare, ndonëse përmendte vetëm Londrën (Britaninë e Madhe), pse përzihej në punët e ballkanasve, të serbëve dhe të shqiptarëve, të “dy kombeve më të mëdha” në Ballkanin Perëndimor, siç u shpreh ai, teksa mendjen e kishte te insistimi i Londrës që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të bëhet në bazë të njohjes reciproke të të dyja vendeve në kufijt aktualë.

Paradoksalisht, në këtë linjë,  ndonëse me gjuhë më të butë, të lutjes bashkësisë ndërkombëtare që të pranojë zgjidhjen që do të arrijnë ai dhe Vuçici për ndryshim të kufijve (me eufemizmin ‘korrigjim i kufijve’) Kosovë-Serbi, ishte edhe paraqitja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në këtë forum.

Kërkesa e liderëve ballkanas drejtuar bashkësisë ndërkombëtare ta kujton paevitueshëm moton serbe “Ballkani ballkanasve” (Balkan balkancima) nga viti 1912, kur Serbia e pushtoi Kosovën, e cila duket se po riaktualizohet.

Presidenti famëkeq i Serbisë Sllobodan Milloshevic – i njohur botërisht me nofkën ‘Kasapi i Ballkanit’, ministër i informatave i të cilit në kohën e luftës së Kosovës (1999) ishte Vuçici, poashtu gjatë gjithë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar insistonte që ai ‘ta zgjidhte’ problemin e Kosovës drejtpërdrejt me shqiptarët.

Përpjekja e tij për ta bërë këtë ishte në të vërtetë spastrimi etnik i Kosovës me deportimin e 900.000 shqiptarëve të Kosovës, i cili, për fatin e mirë të shqiptarëve, në vitin e tragjedisë e të mrekullisë që ishte 1999-shi, nuk u bë realitet falë ndërhyrjes së Aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur bota, NATO-s.

Përpjekja e Milloshevicit dështoi poashtu sepse udhëheqja shqiptare e Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ibrahim Rugova, kishte ngulmuar që biseda me Serbinë pa ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-ve nuk mund të kishte, ndërsa shqiptarët, UÇK-ja, me aq fuqi sa kishin, luftuan edhe me armë kundër Serbisë.

Motoja serbe ‘Ballkani ballkanasve” tingëllon keq e ndjell zi edhe sot, 106 vjet mbas lindjes së saj, sepse fajëson bashkësinë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës.

*Muhamet Hamiti është profesor i Universitetit të Prishtinës. Ka qenë këshilltar për medie i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Mretërinë e Bashkuar

2 komente në “Motoja serbe “Ballkani ballkanasve” ndjell zi”

  1. xx says:

    Qendroni dhe mos u perkulni nga presionet serbe Do apo sdo ajo do ta njohi shtetin e Kosoves,Veproni ashtu sic thote Anglia dhe Ghermania Serbia nuk ka nga ja mban.mos te ju hutojne me disa fshatra ne kufijte lindor .

  2. "Pshatari"..qe te PERMBLEDHE says:

    Muhamet Hamit.. do te jeni me te verte i Respaktuar, sikur te mos na e Permendni Ibrahim Rugoven, sepse ishte nje Marjonet e Miloshevicit, qe nga Fillim dhe deri ne Funde te jetes..
    Kur Ministri Jashtem Shqipetare i thote ne Itali:SE SHQIPETARET TE MBAJNE PER TRADHETARE TE KOMBIT..U Pergjegj:aq me Bene se si me Quajne Shqipetaret!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!More Veshe????Kur Kosova Digjej Rugova HANETE E PINETE NE BEOGRADE SI MUSAFIRE I “VECANTE” I MILLOSHEVICIT..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje