Nga Flogert Muça
Pa u mbyllur mirë gushti e pa filluar sesioni i ri parlamentar e politik, kryedemokrati Lulzim Basha ka filluar sulmet. Një artikull në median amerikane “Washington Times” i cili sulmonte vettingun, ambasadorët e të gjithë ata që janë rreshtuar krah reformës në drejtësi, u propagandua fort në mediat pranë Bashës si një gjë e re.
Por, siç u pa nga investigimi që u publikua dje (Lexo investigimin e plotë), ai artikull ishte asgjë më shumë se një përmbledhje e dekaratave të PD-së kundër SHBA-BE-Qeveri. Ishte vazhdimi i një beteje të nisur që në fillimet e reformës në drejtësi, por që u publikua pardje, për t’i dhënë opozitës një argument tani që po mbarojnë pushimet.
Strategjia e komunikimit të Bashës, e cila nuk dihet nga kush përgatitet (ndoshta janë akoma ata që Berisha i quajti “këshilltarë mizerabël” pas humbjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare) vazhdon të jetë një gropë e madhe që hapet poshtë këmbëve të Bashës. Nuk arrij ta kuptoj se si një parti që pretendon të vijë në pushtet dhe që është partia me e madhe opozitare, vazhdon të njëjtën strategji komunikimi që e ka nxjerrë njëherë thellësisht humbëse. Vazhdimi në këtë rrugë është si të duash të zhysësh edhe më thellë opozitën, duke kërkuar votën e shqiptarëve ndërkohë që nxijnë Shqipërinë.
Por, le të kthehemi tek artikulli i botuar në “WT” ndaj të cilit reagoi edhe kryeministri Rama.
Lë të jemi pak realistë, Basha ka bërë dhe vazhdon të bëjë thjeshtë detyrën që i ka caktuar vetes; të sulmojë ata që i hoqën nga duart kontrollin e drejtësisë. Nuk e kuptoj pse duhet të habitemi nga Basha apo mbarë opozita që sulmon reformën, ambasadorët dhe Shqipërinë. Njëlloj siç SHBA/BE mbron vettingun e reformën në drejtësi, edhe Basha ka të drejtë të sulmojë këtë proces e të mbrojë ata që ishin deri dje në krye të drejtësië. Sepse, në fund të fundit kjo është një luftë e cila nuk mund të ishte e lehtë. Reformimi dhe çmontimi i një ushtrie që kishte uzurpuar zyrat e drejtësisë nuk mund të ishte një “bukë e djathë”, ndaj është krejt normale që të shohim Bashën që lufton me mish e me shpirt, me çdo mjet, duke bërë aleat këdo që i ofrohet për të penguar reformën.
Ndaj, nga sot le ta lëmë Bashën në hesapin e vet, të vazhdojë sulmin ndaj drejtësisë, pasi vetëm kështu do të kuptojmë se reforma në drejtësi po ecën në drejtimin e duhur. Në momentin që Basha nuk do sulmojë më reformën në drejtësi ateherë duhet të fillojmë të shqetësihemi për ndonjë Pazar të mundshëm. Por, për sa kohë Basha shkon deri në SHBA për të sulmuar Vettingun dhe reformën në drejtësi, për sa kohë vazhdon të sulmojë SHBA/BE, duhet të rrimë të qetë pasi kjo tregon se reforma po ecën siç duhet.
Lulzim Basha ka qenë që ditën e parë kundër reformës në drejtësi dhe për këtë duhet mirëkuptuar, pasi askush nuk do donte që t’i hiqej nga kthetrat një pushtet i tillë. Ndaj, mirëkuptojeni dhe mos e sulmoni pse ai sulmon sot edhe me mbështetjen ruse, SHBA/BE dhe reformën në drejtësi. Kjo ndoshta është e vetmja gjë e sinqertë që Basha po e bën hapur dhe po e pranon që po e bën çdo ditë.(Lexo.al)
Shkrimi ne ” Washington Times” erdhi si nje rrufe ne qiell te paster, per Kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama. Eshte nje ndodhi e paprecedente kjo.
Nje gazete prestigjioze amerikane sulmon hapur nje ambasador te ShBA-se, qe vepron duke shperfillur vete Presidentin e ShBA-se. E akuzon se eshte bere pale me partine ne pushtet ne Shqiperi, dhe qe gjithe ate qe eshte konsideruar si “investim amerikan” ne Reformen ne Drejtesi e ka deformuar duke ia pershtatur interesave te njeres pale politike: te Partise Socialiste ne pushtet, dhe te Kryetarit te saj, Edi Rama.
Duke theksuar se qeveria socialiste ne Shqiperi eshte thellesisht e korruptuar dhe inkriminuar, mbeshtetja qe i jepet asaj nga perfaqesuesi i Presidentit te ShBA-se ne Tirane, jo vetem qe diskretiton keqas ambasadorin amerikan dhe stafin e tij si mbeshtetes te nje qeverie thellesisht te korruptuar dhe inkriminuar ( gje qe, ta themi mes nesh, nuk se eshte ndonje gje e pangjare me pare, dhe kete e them per te “perkedhelur” sedren e semure dhe perverse te majtisteve antiamerikane), por angazhimin e keti te fundit per te sabotuar sistematikisht shefin e tij, vete Presidentin e ShBA-se.
Ne cdo konstatim qe jepet ne gazete, ka edhe argumentin perkates. Si per korrupsionin dhe inkriminimin trondites te Qeverise socialiste, ashtu edhe per deformimin e Reformes ne Drejtesi, e cila qe ne fillim nisi e tille, meqe u pregatit nga agjentet e armikut publik te Presidentit amerikan, George Soros.
Gazeta prestigjioze amerikane, i vene ne dukje te gjitha keto. Shkurt, sakte, shkoqur; pa lene t’i shpetoje asgje, por edhe pa shtuar gjera te paqena.
Gjithcka e bazuar mbi fakte konkrete.
Gjithe cka eshte thene ne keto dy artikujt ne WT, eshte thene e sterthene edhe me pare. Por, kete here ndryshon puna. E thote nje gazete e njohur ne ShBA. Jo nje gazetere shqiptare. E thote nje analist i njohur amerikan, jo nje analist shqiptar. E thote, fundja, nje amerikan, jo nje shqiptar.
Nje gazete amerikane, nje gazetar amerikan, nje qytetar amerikan, akuzon Ambasadorin e ShBA-se ne Shqiperi, se po mbeshtet nje qeveri thellesisht te korruptuar dhe inkriminuar dhe qe po i ben gjemen ketij vendi, duke promovuar dhe mbeshtetur nje pseudoreforme qe, socialisteve te korruptuar ne pushtet, u jep nje pushtet te jashtezakonshem.
Eshte kjo arsyeja, se pse reagoi i alarmuar edhe vete Kryesociopati, i cili, per te njejtat akuza te bera nga qytetare,gazetare dhe analiste shqiptare, jo vetem qe nuk e vinte ujet ne zjarr, por tallej me to publikisht. Kurse, pergjigjen per kritikat dhe akuzat, ua linte gazetareve te tij, te cilet futeshin ne gare me njeri tjetrin per te lincuar kush e kush me shume kritiket: antiamerikane ( te vjen me vjelle kur degjon socialistat te te akuzojne keshtu!) … kunder ambasadorit amerikan…. kunder Perendimit… frike nga Reforma etj etj.
Tani qe jane zene ngushte, dhe nuk kane si te akuzojne nje amerikan, per me teper qe ky mbeshtet Presidentin e tij, kane nxjerre nje teori: teorine ruse…
Eshte karta me e fundit qe perdorin qelbesirat socialiste, ka ca muaj, a me shume se nje vit. Edhe kjo te ben te vjellesh, sepse, nese ka filoruse, ne kuptimin me te keq te fjales, keta i gjen me shumice nder socialistet shqiptare, per arsye qe dihen.
Ne fakt, kjo heq perfundimisht dyshimet edhe tek ata dyshimtare qe akoma s’jane te bindur per lojen e pandershme me Reformen ne Drejtesi si nje fake Reforme e bere nga sorosiane per t’i dhene pushtet absolut kanakarit shqiptar te Sorosit, Edi Rames dhe socialisteve te tij.
Eshte e njejta akuze qe i behet edhe vete Presidentit te ShBA-se, Donald Trump. Eshte i njejti mekanizem baltehedhes. Eshte i njejti stil, e njejta metode: ajo SOROSIANE.
Bile deri ne detaje… Pashe sot ne mediat qeveritare, nje skeme me shigjeta, ku paraqiteshin amerikane dhe shqiptare si agjente ruse…!!!
Ne keto kushte, Opozita do te bente budallallakun me te madh, qe s’eshte gje tjeter vecse vetevrasje politike, nese nuk imponohet me force, duke lene menjane, neveritur madje, cdo intimidim a ndroje qe e ka karakterizuar me pare, ne ecurine e metutjeshme te Reformes ne Drejtesi.
Nuk ka me alibira. Gjithcka eshte e qarte.
Socialistet jane ne ofensive per te shtene ne dore perfundimisht Drejtesine. Per fat te keq, kane ecur shume perpara ne kete drejtim. Megjithate, edhe pse situata eshte tejet e rende, nese Opozita do te tregoje vendosmeri, edhe mund te shpresohet se e keqja nuk eshte e pazhbeshme.
O kazan more kazan, mbushur me plehra lloj-lloj, po si nuk u zbraze njehere taman, o kazan! Po Basha eshte 40 e ca vjec ore. Kur e shtiu ne kthetrat e tij drejtesine, kur ishte 20 vjec. Po te pakten te thoje Berisha se ndoshta te ecen argumenti. Po gjithesesi, me ke te flasesh, me kazanin!