A është vërtet i padukshëm roli rus në Ballkan?!

18 Gusht 2018, 12:50Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ndodhemi në një lojë diplomatike pasqyrash në Ballkanin Perëndimor. Pse folën pikërisht tani krerët e Serbisë e Kosovës për lëvizje kufinjsh? Sa ka gisht këtu SHBA dhe politika “prej tregëtari” e Donald Trump në rrafshin global? Po Rusia si influencon në këtë mishmash ballkanik? A do të shpërthente lufta nëse kufinjtë do të ribëheshin në tavolinë dhe sa peshë mund të ketë precedenti kosovaro-serb për situata në ngjashme në të gjitha anët e botës? Këto dilema janë tashmë materia e parë e diplomatëve, politikanëve, analistëve e aktivistëve të ndryshëm kudo në Europë e jashtë saj. Ballkani dhe kumti i tij historik i errët, fusin në mendime shumë kancelari, edhe shumë larg nga pikëpamja gjeografike.

Në një ndër pikëpyetjet që qëndron mbi kryet e paqes ballkanike ka qenë dhe mbetet roli i Rusië në rajon. Shumëkush ende e kujton turbullirën malazeze nja dy vjet të shkuara, kur rusët u akuzuan se tentuan të vrisnin kryeministrin Milo Gjukanoviç, me qëllimin për të penguar hyrjen e Malit të Zi në NATO. Para asaj ngjarjeje, republika e vogël buzë Adriatikut përjetoi një rritje të dukshme të prezencës ruse në ekonomi e turizëm. Në Budva mund të blije gazetat ruse të ditës dhe të dëgjoje radiot që transmetonin lajme e muzikë në rusisht.

Me kalimin e viteve hija ruse në Ballkan ka ardhur duke u fryrë. Si mit më së pari, e më pak si realitet. Me të drejtë një ekspert kosovar vinte në dukje këto ditë se Rusia nuk ka këllqe të garojë me amerikanët e europianët në Ballkan, pasi ka një ekonomi që vlen pak a shumë sa ajo e Italisë dhe një buxhet ushtarak shumë më të vogël se Britania e Madhe. Në shifra kjo është e vërteta e thatë e prezencës ruse në rajonin tonë.

Por medalja ka dhe një anë tjetër. Dhe ana tjetër ka të bëjë me mënyrën sesi një shtet e përdor fuqinë që ka në dispozicion. Kur vjen fjala tek rusët dhe roli i tyre në Ballkan, duhet pranuar se ka indikatorë që dëshmojnë se Moska po përpiqet të luajë politikisht me faktorët kryesorë ballkanikë. Nuk përbën lajm aleanca e vjetër me Serbinë (zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse deklaroi së fundi se në bisedimet me Kosovën, pala ruse do mbështeste çdo version që do ishte i leverdisshëm për Beogradin). Por përtej këti boshti ortodoks, Putin ka hedhur hapa të forta drejt një aleance të ngushtë me Turqinë, e cila duket se ka ngjallur xhelozi dhe mosaprovim edhe tek Greqia fqinje. Por ndoshta ka mërzitur edhe SHBA (meqë ra fjala, këto ditë lira turke pësoi një rënie të fortë pas një sherri mes Ankarasë dhe Uashingtonit)!

Në anën tjetër mbetet për t’u verifikuar sesi do të pasqyrohet në Ballkan, fenomeni okult i influencimit të proceseve politike nga ana e rusëve. Një provë të kësaj influence e pamë në krizën e fundit maqedone, ku e djathta maqedone u përpoq të mbështetej tek rusët, në përplasjen me të majtën dhe shqiptarët e bashkuar me të. Shumëkush e kujton deklaratën e ministrisë së jashtme ruse kundër Edi Ramës, pa harruar akuzat që shtypi rus ka bërë ndaj kryeministrit shqiptar, në rastin maqedon. Pyetja që ngrihet është e thjeshtë dhe banale në dukje: nëse Perëndimi, në rradhë të parë SHBA, kanë akuzuar hapur Rusinë si faktor ndotës në proceset politike që ndodhin aty, a nuk vlen kjo edhe më shumë për Ballkanin?! Një mjedis të prapambetur dhe pa rregulla loje, e sisteme demokratike të korruptuara?!

Nëse vijmë tek bisedimet serbo-kosovare, nuk mund të mos bëjë përshtypje misioni diplomatik i Moskës në Beograd dhe përkrahja energjike që ajo i dha tezës së ndryshimit të kufinjve. Rusia qe i vetmi shtet që u investua me entusiazëm në favor të nismës së mbetur në tentativë të presidentëve të Serbisë e Kosovës, ndërkohë që pjesa tjetër e botës bënte thirrje për mosndryshim kufinjsh. Rusët, ashtu si serbët, e ndjejnë se kjo shkartisje eventuale e kufinjve në një zonë tejet sensitive si Kosova e Veriut, është në rast i artë për të hedhur de facto në kosh të gjithë filozofinë e paqes e stabilitetit ballkanik të pas viteve ’90.

Një tjetër aspekt për t’u verifikuar, është influenca ruse në mediat ballkanike, kryesisht ato online. Lajme që pasqyrojnë “fuqinë ushtarake të Rusisë”, armët e saj, situatën “rozë” ekonomike, shpikjet më të fundit apo edhe anë të tjera të realitetit rus, gjithnjë në optikë pozitive, nuk janë të vështira për t’u gjetur në të gjitha gjuhët ballkanike. Kjo prani tashmë është e perceptueshme kudo në Ballkanin Perëndimor dhe të paktën për diçka jemi të sigurt: që nuk ka qenë aty më parë. Si shumëçka kur flitet për Rusinë dhe rusët, edhe ky element merr një vello misteri, të cilën e ke të vështirë ta shquash. Nuk duhet mbivlerësuar, por as nënvlerësuar.(javanews)

7 komente në “A është vërtet i padukshëm roli rus në Ballkan?!”

  1. Kalec Dega says:

    Mjaft me armiqte e miqte e jashtem, o race anal istash Albanistoneze.


    Shkruani per Zagarin qe kaloi vetingun, per kryetaret e bashkive te pasur jo vetem te PD por dhe te PS e Llesheli.Shkruani per Audin e Escobarit, Bunkerin e Rames, Tojoten e Gerdecin, vidjot e korrupsionite te Presidentit,kurvat e bulevardeve ne krye te shtetit dhe trenat elektrik te Llai Erit, sponzorizuar nga mamate e grate.

    Se mos shkruani per shitjen e detit Greqise dhe anullimin e ligjit te luftes…dhe po aq e rendesishme si Ssi Pandeli Majko do bej ligj per vote emigrantesh ne shekullin e ardhshem.

    1. Skypion says:

      Peshtirosje!
      Peshtirosje ndjen njeriu, kur lexon shkarrashkrime te tilla, qe perpiqen te thone dicka , por edhe te fshehin nje gje tjeter.
      Sic e kemi thene edhe me pare, ajo qe ne ketu ne Shqiperi na intereson, te pakten deri ne kete pike ku ka mberritur debati mbi ceshtjen e shkembimit te territoreve Kosove-Serbi, pikesepari, ka te beje me qendrimin qe ka Shqiperia zyrtare, Qeveria dhe sidomos Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama.
      Nuk ka qendrim te Qeverise shqiptare. Vetem ca belbezime, pasi ish-diplomati i larte suedez, Bildt, beri te ditur perfshirjen e Kryeministrit shqiptar ne kete afere okulte antikombetare.
      Nuk ka qendrim te Edi Rames. Asnje fjale. Hic.
      Ky edepsez qe nuk le rast pa futur hundet, ketu hesht. Gjithsesi,kjo eshte heshtje qe thote shume. Eshte heshtje qe nenkupton perfshirjen e Edi Rames ne aferen Thaci-Vuciq.
      Vuciq-Rama-Thaci. Kjo eshte trojka famekeqe qe ka marre persiper ate qe te gjithe po e quajne hapje te kutise se Pandores ne Ballkan.
      Ketu duhet te fokusohet nje gazetar apo analist i Tiranes. Dhe, ka qe e kane bere. E kane bere ata qe jane ne opozite me Qeverine. Kurse te tjeret, shumica, shkarrashkruajne per shume e shume hipoteza, por nuk e permendin Edi Ramen, si nje nder tre protagonistet kryesore te ceshtjes ne fjale.
      Kete po ben edhe analisti socialist, Skender Minxhozi. Kete ka bere perhere.
      Thote gjysem te verteta birbua gazetar. Cerek te tilla madje. Ne njeren ane aludon per Presidentin amerikan, ne anen tjeter, nuk thote asgje per Kryeministrin e vendit te tij, qe ka pergjegjesi po aq sa Presidenti i Kosoves, per ceshtje te tilla madhore te kombit. Aludon birbua gazetar per Presidentin amerikan, por nuk thote asgje per Sorosin , a me sakte birbon e tija, i cili ne vigjilje te skandalit, pati takime te ethshme me treshen Vucic-Rama-Thaci. Te gjithe analistet qe nuk i sherbejne qeverise, e marrin parasysh nje hipoteze te tille, megjithese nga elementet qe kane dale ne pah e qe jane bere publike, eshte nje fakt tashme. Madje ata kane permendur edhe perfshirjen e mundshme, qe mund te kete Presidenti i Turqise, Erdogan, ne kete corbe.
      Te gjithe keto hipoteza permenden nga analistet e pavarur por, jo nga analistet socialiste si Skender Minxhozi.
      Keshtu, keta mercenare mediatike, mundohen ta fokusojne vemendjen e publikut tek fabula e njohur mediatike qe ka ne qender te supozuarin flirt mes Trump dhe Rusise, gje e cila po qartesohet dita-dites si nje genjeshter e madhe mediatike.
      Duke vepruar keshtu, keta mashtrues te regjur te opinionit publik, lene ne hije te verteten, autoret dhe protagonistet e vertete te prockes antikombetare.
      Kjo eshte arsyeja e peshtirosjes.

      1. Gazetari says:

        Te shkruash me siguri si shkruan ti per bisedimet midis Serbise dhe Kosoves eshte vertet peshtirosje, sepse per ty rendesi ka qe te jepet rasti te flasesh kunder Rames dhe jo te spjegosh problemin. Duhet te jesh miop ose mendjeshkurter te mos shikosh diferencat ne qendrimin Amerikane dhe Evropian per kete ceshtje. E fundit qe dua te te them eshte se Edi Rama ben shume mire qe nuk flet. Imagjino sikur te flase ai. Cfardo qe te thote Rama, Saliu dhe ti vet Saliu, me pseudonimin Skypoin do hidheni ne sulm per te sabotuar ceshtjen Shqiptare. Valle nuk e kupton ti Skypion se shkrime si te tuat forcojne pozitat e Serbve ne bisedime? Me siguri agjentura Serbe tani eshte hedhur ne sulm per te dobesuar Thacin ne bisedime por dhe per te bere remuje Shqiperine, sic ka bere perhere kur para Shqiptareve kane qendruar problem madhore si ky I sotmi. Udhezimet jane qe sapo te flasi Rama, te sulmohet ai dhe ne kete menyre destabilizohet Shqiperia, gje qe eshte skenari numur dy i Serbit. Rama e kupton kete dhe ben mire qe hesht. Prandaj dhe Sala vet kohet e fundit flet per revolucionin e Shtatorit, muaj qe do jete aq i rendesishem per ceshtjen Shqiptare. Ne fund po te pyes: Kush je ti Skypion dhe a mundesh ta shtysh revolucionin tend mbas te vjelave?

    2. Vjosa.al says:

      Qetesohu, Kalec Vjega, se je zvjerdhur, apo jo?

  2. peter says:

    Cfare duhet te ndodhi qe ska ndodhur qe autori te kuptoje qe ballkani eshte ne teritorin e perandorise amerikane dhe ka bazen me te madhe dhe moderne te ushtrise amerikane. Cfare cizme duhet te veshin ushtaret amerikane [USHTARET E NATOS} qe te sigorojne shqipetaret ,se jane brenda kafazit te perandorise ..Ku do kene mundesi te jetojne si duan te jetojne per shekuj……. Ashtu si gjithe empajert dhe ky do bjeri, por shqiptaret do jene te fundit qe do dalin nga kafazi.. Sa per rusin ,po mundohet te jetejo se eshte i rethuar nga te gjitha anet ,….Me keq se ne 1939 kur beri paqen me gjermanine e hitlerit…. Strategjija per kontrollin e botes si fuqi e vetme vashdon,,.Ka ndryshuar vetem taktika se si do behet, prandaj erdhi ne fuqi D. Trump.. Flini te qete… Jeni ne duar te sigurta… Meruni me cfare mereni zakonisht……Gezoni rilindjen , demokracine, dhe te shohim me cfare do dilni tjeter, per te lare trute e shqiptareve….fatkeqe, qe vashdojne shikojne endera ne gjume..

  3. orient says:

    ..rusia nuk noton ne ujra te turbullta, megjithese ushtaret e vet do t’i mbroje ..sepse i duhen.

  4. Bragjinas says:

    O Skender,ku e ka gjetur ky analisti kosovar qe citon se buxheti rus per ushtrine eshte me i vogel se i Britanise?!!Rusia eshte ne vend te katert dhe Britania ne te shtatin.Po per efikasitetin ushtarak ne cvend eshte Rusia?!
    Kurr mos nenvlereso armikun kur ne xhep ke vetem nje biçak per tu mbrojtur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje