Nga Iva Tiço
Me një rrapëllimë të madhe, duke ngritur një re pluhuri rretheqark, fadroma shemb një nga muret e shtëpive të vjetra përballë pallatit ku banoj, teksa unë u jap këmbëve sa më shpejt, bashkë me qenin, që e kam nxjerrë për shëtitjen e mbrëmjes, që të shmag rrëmujën.
Do isha ndjerë shumë më e bezdisur duke menduar sesa net të tjera pa gjumë do duhet të kaloj sa të hapet gropa e pallatit apo se si edhe këtë dimër rrugica e sapoasfaltuar dhe trotuari do të prishen sërish nga ndërtimi i saponisur…
Do isha ndjerë shumë më e nervozuar, nëse teksa u jap këmbëve me nervat tel dhe qenin që vrapon, aroma e një fiku të egër, që ia ka dalë të kalojë tymin, nuk do të më mbrrinte deri tek hundët, për të më kujtuar që nga nesër ndoshta, ajo pemë nuk do jetë më aty, tek cepi i rrugës.
Nuk e kam parë kurrë të bëjë një kokërr të vetme në këto njëmbëdhjetë vjet që banoj në zemër të Tiranës e megjithatë e kam ndjerë çdo ditë që ishte aty.
E kam ndjerë çdo buzëmbrëmje, bashkë me erën e dorëzonjave mbi disa porta pak më tej, e kam nuhatur për ndoca sekonda, ndonjëherë mund edhe të kem menduar nxitimthi “sa erë e mirë” dhe kam vijuar më tej, me qenin me litar apo me celularin në kushediseçfarë chat-i në whatsapp…
Pak herë më ka bërë të mendoj se kjo ka qenë aroma e çdo mbrëmjeje vere në fëmijërinë time, shumë kilometra larg prej këtu, në shtëpinë e madhe me oborr. Siç nuk jam kujtuar më për erën e luleve të limonit në pranverë, për pushin e plepave pas shtëpisë, për hurmat farëzeza, për rrushin me erë që e urreja pikërisht për atë erë, që dukej se ndillte grerëzat, për hijen e dendur të portokallit të madh mbi dritaren e dhomës së gjumit apo për erën e druve në bimsat e shtëpisë, ku herë për qejf e herë e dënuar sepse kisha bërë shumë gabime, vizatoja mureve me shkumës apo luaja me mësuese… Që nga dita kur bashkëfirmosa shembjen e asaj shtëpie, për të ndërtuar aty një pallat, ndoshta i kam vënë dhe një fre kujtesës: mos mendo asgjë që të të përmallojë dhe ec përpara.
Një bashkëfirmë për atë që e quajmë zhvillim. Qëkur qytetet u bënë qytete, të gjithë bashkë, kush më shumë e kush më pak, kemi pranuar që kullat e betonit të ngrihen mbi kujtimet tona. Disa për arsye strehimi, të tjerë për çështje trashëgimie dhe ndarje pronash, kush sepse fiton më shumë apartamente dhe dyqane, kush sepse nuk ka mundësi financiare të restaurojë banesën e vjetër.
Të tjerë që nuk kanë mundur ende ta bëjnë, ankohen se nuk gjejnë dot gjuhën dhe nuk bien dakord me bashkëpronarët e tjerë, apo presin dikë që t’u ofrojë më shumë. Askënd nuk kam dëgjuar të refuzojë një plan të tillë “zhvillimi”, duke menduar për fikun apo portokajtë.
Ama, siç bëjnë gjithë qytetarët modernë të këtij shekulli, të gjithë së bashku ankohemi nga mëngjesi në darkë për betonin, për mungesën e gjelbërimit, nuk lëmë jeshillik pa fotografuar dhe nxjerrë në Instagram apo nuk rrimë dot pa kënduar në kor, të prekur e të përmalluar këngën e Celentanos “Ragazzi della via Gluck”: Kjo është historia e njërit nga ne/ edhe ai i lindur në rrugën Gluck… / atje ku kishte bar tashmë gjendet një qytet/ dhe ajo shtëpi mes gjelbërimit tani kushedi ku do jetë… / eh, jo, nuk e di, nuk e di përse/ vijojnë të ndërtojnë shtëpi dhe nuk lënë më bar…”,
Kjo pra është historia e njërit nga ne. E imja. E të gjithëve ve. Aty ku ka pasur bar e pemë po ngremë qytetet tona, kullat tona, për të cilat firmosim, marrim kredi, i blejmë, i shesim, i quajmë pasuri të patundshme… Derisa një aromë fiku e egër na kujton se ç‘kemi humbur, se si kemi bërë paktin që edhe të mos të kujtojmë. Sepse kur kujton, të dhemb. Edhe ajo aromë fiku mund të të bëjë të shkasin dhe dy pika lot, që duhen fshirë urgjentisht pa t’i parë askush në rrugë…
E kush do të të besonte që mund të qash për të tilla gjëra?! Se ndonëse ke zgjedhur betonin, qytetin, zhvillimin, sa herë shtrihesh për të fjetur harron që pas shpine ke derën e ballkonit dhe të duket se në vend të saj është dritarja me grilat e rënda të gjelbra dhe portokalli i madh… Je e dënuar: edhe pse nuk e mendon kurrë, hija e tij të përndjek, si djemtë e rrugës Gluck.(Tiranapost)
Jeto në fshat me lopë.
Ok, shkrim qe prek nje tematike debati, por ato shtojcat me qenin dhe biseden ne whatsapp nuk kishe pse ta vije, jane shtesa komplet pa vend.
kush ta ka mesuar,yt ate apo jot eme?
Ashtu si edhe ti, jam “fans” i natyres se virgjer! Jetojme ne shekullin 21, por ne shqiptaret jemi disi te “vonuar” dhe si te tille po rendim me shpejtesi maramendese per te kapur kohen e humbur !? Une do te dshiroja qe qytetin ta bejme si “fshatin” , por ja qe nuk ndodh keshtu dhe me te drejte Celentano revoltohet kur shikon qe edhe “fshati” i tij i lindjes u transformua me shpejtesi ne nje qender te fuqishme urbane, ne nje qytet “modern” i cili kishte fshire nga faqja e dheut ate peisazh baritor i cili i ndizte fantazine e tij feminore!? Eshte e kote! Jemi te pafuqishem ta ndalim kete cmenduri njerezore!
Kesaj dileme te zonjes apo zonjushes ne fjale dhe kenges nga ajo ka marre spunton i ka dhene pergjigje i madhi Toto Cutugno me kengen Voglio Andare Vivere in Campagna. Edhe ti mis Tiço puoi seguire il consiglio dell’ Toto e diventare una campagnola.
Kesaj dileme te zonjes apo zonjushes ne fjale dhe kenges nga ajo ka marre spunton i ka dhene pergjigje i madhi Toto Cutugno me kengen Voglio Andare Vivere in Campagna. Edhe ti mis Tiço puoi seguire il consiglio dell’ Toto e diventare una campagnola..
shkrim, hartim kot
Nuk eshte shkrim kot, shoku Lavdosh,
Eshte nje reflektim, persiatje, pershpirtje po te duash, me elegance letrare e nje vajze te ndjeshme e te talentuar, per ato boterat intime apo sociale, qe i humbim vazhdimisht e pashmangerisht, qe na dhembin se jane pjese e jetes dhe qenjes sone, ndersa vitet apo gjeneratat nderrohen njera pas tjetres, por qe i pranojme qe te shkojne e te ikin, e te mbeten prapa ne kujtese a ne harrese, njelloj sic i pranojme me dhimbje por krejt natyrshem ikjet nga kjo jete te gjysheve dhe te gjysherve te dashur, sepse na duhen keto boterat e tjera, te reja dhe te domosdoshme, moderne dhe komode, me kulla dhe internet, me banesa me ngroje dhe AC, me rruge te gjera dhe te miresistemuara, me vetura ne parkingje ne vend te kuajve ne stalla dhe ahure, me mapo dhe tregje moderne ku mund te gjesh mallra nga e gjithe bota, me vajza me minifunde dhe sjellje te clireta ne vend te atyre me hixhab e ferexhe qe rreshqasnin rrugeve si hije te trembura, keto bote te reja qe megjithate, ne kujtese dhe ne nderim te atyre boteve qe shkuan,por me se pari per te plotesuar ato nevoja humane qe nuk zhduken kurre per peme e gjelberim, per lulet a gemushat me aromat e tyre, kane sjelle lulishtet dhe parqet publike te zbukurojne dhe bashkejetojne me betonin, me aluminin dhe me xhamin e ndertimeve moderne, si kushurirat e reja te oborreve dhe bahceve te vjetra, te aromave te dorezonjave apo lule limonave e fiqeve te egjer qe na i sjell me finese kjo cupa gazetare ne shkrimin e saj te sotem.
Me siguri, edhe ti shoku Lavdosh, shoku ne kuptimin e mire, jo ironik sic keqperdoret sot rendom kjo fjale, pra edhe tij, pa e kuptuar, thelle ne veten tende, i perjeton e i ndjen te tera keto sterhollime dhe persiatje delikate te shpirtit njerezor, kur e kupton neper te, qe nje fare bote a jete e vjeter po perendon dhe po iken, ikje per te cilat nuk eshte mekat edhe nese mund te te rreshqasin edhe nja dy lot, por qe ndofta nuk arrin t’i shprehesh apo t’i artikulosh e t’i nxjerresh perjashta per vehten, e aq me pak per te tjeret.
Por, eshte ok-ej, eshte ne rregull shoku, edhe nese te ngjet keshtu.
Sepse, te nxjerrurit perjashta, me shkrim a ne menyre letratrishte (si hartim-do thoje zotrote), eshte nje fare zanati, qe nuk eshte e thene ta kete cdokush dhe, aq me pak, qe nuk eshte turp, te mos e kesh si zanat, apo si “hobby” sic i thote rinia e sotme, medemek, si i shtene ne merak pas saj.
Sepse, cdokush merr zanatin e vet ne jete dhe behet keshtu zot dhe i nderuar ne zanatin e vet.
Dhe, meqe fjala sjell fjalen, une per vete shpesh here kam me shume nderim per nje zanatci te vertete, mjeshter ne punen e tij, qofte kepucar a usta muresh, karpentier a hekurkthyes qofte, se sa per ndonje letraruc te shpifur qe pret te trasha dhe na i shet per dantella delikate, ne media, ne ekrane apo ne libra artistike, ta themi.
Dhe, qe ta mbyll, si nje keshille shume miqesiaht, ndonjehere kur lexon dicka qe nuk te bind apo qe te duket e tepruar dhe e sterholluar, si pa arsye apo si pa shije, si nje meze e keqe qe shoqeron nje raki mareje, mos kerce menjehere, si kerrja para gomarit thote populli, dhe te thuash apo, pupupu…, me keq akoma, te shkruash ne bllog, aman c’na torrollise koken me hartime.
Me mire kaloje, duke i thene vetes: Eh, ky i uruar qe e ka shkruar kete, coc do kete pasur ndonje merak perbrenda, qe nuk gjente karar pa e nxjerre perjashta.
Iva tiço … bjeri pupit ne fshat ..ik nga tirana