Krerët e oktapodit dhe peshkaqeni i madh

15 Gusht 2018, 14:27Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Drejtësia e shtetit shqiptar është, të paktën deri tani, një lëmsh i madh, i zjarrtë që ka djegur shumëçka në këtë vend dhe çdo gjë që del tashmë zbuluar nuk është vetëm maja e asaj që është ditur prej kohësh dhe që ka pjesën e saj në rënien poshtë të shtetit.

I gjithë ky sistem, i kalbur deri në rrënjë dhe armik i pamëshirshëm i vendit të tyre, ka pasur deri më tani një kupolë institucionale, e cila quhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në krye të këtij Këshilli, në kohëra të ndryshme ka pasur presidentë, të cilët, duke u bërë palë me rrëshqitjet fatale, nuk do të thotë se sot duhen ta ndjejnë veten të larë dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë në kohën e tyre.

Kupola e drejtësisë, e cila të ngjan më shumë me krerët e oktapodit, prej shumë viteve e kishte mbajtur sistemin gjykues në duart e tyre, të cilat nuk mund të pastrohen thjeshtë përmes Vettingut, pasi, jo pak herë, nga vendimet e tyre kanë rrjedhur edhe lumenj gjaku, sidomos kur kanë mbështetur, promovuar dhe sistemuar në vendet e tyre të preferuara njerëz me moral qytetar të dyshimtë, kur përmes lojës së tyre kanë bërë politikën e pistë të shembjes së shtetit dhe, në vend që të jenë njëra nga shtyllat e mbajtjes së vendit, u kthyen në gërmuesit e mjerimit të vendit.

Sido që të ketë ndodhur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me përjashtime sporadike, do të mbahet mend si gangrena e gjyqësorit shqiptar, si vendi ku janë bërë allishverishet më flagrante dhe që në vitet e fundit, nën presidencën Nishani – Berisha, u bënë turpi i skajshëm i ligjit dhe i rendit. Asnjëherë më parë, në asnjë rrethanë, nuk ka pasur dhe, për fat, nuk do të mund të ketë një Këshill të tij të Drejtësisë, i cili, me dashje, skajshëm i skanuar politikisht, rrënoi pushtetin për të ngritur mirëqenien e tyre; shkatërruan jetë njerëzore që fëmijët e tyre të hallakateshin nëpër rrugët e Europës; grabitën prona dhe dhanë vendime të turpshme për të ngritur vilat dhe godinat e tyre, herë të ditura dhe më shumë të paditura.

Në 5 vitet e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Nishani, si drejtuesi i tij, jo vetëm u bënë shembulli i turpshëm i jetës gjyqësore, por e shndërruan veten në një trupë që plotësonte urdhrat e dhënë nga familja Berisha, duke vendosur aty ku Familja dëshironte, njerëz besnikë të një klase politike, thellësisht të çoroditur dhe skajshmërisht antikomb; duke caktuar besnikërisht njerëz të devotshëm për të shërbyer me zell, edhe pse shteti, institucionet e tjera, bënin një pjesë të punës së tyre duke dërguar për shqyrtim raste, gjyqtarë dhe figura që ishin degraduar në mënyrën më marramendëse të mundur.

Krerët e këtij oktapodi kishin mbi vete peshkaqenin Berishë, i cili, duke luajtur me të dhënat e tyre, duke ia ditur burgjitë dhe pasurinë, duke pasur dije ndoshta për secilin, i bindur se kishte para vetes njerëz jo dinjitozë, të gatshëm për të shërbyer, skllevër të politikës dhe moralisht të shkatërruar, i tërhiqte fijet dhe ua tundte kokat sipas dëshirës, duke ua ngritur dorën si të kishte dëshirë ai vetë, apo thjeshtë njerëzit e familjes së tij.

Avokatët e Berishës, të afërmit e Shkëlzen Berishës, të njohurit dhe bashkëpunuesit e Argitës, skllevërit juridikë të Bashës u bënë gjyqtarë të Apelit, u deleguan në Gjykatën e Lartë, vajtën në Gjykatën Kushtetuese. Ata ishin deri në fund krerët që i tundeshin oktapodit të drejtësisë dhe që, kur kishin dëshirë , lëshonin tymin e politikës gjyqësore dhe grabitnin gjithçka mundnin, të bindur se pushteti i toleronte dhe nuk dëshmonte.

Ndoshta ata janë ndër njerëzit më të pasur në sistemin e drejtësisë. Pasuria e tyre e përbashkët, e njohura dhe jo me gjithë të panjohurën, shkon deri në 8 miliardë lekë të rinj dhe askush nuk e di dhe as nuk mund ta marrë me mend se çfarë fshihet pas pjesës së dukshme.

Shumë nga ata që u rrëzuan nga Vettingu apo që i u shmangën atij, duke hequr dorë nga karriera e tyre juridike, ishin pikërisht të vendosurit në postet e shpërblimit.

Le të sjellim disa shembuj:

Mirela Fana ishte anëtare e Gjykatës së Lartë. E emëruar nga parlamenti, me mbështetjen e Partisë Demokratike , me vendimin nr.248, datë 23.04.2009.

Është bashkëshortja e Neshat Fanës, avokati i njohur i familjes Berisha. U tërhoq nga profesioni sapo u miratua ligji për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Besnik Ymeri, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, u largua me dëshirë të imponuar nga sistemi, pasi, nëse nuk do të ishte Vettingu, do të ishte përsëri aty. Është propozuar nga Bujar Nishani dhe miratuar shpejt e shpejt me 22 mars 2013.

Nga Gjykata Kushtetuese, largohet edhe Altina Xhoxhaj, e propozuar dhe e miratuar nga PD-ja në vitin 2010.

Shtatë juristët e përzgjedhur në vitin 2012, disa në pragun e largimit nga pushteti, ishin njerëz të gardës berishiane: ata u emëruan në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë apo në atë Kushtetuese, pasi kishin dhënë prova të larta besnikërie në gjyqe të “patates së nxehtë”, të Gërdecit, të 21 janarit, ndaj Damir Fazlliçit etj., si Fatmira Hajdari, Shkëlqim Mustafa,  Tom Ndreca, Fatos Lulo e mes tyre edhe i njohuri gjykatës shërbyes i lartë politik, Agim Bendo, që mes të tjerave njihet edhe për  marrjen në mbrojtje të një perversi politik ministër.

Tom Ndreca është emër i njohur me vendimet e tij abstrakte, por thellësisht politike. Tani është jashtë sistemit. U emërua si anëtar i Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2013 nga ish presidenti Nishani dhe u miratua me procedurë të shpejtë nga grupi parlamentar i PD-së. A mundej vallë që gjyqtari , i cili mbylli dosjen e 21 janarit, të mos gradohej e shpërblehej?

Fatos Lulo u emërua nga PD, fillimisht në Gjykatën e Lartë, në vitin 2005 dhe pastaj, i propozuar nga Nishani, në maj të vitit 2013 kaloi në Gjykatën Kushtetuese.

Admir Thanza, ishte anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar po nga e njëjta strukturë dhe i marrë në mbrojtje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sot jashtë sistemit, për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali dhe fshehjes së saj. Propozuar nga Bujar Nishani, votimi i tij, me procedurë të shpejtuar, është mundësuar nga Berisha dhe Topalli.

Gani Dizdari, po ashtu, propozohet nga Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe miratohet me procedurë të shpejtuar. Jashtë sistemit aktualisht.

Juristi Metalla u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës në vitin 2013, në pragun e ndërrimit të pushtetit dhe, po ashtu, i mbështetur nga Partia Demokratike.

Më shumë se tre të katërtat e të larguarve nga sistemi janë emërime të “peshkaqenit të madh” dhe kreut të oktapodit të rrezikshëm.

A nuk mban përgjegjësi struktura që i propozoi dhe i emëroi shpejt e shpejt të larguarit e sotëm nga sistemi i drejtësisë, si Fatmir Hoxha i larguar nga Gjykata Kushtetuese, ku ishte deleguar në vitin 2011, Artan Zeneli, po ashtu, në vitin 2012, Artan Lacaj njëjtë, Gentian Trenova. Rovena Gashi, krahu i djathtë e shefit të prokurorisë, sozia e frikshme e tij, u emërua në atë post në vitin 2013, etj.

Shembujt janë të shumtë.

Krye shembulli është ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm, Llalla. Pas propozimit të Bamir Topit, që ishte ende në marrëdhënie të mira dhe të ngrira njëkohësisht me PD-në, Adriatik Llalla, pas provave që kishte dhënë duke mbuluar pasuritë abuzive, në vendin ku ishte caktuar, me 75 votat e PD-së dhe të LSI-së, zgjidhet kryeprokuror.

Qëndroi për pesë vite dhe për hatër të tij desh dogjën parlamentin dhe deshën t’i venë flakën gjithë vendit. Të zgjedhurin e tyre, si mburojë ndaj drejtësisë, u përpoqën ta mbanin me gjithë forcat e tyre dhe, jo rastësisht, përsëri ata që e ngritën, ata desh edhe dogjën gjithçka për hirin e tij: PD dhe LSI.

Një mik i imi, njohës i shkëlqyer i sistemit të drejtësisë, pas një shkrimi në DITA më dërgonte mesazhin e mëposhtëm:

“Pjesë e Vettingut duhet të jenë domosdo anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ata duhet të japin llogari për vendimmarrjen e tyre, thellësisht abuzive, por edhe për transferimet. Koha e Nishanit ishte në fakt koha e listave që dërgonte Berisha dhe familja e tij. Bënë karrierë gratë e burrat e anëtarëve të KLD dhe u pasuruan marramendshëm shpejt. U rikthyen në gjyqësorë ish kursantë që ishin vetëlarguar apo i kishin larguar nga drejtësia”.

Një sistem i kapur nuk mund të largohet nëse nuk i shkund mirë e mirë ato që duhen shkundur.

22 komente në “Krerët e oktapodit dhe peshkaqeni i madh”

  1. Bajram says:

    Nuk më harrohet kur presidenti më antishqiptar në historinë e shqipërisë, doraci Bujar Nishani hapi dyert e mbledhjes aë këshillit të lartë të drejtësisë për Serbin Famëkeq Damir Fazlliç, i cili ishte mik personal i familjes berisha. Nuk mund të harrohen turpe të tilla

    1. Skypion says:

      Pavaresisht nivelit mizerabel gazetaresk, pavaresisht edhe stilit tipik prej militanti te dikurshem bolshevik, qe karakterizojne gazetaret enveriste si Bedri Islami, megjithate shkrimet e tyre kane vlere, sa i perket njohjes sa me te mire te se keqes se pushtetit socialist ne Shqiperi.
      Lexuesit e kthjellet, pavaresisht bindjeve te tyre politike, kane mundesine te shohin se si e konceptojne socialistet shqiptare drejtesine.
      Eshte i njejti koncept qe kane pasur edhe paraardhesit e tyre komunist: te drejtet jane ata, te padrejtet jane te tjeret; drejtesia eshte me ta, me te tjeret eshte padrejtesia… prandaj, ajo, Drejtesia pra, duhet te veproje mbi te tjeret…!!!
      Per kete soj njerezish, eshte e pakonceptueshme qe mund te jene edhe ata dhe soji i tyre, objekt i drejtesise!
      Eshte kjo arsyeja, se pse e thone kaq lirshem, dhe me kaq natyrshmeri i kerkojne Kryeministrit socialist, Rames, Qeverise socialiste, Pushtetit socialist, ndeshkimin e te korruptuarve dhe krimineleve, qe natyrisht jane te tjere, kundershtaret…!
      Edhe kur kane ndonje kritike ndaj Rames dhe qeverise se tij, e kane pikerisht se pse nuk po i ndeshkojne si dhe sa duhet kundershtaret e tyre te korruptuar…!!!
      Per nje mendje normale, kjo eshte nje marrezi e kulluar. Prandaj, them qe ia vlejne shkarrashkrimet e Bedri Islamit dhe te singjashmeve te tij.
      Aq me teper, qe kjo germadhe gazetareske eshte aq i zellshem, tek shkarrashkruan cdo dite marrezite e tija.
      Ky e ben nga indoktrinimi ne asht. Dhe, nuk eshte i vetem, apo nder te paktet, ka shume te tille te indoktrinuar. Ky eshte dallimi kryesor nga gazetaret si zoti Baze qe perdorin te njejten retorike, por, te vetedijshem se fjale per fjale, ajo eshte nje marrezi, gazetaret si zoti BAze, kujdesen qe te lene te kuptohet, qe ata jane te vetedijshem se krimi dhe korrupsioni nuk jane veti e vetem kundershtareve te socialisteve, sic besojne me te vertete gazetaret e vjeter enversite si Bedri Islami.
      E mora pershembull analistin tone, se kush e ka ndjekur, e ka vene re, qe perhere kur eshte i detyruar te perdore nje retorike te tille, pra te thote idiotesira, zoti Baze e thote duke e shoqeruar me nje si shkelje syri…

      1. Nauni says:

        Bravo bravo zoti Bedri Islami.Ke bere nje artikull brilsnt qe js vlen te dergohet neper mediat evropiane me qellim qe ta Marin vesh te gjithe se sa kriminrl I madhe dhesi k ka shkaterrur drejtesine shqipetate Sali Berisha Bujar Nishani dhe pd.Respekt zoti Bedri.Te lumt mendja Mos degjo disa qen te zgjdbosur qe komrntojne kundra jush.Pershendetje.

      2. Sali Trimi says:

        Pasha zotin je shume i zgjuar bre skypjon. Bukur fare e kalon topin nga koministi Berisha te Edi bythperjashta. Edi bythperjashte esjhte komunisti i rregjur, per ty, ndersa Sala liberal I madh! Bukur fort bre si i kaolon pengesat qe i jane vene “demokracise” se Sales. Sala po sipas teje eshte i drejte dhe gjitperfshires me Vetingun ndersa Rama si babai i tij mendon se vetem ai ka te drejte per te ndeshkuar gabimet. Ku ke qene bre deri tani dhe nuk di se zullumet qe ka bere Sala e katandisen Shqiperine ne qenef te Ballkanit? Ne fund te pergezoj per syshkeljen. Nuk eshte gje tjeter vetem lepirje qe i ben Meros te mos flase hapur. Ketu jeni katandisur ju perfaqesuesit e plehut kombetare, qe I lutein gazetareve te jene seleksionus e te flasin me doreza njesoj si me drejtesine qe hadutet ishin dhe akoma jane pronaret, njerzit e ndershem ne rruge. Spiune te Serbit e Grekut qe njelloj si baballaret tuaj do perfundoni ne plehrat e histories.

      3. Pantera says:

        O Skypion , ku ke qene kaq kohe mor idjot, fillove prap komentet e tua prej nje llapaqeni dhe bythlepiresi , ti nuk ishe ai qe kishe parashikuar fitoren e Lulit ne zgjedhjet e kaluara ?? Dhe se sipas teje Luli ishte zgjidhja me e mire per administraten amerikane , dhe se Dana Rohrembacher nje kongremen amerikan qe perfaqeson Kalifornine ishte me se i sigurt qe Luli dhe PD- ja jote do triumfonin. Ne kohen e zgjedhjeve dhe periudhes tre mujore te cadres se turpit na ishe kthyer ne zedhenea shtypi i bandes famekeqe me inicialet PD , dhe tani del prap dhe na nxjer ne shitje idjotesite e tua , kush je ?? Je person i afert i PD- se , perndryshe nuk shpjegohet qe te botoheshin te gjitha komentet , kjo eshte me se e sigurt , sic eshte e aigurt qe je kryekomplt idjot …….

      4. Balli Kombetar says:

        O Skypion mavria, shko vizitohu nga syte se te del e zeza e bardhe dhe e bardha e zeze. Per ty e kam, se je i semure ti, jo se me semundjen tende do besh historine e Shqiperise. Gjynah a derezi, shko vizitohu, o te okulisti, o te psikiatri.

    2. KaraProstiKurva Sali says:

      E pse?! Popullit keshtu i pelqen!
      Ju pelqen tallavaja, muzika serbo-greke dhe turqushtja! Ene per keto faji im eshte?!
      Une, thjesht realizoj deshirat e popullit!
      Per popullin bej gjithcka!

  2. Shaba says:

    Dhe me e keqja eshte se Berisha akoma livadhis. Ka teori qe Rames me shume i leverdis Berisha jashte burgut se Berisha ne burg . Nuk besoj se kjo eshte e vertete. E vertete eshte se Rama hiqet si strateg dhe i ben gjerat me sira por kjo sjelle si pasoje nje te vertete tjeter. Ne lojen e gjate qe ben gomari per ti hipur peles nuk ka fitues te paster . Nga kryqezimi
    I peles e gomarit del mushka. Prandaj dhe Rama duhet te mos vonohet sepse vonesa ne fund do beje Shqiperine mushke ku specia njerezore do jete minoritet.

  3. Arberia says:

    Duhet vra maloku dhe perzene bastardet qe ai ka..rrug tjeter nuk ka qe te shpetoj ai vend..vdekje malokut sali dhe shpures se tij

  4. a.f. says:

    @ Bedri Islami
    Me pelqen zelli per te dale me emra te pervecem.
    Vecse duhet zgjeruar me shume “harku kohor”… pertej Nishanit..

  5. IVONI says:

    NUK DUAM “FJALE NE ERRE ” ,POR NDERHYRJE TE SHPEJTE TE ORGANEVE TE PA KORRUPTUARA TE DREJTESISE SE SHTETIT, PER VERIFIKIMIN E KORRUPSIONIT ,PER VERIFIKIMIN E PLOTE TE KORRUPTUARVE , SEKUESTRIMIN E PASURISE SE PA LIGJESHME SI DHE VENIEN E KETYRE” PLEHERAVE TE NJEREZIMIT “PARA DREJTESISE SE POPULLIT TE SHUME VUAJTUR . “QENTE” DHE “PESHKAQENTE” NUK MUNDET TE JETOJNE TE LIRE ..!

  6. Petrit says:

    Sado qe te mundoheni te beni propagande qorre dhe ti hidhni trute e gomarit shqipëtarëve e keni te kote.
    Shqipëtarët jane ne gjendje te ndajne te miren nga e keqja.
    Sali Berisha qe ju e quani peshkaqen ne fakt nuk eshte i tille.
    Ai eshte fajtori i vetem qe nuk futi ne burg te gjithe kupolen e larte komuniste dhe duhej ta ndalonte me ligj qe kelyshet e tyre deri ne tre brez te mos benin pjese ne organet e larta te shtetit shqiptar.
    SALI BERISHA ESHTE THJESHTË I MADH.
    SALI BERISHA ESHTE LEGJENDA E GJALLE E KOMBIT SHQIPTAR.
    tani jeni te lire te filloni sharjet dhe ofendimet siç e kane zakon komentuesit analfabet

    1. katarakti says:

      Me duket se nuk i paske marre ilaçet per sot o Petrit. Je out fare. Duhet te jesh malok 24 karatesh qe te shkruash, llogjikosh e komentosh si ti. Pa le po i quan edhe komentuesit analfabet. Dhe e di qe ben pjese ne nje pakice te paperfillshme dhe je i pergatitur qe do te te vene perpara. Siç kane vene PD-ne me dy Babalet. “I madhi Berisha” na solli 1997-ten me mbi 2000 te vrare, sikur te mos mjaftonte kjo na vrau edhe 4 veta ne bulevard, i shiste nafte Serbise, shkaterroi shtetin shqiptar nga themeli etj etj. Me te vertete eshte i madh! Turkut, keto qe beri Saliu per 15 vjet, iu deshen 500 vjet t’i bente. Ketu eshte zotesia e tij.

  7. Eri says:

    Berisha Basha Meta tre peshqit e medhenj e te gjithe kto tjert pjeset e mekanizmit mafioz.

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Po ” madhi” Xhin Xhoni, i diplomuar ne “univrsitetin”e plepave, ku zuri vend, o Bedri ?!

    1. Petrit says:

      Fadili malsi e madhe
      Gjin Gjoni sa per dijeni ka mbaruar universitetin e drejtesise ne vitin 1989
      Perpara se te shkruani diçka merrni pak info.
      Dhe nje diçka tjeter qe duhet ta dini qe ky Gjin Gjonii Po ta kishte emrin Vangjel Vangjeli as qe do te kujtohej kush per te
      Por ashtu si baballaret e tyre kelyshet e kuq komuniste kerkojne me çdo kushti te luftojne veriun e shqiperise
      Por nuk do ta nenshtrojne kurre
      Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

  9. Plaku says:

    Petrit, je vetëm një kafke (kaskë) me një MC dhe bosh nga brenda…

  10. zi says:

    Nje shtet ne kohet e sotme diktohet nga;
    interesi,patriotizmi,idealizmi,vendi,koha,njarjet reth tij,ekonomia,fuqia ushtarake.
    Shqiperia fatkeqesisht gjithe ketyre viteve u diktua nga interesi i te tjereve duke shperblyer interesat e me funderinave te kombit.
    LLogjikisht, perfundimi i tere zhvillimeve instuticionale,ligjore,ekonomike,ushtarake,bujqesore,turistike,strategjike,arsimore,kombetare,
    shoqerore,njerezore,llogjike,zhvilluese,perparuese,ndergjegjesuese do te shnderoheshin ne nje shpelle,ne nje s’ter shpelle,
    ku cdo ide,mendim,fjale,veprim ndryshe, do te kthehej ne vije gjaku per te ngopur pangopesine e te ngujuarve ne ate shpellen qe i hapen vetes dhe smund te dalin me kurrre.

  11. Laku says:

    Po me Islam po na garanton ti qe nje oktapodh tjeter nuk do vije?Apo kaq ishte detyra jote si ushtar i bindur i partise.

  12. golemi says:

    Nje i marre heth nje gur ne mes te detit che mblidhen 100 n te mencur dhe nuke e nxjerin dot.

  13. oktapodi vicidolas says:

    patjeter ,te gjithe anetaret e keshillit te larte te pa-drejtesise duhet te kalojne ne Veting,duke futur brenda dhe invalidin ish president,por pa harruar dhe presidentin e leshelise,like-floririn.Ne te kundert s’kemi derman.Peshkaqeni vicidolas,si dhe peshqit e medhenj Meta,Basha dhe i godituri Nishani,me dhe pa mustaqe duhet te kalojne skanerin e vetingut,pervec hetimit pasuror e penal te tyre,per veprat penale qe mund t’i rendojne.

  14. Iliri nga Gjermania says:

    Artikull i persosur per sa i perket Istitucionit te Drejtesis qe u zgjodhen me kursin e Plepave nga Plerat e PD si Berisha me shoke.
    Dy fjale per Skypionin qe kritikon kete artikull qe pasqyron te verteten e Sistemit te Drejtesise,qe e krijoi Berishe Plera me Klanin e tij.
    Nese kritikon kete Artikull qe pasqyron te verteten e Sistemit te Drejtesis, do te thote qe je kokra i Pleres dhe i Malokut qe ben pjese ke Plerat e Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje