Nga Kristaq Xharo
Kasaphana që ndodhi në Selenicë ka nevojë për reflektim të të gjithë shoqërisë. Pavarësisht specifikave të ngjarjeve makabër, ato kanë mjaft të përbashkëta. Shoqëria në mënyrë konstante po kalon dhe po krijon gjendje depresive. Të gjitha ngjarjet përgjatë këtyre 25 viteve kanë të përbashkët mungesën e pjesës sociale të këtyre individëve.
Individët nuk arrijnë ekuilibrat e mjaftueshëm socialë dhe ata emocionalë për të marrë vendimet dhe veprimet e caktuara, shprehet profesori i njohur i psikologjisë sociale. Ata nuk arrijnë pjekurinë e nevojshme sociale dhe emocionale ..e kanë të vështirë të orientojnë emocionet e veta, dëshirat, pasionet, instinktet, agresivitetin, sepse ju ka munguar pjesa sociale, ajo që kontrollon përgjegjësinë e çdo individi.
Kështu që tipa të tillë, që janë të izoluar, të vetizoluar, që jetojnë kryesisht me veten dhe jo me të tjerët, janë të predispozuar të kryejnë veprime antisociale. Shoqëria është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit mendor të individit… Ndoshta sociologu e ka fjalën për një shoqëri të organizuar dhe jo për shoqërinë tonë kaotike, ku shteti nuk ka arritur të kryejë asnjë rol në ndërgjegjësimin e saj. Në këtë kontekst, qëllimi i këtij shkrimi është për të debatuar rreth idesë së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Përse shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Vendi i vetëm dhe koha më e mirë ku individi mund të marrë aftësitë për t’u bërë dhe ndjerë pjesë e komunitetit është shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Sigurisht për çfarë përmendet më lart është më pak çështje ushtarake… Por ndërkohë që roli i familjes po dobësohet gjithnjë e më tepër, ai i shkollës po sulmohet nga gjendja virusale e përgjithshme e shoqërisë, e shtetit që edhe pas 25 vitesh nuk ka arritur të qartësojë raportet e tij me individin dhe shoqërinë atëherë kaosi është i vetmi faktor që është prezent në gjithë rritjen dhe formimin e një individi.
Ku po shkojmë e çfarë duhet të bëjmë? Nuk ka receta por mund të mësojmë nga përvoja dhe nga të tjerët. Janë kushtet kur shërbimi ushtarak më së paku, por jo vetëm, mund të rekomandohet si një preventiv afatgjatë në problemin që po diskutojmë. Është si një antidote që mund t’i vijë në ndihmë shoqërisë, që tashmë duket e helmuar që në qelizë. Të tjerë më parë janë shprehur se në një vend ku nuk ekziston asnjë institucion formal apo joformal i shoqërizimit, përveç stadiumeve të futbollit, shërbimi i detyrueshëm është i vetmi institucion që mund të vendosë qytetarët e vet në mënyrë të barabartë përballë të njëjtës ndjenjë përgjegjësie.
Të rinj/të reja, që vijnë që nga shtresa super të pasura deri në ato ekstremisht të varfra mund të jenë në një vend e në një kohë ku të ndihen të barabartë përballë një përgjegjësie më të madhe seç përfaqësojnë veç e veç. Të ndjerët të barabartë do t’i sensibilizojë edhe më shumë se kur ndjekin një ndeshje të kombëtares.
Shërbimi ushtarak ju jep mundësi të sfidohen dhe të sensibilizohen përballë të njëjtës përgjegjësi, që është më e madhe se individët, më thellë se besimet, më shumë se kulturat, apo të barabartë me sakrificën. Nuk është vetëm ajo që do të ndjejnë , por më tepër ajo që individët dhe shoqëria përfiton e në këto kushte, shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër, në ndjenjën dhe sjelljen sociale të individit në një shoqëri të dërrmuar në të gjitha nivelet e vlerave të saj.
Në ditët e sotme asnjë institucion tjetër, veç ushtrisë nuk mund ta zhvilloj këtë proces. Ajo ka aftësinë, kapacitetet dhe eksperiencën për ta kryer ketë detyrim. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak mundëson që njerëzit të ndihen së bashku, sidomos kur përballen me sfida apo kërcënime të identitetit, me ndarje kulturore apo religjioze, politike apo ideologjike, nga çfarëdo lloj drejtimi, që mund të veprojë. Ai ua mundëson të rinjve për të mësuar dhe trajnuar së bashku, duke mundësuar që të ndajnë eksperienca të përbashkëta. Më tej, ndihmon të kuptuarit e përgjithshëm për jetesën, vështirësinë dhe përgjegjësinë, që thuajse është e nevojshme për çdo lloj angazhimi të mëvonshëm. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk nxit nacionalizmin, por ndërgjegjëson qytetarët e vet për konceptin real të kombit dhe përgjegjësinë e secilit për vendin tënd.
A ndihmon shërbimi ushtarak në këtë model shoqërie? – Shërbimi ushtarak ofron përvoja të paçmueshme për çdo individ. Ai është një ndryshim i rëndësishëm nga përvojat e mëparshme për të rinjtë/të rejat; një ndryshim në perspektivë që mund t’i ndihmojë ata të shohin të ardhmen në një nivel tjetër nga ai spontan, të frymëzojë ata që të jenë më serioz, të përballen me probleme duke respektuar veten dhe të tjerët, dhe të nxisë një ndjenjë më të madhe të interesit, por edhe përgjegjësisë qytetare. Për të rinjtë (por jo vetëm) shërbimi i detyrueshëm kthehet në një benefit që prodhon cilësi të rëndësishme për shoqërinë, po aq të dukshme sa edhe të karakterit të individit.
Dhe vërtet, gjatë shërbimit të detyrueshëm , të rinjve iu mësohet jo vetëm respektimi i autoritetit, i vetëdisiplinës, të sjellurit dhe punuarit në grup, por edhe aftësi të tjera, të përballjes me problemin dhe vështirësinë, aftësi menaxhuese apo drejtuese, cilësi këto për të cilat shërbimi i detyrueshëm është unik. Në të kundërt, mungesa e tyre, edhe siç po provohet dita-ditës, po kthehet në një fenomen virusal.
Shërbimi ushtarak nxit ndjenjën e ndërgjegjes kolektive qytetare, një fenomen i dërrmuar aq rëndë nga ndasitë politike, kulturore, religjioze, të origjinës apo të vendlindjes. Shoqëria jonë gjithmonë e më tepër po demonstron frikshëm ndarjet dhe dallimet sociale. Asnjë strukturë institucionale nuk përballet me fenomenin. Shërbimi i detyrueshëm është një ambient ku mundësohet që dallimet të shkrihen dhe unifikohen.
Shërbimi ushtarak është një terren i të gjithëve, të atyre që vijnë nga shtëpitë e pasura dhe të varfra, nga grupe religjioze të ndryshme e me praktikë në besime fetare, por edhe laike, me ngjyra të ndryshme të lëkurës, të zgjuar, apo edhe të ngadalshëm, me aftësi të kufizuara, por edhe të shëndetshme, të guximshëm dhe hezitues. Shërbimi i nxit të gjithë brenda një procesi më të njëjtin standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë, duke i vendosur nën të njëjtat kërkesa dhe duke iu besuar të njëjtat përgjegjësi të mëdha, pavarësisht nga besimi, përkatësia, gjendja sociale apo etiketat e përkatësive të tjera.
A ka NATO, apo BE standard për modelin e shërbimit ushtarak? – JO. Ideja e heqjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak mori për bazë veç të tjerash edhe ‘rekomandimet’ e NATO-s. Kjo nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Vendet anëtare të NATO-s apo BE aplikojnë modele, që përcaktohen tërësisht në referenca kombëtare.
Nuk ka kërkesë standarde të NATO-s apo BE, që përcaktojnë modelin e shërbimit. Danimarka, Norvegjia, Greqia, Turqia e anëtarë të tjerë në NATO zbatojnë modelin e shërbimit të detyrueshëm. Franca dhe Gjermania shumë shpejt do të aplikojnë shërbimin e detyrueshëm. Edhe vende të tjera europiane, jo anëtare të NATO-s, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra etj., zbatojnë shërbimin e detyrueshëm.
*Kristaq Xharo ka titullin ‘Profesor’ dhe është pedagog për Çështjet e Sigurisë në UET
Sherbimi i detyrueshem ushtarak eshte edukativ per te rinjte dhe i meson ata me disiplinen.Por ne kapitalizem eshte shume e veshtire te rritesh dhe ndertosh nje shoqeri me vlera morale dhe shoqerore.
Jeta ne komunitet,po thuaj sot eshte e vaket,per te mos thene se eshte e vdekur. Ishte mire ,apo ishte keq ,kjo eshte nje teme tjeter per tu diskutuar,por fakti qe jeta ne komunitet ne sistemin e koministeve ishte e perhereshme. Ajo fillonte qysh ne kopesht,shkolle,ushtri e pune. Puna edukative ne komunitet ka qene e perhereshme. Kudo e kurdohere flitej per respektin ndaj njeri tjerit, per respektin ndaj te moshureve ,por edhe me te vegjelve. Organizimi i aktiviteteve kulturore-artistike e sportive e rriste respektin midis njerezve.
Sot edhe ne ato pak ndermarrje nuk punihet ne kete drejtim. Punedhenesi ka ne mendje fitimin ,po se si respektojne punetoret njeri tjetrin ,kjo as nuk u shkonnermend. Kush eshte tip “ngacmues” s’ka edukim,por flaket ne rruge. Nerstese ke qef te zihesh, dil ne rruge ebej c’te duah .Mua me intereson prodhimi. PO a duhet te kthehet sherbimi i detyrueshem ushtarak ? Po. Ssherbene per edukimin e te rinjeve ne komunitet,nerastese punohet si at’here. Po ma do mendja se do te jete e veshtire,por perseri 80% them se do ndikoje ne forcimin e respektit midis te rinjeve. PO shkolla, a e lune sot kete rol ? Nuk flas me kopetecce po,ose jo,por nga sa kemi degjuar me koleg mesues ka shume veshtiresi. Ka shume koncepte tek te rinjte. Madje deri atje sa u thuhet femijeve : Mos u shoqero me X-in apo Y-silonken se nuk jane ne rrangun tone. Jane te varfer. Edhe ne shkolla duket hapur diferenca ne jeten e te rinjeve. Kjo eshte edhe shkak qe shume vajza nga zonat rurale, pa perjashtuar edhe nga qyteti,perfundojne ne rruge te gabuar. Me sa shohim m e degjojme me shume i kushtohet jetes se nates se sa leksioneve e seminareve ne shkolla. Shikoni kafet plot edhe pse eshte mengjes e kohe mesimi. Ka nje shthurje te gojes. Flitet vend e pa vend. Edhe pse kalojne rruges plot njeres, jo vetem ata qe rrine tortuareve ,por edhe nxenes e student i degjon te flasin fjalet me te ndyra. E themi hapur e pa dorashka . Dita e enjte , punimet e kuvendit jane shembulli me i keq i edukimit. Aty nuk ka respekt si komunitet qe eshte. Aty zotron vetem dhuna. Sundon ofendimi e percmimi. Kur qellon deputetja me kepuce kryeministrin,po ajo studentja ,apo studenti ,pas nje debati duhet te qelloi shokun ,pse jo edhe petagogun? Asnje nuk e denoi sjelljen e asaj studentes qe i hodhi salce domate ministres se arsimit. PO c’eshte ministrja ? Dordolec ? C’eshte petagogu ? Dordolec e te beje si i do qefi studentit ? Me c’te drejte qellohet me veze kryeministri? Pse nuk e dua une e duhet te shaj ? KU eshte parimi demokratik e postulat se udheheq shumisa e vendimtare ne ndryshimin e pushtetit eshte vota. Pra edukimi eshte zero ne te gjitha hallkat e shoqerise. Sherbimi ushtarak do te ndikoj ne jeten e nje komuniteti,por nuk e zgjith kriminalitetin. Qenia e armeve neper duar, eshte qenie e kriomit ne c’do moment. Asnje nuk eshte i perjashtuar nga humbja e llogjikes per nje moment te caktuar. Edhe justifikimi se ka qene me raporte mejksore,se ishte me stres, ishte i dehur, jo vetem qe nuk duhen pranuar,por as nuk duhet zene me goje. Sa perqind e krimeve jane kryer nga ata me probleme mendore. Me probleme mendore i nxierin avokatet per te perfituar ,per te justifikuar. Duhet pare mos valle sistemi i rekomanduar,i lirise se tepruar, i jetes se cthurur ? C’eshte jeta e nates ? A nuk eshte ne nje fare menyre shthurje ? Pse psikologet ua hedhin fajen prinderve ,kur vajza apo djali kapen me droge ,se nuk jane edukuar mire? Po kur une edi se c’behet ne ato jete te nates ,prindi nuk eshte dakort, psikologu fillon teorine ,po ne shtepine e tij sillet ndrushe , se ne qenkerkemi nje shoqeri primitive. Hajde llogjik hajde. Nje shoqeri qe erdhi me 60% e popullsise me arsim te mesem,e 40 % me arsimte larte,qemkerka shoqeri primitive? Po sot qe pjesa me emadhe e te rinjeve janeme arsimte larte,madje nga du diploma, si qenkerka shoqeria primitive? ne raste se eka diplpm te blere ,do te thote se sistemi eshte i gabuar,se shkolla nuk e kryen detyren e saj. Se petagogu,mesuesi e edhukatorja,e kane mendjen tek rroga e jo te procesi mesimor se si do ta realizoje ate dite. Pse s;ishin keto ne sistemin e kaluar? Se kishte dhune ? ASpak nuk eshte evertet. Per edhukomin e njeriut,po,po te njriut teri, punonte e gjithe shoqeria. Faktet tregojne se sot jemi larg atij edukimi. Si perfindim: sherbimi i detyrueshem ushtarak do ndikoi per edukimin e jetes ne komunitet,por pas ushtrie do te shkoje perseri ne vend. I riu perseri do jete i shkeputur. Megjithe ate keto jane mendimet emia i pelqejne apo si pelqejne dikujt….
Me kembe ne Toke Zoti Kristaq,nese kerkon te harxhosh koh per nje problem kaq te madh.
Sherbimin e detyrueshem ushtarak harroje,nuk rikthehet me.Shkolla,Shkolla eshte gjithashtu
sherbim ushtarak,nese Mesuesit kultivohen me nje displine ushtarake.Dhe kjo eshte e mundur.
Arsimi eshte nje institucioin ku detyrimisht filtrohet e gjith shoqeria.Shkolla eshte hapi i pare ku
formohet individi jo vetem nga ana intelektuale,por edhe me qendrimin social.Nese nje Qeveri,
kerkon vertete te ndryshoje gjendjen ne Shqiperi,duhet ta filloi nga arsimi,dhe kete,jo duke e bere
me Kryebashkiaket militante,por me specialiste Perendimore,sipas modelit me te mire Europian.
Me shume investohet per burgjet se arsimin!Atje ku investohet shume ne arsimin,mbyllen burgjet.
Te shkruash per rikthimin e sherbimit ushtarak, nisur nga nje rast I vetem duket disi e nxituar. Shkruesi, si ish ushtarak duket I dominuar nga kultura e tij baze. Ai nuk merr parasysh ose se paku nuk paraqet efektin e faktorve te tjere ne ngjarje dhe nuk konkludon per faktorin dominus qe coi kete te ri ne krim. Ai nuk krahason faktoret familjar, shoqerer apo psiqik qe pastaj te arrije ne konkluzion. Shkrimit I mungon trajtimi I plot I efektit te sherbimit ushtrak. Zoteria duhet te njohi plot raste kur te rinjte ne ushtri, te rrembyer nga mosha dhe grindjet, kane kryer vrasje apo vetvrasje me arme. E kollajt te hedhesh iden po Jo aq e lehte ta argumentosh dhe mbrosh ate. Natyrshem lind pyetja; ne c’raport qendrojne keto dy sjellje: e mira dhe e keqja e sherbimit ushtarak? Apo raporti midis moshes dhe armes? A siguron zotnia se me futjen e sherbimit ushtarak kemi me pak vrasje?
Po ik mer trap. Dashke dhe ti cosh ne sherbim te detyruar kur si shtet nuk i siguron asgje.
Coji politikanet njehere ne esfel o idiot.
Mire qe e kane lene vendin ne varferi, mire tragjedia, po do i shtosh dhe mizerjen e sherbimit te detyruar.
99.99 % e te rinjve nuk jane vrases.
Pak se jane ne mizerje, po dashke tjua shtosh akoma me shume mizerjen duke i detyruar te brjne ushtri. Si diktature tamam. Ketej thua qe shteti nuk funksionon, andej dashke ti dhurosh fhe mhe ushtri sklleverish kesaj bande hajdutesh qe quhet shtet.
Shteti per te mbajtur ushtrine duhet te ofroje te ardhme. Shkolle, karriere, leke.
Dhe te regjistrohen te ri jte vete nese e shikojne qe shteti eshte pergjegjes dhe per ta.
Po qe ti shtosh kesaj gjendje psikopatie dhe ushtrine do te thote ti vrasesh tere familjet qe mbeshteten te krahu i punes.
Kush dp jua kullose dhente e dhite, po arrat kush fo jua punoje. Kush do i ushqeje, apo ti zotrote.
As ne kohen e hyqymetit nuk ka qene ushtria me force.
Me pagese po.
Te paskan ngelur ca fantazi nga komunizmi.
Iku ajo kohe. Nuk mund ta riperterish me copa.
Socialzmi funksionoi si nje e tere, si shteti, si shoqeria.
Problemi i ketyre te rinjve jane qe nuk shkojne me ne shkolla si me pare.
Nuk shoqerohen me si me pare. Venin ne shkolle te gjithe me turma , se bashku djem e vajza. Benin aktivitete. Binin ne dashuri. Platonizem apo jo, por e jetonin moshen me ndjenja te bukura.
Tani jeta ne fshatra ka marre tatepjeten. Tani flasin me dhente e dhite.
Kane nevoje per buke dhe dashnore, e jo per arme..
KU kemi byth ne si shtet te mbajm me grosh ushtaret , ne per kte gje e shkaterruam ushtrin , nuk i mbanim dot me veshmbathje dhe me fasule , ushtaret filluan te shkonin te hanin buk neper shpit e tyre , se leket e fasuleve i vidhte oficeri bente shtes kati, , ne jemi ber qesharak si ne kohen e zogut , ku lloj lloj dallkaukesh mernin ne dor situaten ,njerez si OSMON GAZEPI , dhe me dallkauk pa shkoll si kta PDja ka sa te dush esht mush plot , USHTRIN vetem ai burr me bolet deri ne tok e mbante , plot 300mij ushtar gavete flinin neper rreparte me veshje mbathje me buk qe nuk i mungonte as nje sekont dhe me te tera gjerat e domozdoshme , qe dhe borxhi jashtem ishte i ndaluar me kushtetut ne at koh , sot qeverit SHQIPTARE kan mar250 miliard euro borxh dhe nuk kan byth te mbajn 500t ushtar me buk , ne jemi qesharak por qe ti japim vler pak kohes sot shajm ter diten e perendis me artikuj dhe emisione televizive nga njerez te paguar sistemin e shkuar dhe kte e bejm qe ti japim vler ksaj kohe qe kemi jetuar kto 25 jet demokraci i thonçin , Nku ka çben ushtria esht nje brez i lindur nga viti 90t ne stres e deshperim ku gjeia par qe i shkon ne mend njerezve kur kan hall esht vetvrasja , stresi tek njerzit ka prekur fundin jetoni nje koh piramid qe e ngrem ne qiell me gazeta dhe televizione por qe ne realitet esht epoka me e deshperuar nga koha SKENDERBEUTnuk flas per hajdutet e politikes e medjave ata jetojn parajsen flas per RITVANET, jemi nje popull 30 vjet jetim qe nuk e rruan njeri per ne shteti kto vite demokracie ka qen si nje nen kurv qe xhdo 5 vjet nderron burrin , dhe njeri burr i qellon mashtrus hajdut qe vjedh leket e fmive te vet , kriminel qe i çon drejt droges prostitucionit dhe krimit fmit e vet , boll qe vet te bej qefet e veta , dhe nje tjeter qe bon noj pun do te ver rregull , por me çfar kan katranosur burrat e par te ksaj kurves as zoti nuk i ben derman , aq me teper qe shum fmi te ksaj kurves sot i ngjajn ati babes legen me te gjitha veset , kjo esht historia jon .
Gabim, jo sherbimi ushtarak por lejimi i bordellove apo shtepive publike ku tipa te tille te shkarkojne “kallashin” dhe stresin eshte zgjidhja. .
Gabim, jo sherbimi ushtarak por lejimi i bordellove apo shtepive publike ku tipa te tille te shkarkojne “kallashin” dhe stresin eshte zgjidhja. ..
Sherbimi I detyrueshem???
Aahahaah, jo ore jo, shqipot duan nje thuper kurrizit e dicka tu behet shembull.
Por me kete klase politike qe nuk ve dore skemi cte bejme.
Paguajme akoma 97, kete veper makabre te Berishes me mbeshtetjen e amerikes tuaj te dashur
Je ne terezi ore, mjaft me keto ide cmendura. Ke ngel mbrapa, eshte shoqeri tjeter kjo, nuk eshte komunizem. Pse nuk kerkon politika zhvillimi, ambjente sportive, rruge e investime ne fshat ku te rinjte te luajne e takohen me njeri tjetrin po don tu japesh armet adoleshenteve. Pse nuk flet per arsimin ku punon dhe vet, qe ai te behet me I mire e me produktiv po shkon te armet qe duhet te zhduken nga faqja e dheut. A jeni ne vete ju profesoret, se keni rrjedhur fare, mburreni me nga nje titull qe merni nga perkthimet e gateshme. Te rinjte e sotem nuk kane te ardhme, ikin vitet e nuk gjejne pune, s’dine si te harxhojne kohen, u kane ngelur llotosportet e kafenet e ti do tu shtosh dhe nga nje arme. Profesore si ti, Nano, Pashko, Berisha etj qe u perkedhelen neper auditor e nuk njihnin jeten reale e moren ne qafe kete vend.
Eshte i keq auditori ore, sidomos kur ben politije ne vend te shkences.
1-Politika shqiptare nuk ka asnjë lloj objektivi strategjik, që të mbështesë një trupë kaq të madhe ushtarake. Greqia dhe Turqia që kanë shërbim të detyrueshëm ushtarak, vazhdojnë të jenë në kushtet e Luftës së Ftohtë. Është thjeshtë degjenerimi i raporteve të vendeve mediokre dhe orjentale, të pafuqishme të dalin nga mistrecllëqet e injorancës.
2- Ushtria shqiptare nuk ka asnjë lloj infrastrukture që të mbështesë shërbimin e detyrueshëm. Qeveria shqiptare është e varfër, e korruptuar dhe inefiçente të blejë miliona hektarë tokë dhe të ndërtojë gazerma, komanda, depo, shkolla, poligone, fusha stërvitje, mensa tej, etj. Ushtria Popullore e regjimit komunist ishte institucioni më i pasur i shtetit me rreth 50 miljardë $ pasuri e ndarë në infrastrukturë, armatim, territore të edifikuara, gazerma, poligone, baza ushtarake të fortifikuara, shtëpi ushtarakësh, qëndra kulture, garnizon, fabrika ushtarake. E gjithë kjo pasuri sot është kanibalizuar dhe shkatërruar, duke pasuruar mafjen dhe politikën.
3- Qeveria shqiptare e ka të pamundur të financojë shërbimin mjekësor falas për një personel ushtarak kaq masiv.
4- Qeveria shqiptare e ka të pamundur të financojë strehimin familjar të ushtarakëve.
5- Qeveria shqiptare e ka të pamundur të financojë blerjen e armatimit modern, policinë ushtarake dhe përgatitjen ushtarake të trupës. Asnjë vend aleat i yni nuk është i gatshëm të financojë armatimin e ushtrisë sonë. Aktualisht të gjithë ndihmat ushtarake për ushtrinë shqiptare janë të karakterit logjistik. Në fakt nuk kemi ushtri, por një institucjon hibrid që përmbush detyra transporti, patrullimi perimetral, asistencë emergjencash civile, operacione higjene dhe pastrimi territorial, operacione luftarake tejet të limituara për llogari të NATOs, me një numër shumë të vogël ushtarakësh, armë të lehta dhe mjetesh të lehta lëvizëse të blinduara vetëm nga goditjet e armëve të dorës.
6- Shteti shqiptar, me një ekonomi të rrënuar, pa asnjë lloj kapaciteti shkencor dhe aftësie teknologjike qoftë dhe minimale, e ka të pamundur të prodhojë teknologji ushtarake për nevojat e ushtrisë dhe për të rritur pavarsinë strategjike të trupës ushtarake nga armatimi dhe teknologjia e kushtueshme perëndimore.
Ndofta historia e histerisë militariste greke është shembulli më ulëritës, se si një shtet i paaftë të prodhojë teknologji, politikë, strategji, vetëm aramatoset duke u zhytur në borxhe të frikshme dhe shkatërruar tërësisht ekonominë, reputacionin, integritetin e vendit dhe ekuilibrin politiko- financiar të gjithë Europës.
7- Më e rëndësishmja; Kush detyrohet të heqë dorë nga aftësia për tu mbrojtur, e fiton këtë të drejtë vetëm me luftë. Asnjë nga aleatët tanë dhe fqinjët tanë nuk na lejon të rindërtojmë një ushtri të tillë, që rrezikon pushtetin e tyre dominues, negocjues dhe strategjik rajonal.
Mendoj që ndofta është më e zgjuar një tjetër lëvizje strategjike, që fillimisht mund të kamuflojë edhe mobilizimin masiv:
Krijimi i shërbimit të detyrueshëm civil për meshkuj dhe femra.
Ka patjetër kosto financiare, por që amortizohen nga leverdia ekonomike që siguron kondributi i trupës civile.
Siguron një kontribut të jashtëzakonshëm për kontrollin e territorit, pyllëzimin, turizmin, emergjencat civile dhe natyrore, infrastrukturën, ekonominë.
Siguron kualifikimin profesional të rinisë dhe e përgatit për tregun e punës.
Justifikon mobilizimin masiv dhe krijon kushtet për ndërtimin e infrastukturës masive mbështetëse, që lehtësisht mund të konvertohet në strukturë dhe trupë ushtarake, në rast nevojash të papritura.
Gjejeni kush e hoqi dhe ku u bazuan ata qe e hoqen sherbimin e detyrueshem ushtarak.Kthejuni asaj kohe.lexoni vendimet e institucioneve per heqjen,mendimet pro dhe kunder qe u shfaqen ne ate kohe,ballafaqohuni me situaten e sotme,per te pare se sa te drejte kane patur ata qe e hoqen.Autoret qe e hoqen jane gjalle, te degjohen e te pergjigjen ata qe e prishen,pastaj flasim i nderuar Kristaq Xharo!E dini si do justifikohen qe e hoqen sherbimin e detyrueshem ushtarak?:”Buxheti i shtetit nuk eshte ne gjendje te mbaje keta te rinj ne sherbimin e detyrueshem”,etj,etj,pallavara si keto.Atehere mbajeni pergjegjesine per edukimin e mosrtave si ai i Selenices.E dini c’te ben KAPTERI ne sherbimin ushtarak te detyrueshem?Te “merr shpirtin” te ben tranazh:Para krevatit,rregullo krevatin,prapsou,,rregulloje prape,te gjithe ne rresht,,prapa ktheu,prapsoju,edhe nje here nga e para.Te gjitha keto komanda behen per te te kalitur durimin dhe vullnetin e te riut,per tu bere i afte neser pas sherbimit ushtarak,etj,etj.Lidhur me Buxhetin she shpenzimet per mbajtjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak,une pyes:Keta djem ushtare te detyrueshem,a nuk jane ne gjendje ta nxjerrin buken e tyre dhe te oficereve qe i komandojne dhe te mos e rendojne buxhetin e shtetit?Te hapin Gurore dhe te shesin cakull firmave te ndertimit,ja kaq e thjeshte eshte puna e buxhetit.Por e verteta e heqjes te sherbimit i detyrueshem ushtarak nuk eshte buxheti porse ai u hoq per te shkaterruar brezin e ri.Dhe kjo eshte nje veper tradhetie e kamufluar me “demokraci” dhe “buxhet”. qe ne po ja shohim bulmetin ne sjelljen e brezit te ri.
Tema përse nuk më botoni komentet???