Nga Ben Andoni
Duhet të ngjajë ndonjë ndodhi si kjo e fundit në Selenicë, që njerëzit të kujtohen se armët janë sheshit dhe se ndërsa për aplikimin zyrtar, sipas udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, botuar në “Fletoren Zyrtare”, autorizimi për blerje arme zjarri është 90 ditë nga momenti i aplikimit, për të blerë një armë në tregun e zi të mjaftojnë vetëm disa orë. Të duhet vetëm një njeri i besuar që t’i tregosh garanci që nuk tregon për armën dhe të kesh paratë me vete. Sa për qëllimin, askush s’do t’ia dijë.
Kjo ishte dilema e njerëzve të ligjit, kur morën të pyesnin gruan që vrau të shoqin pak kohë më parë në mes të tregut, për mënyrën e gjetjes së armës, ashtu si dilemë mbesin për publikun arsenali i armëve të përdorur në krime, lehtësia sesi gjenden, burimi dhe mënyra sesi menaxhohen. Por, kaq institucion është arma në Shqipëri dhe aq e domosdoshme është ajo, sidomos në lokalitete, saqë ish-Ministri i Brendshëm, Tahiri, gjatë turit të tij për promovimin e programit kombëtar të çarmatosjes së popullsisë, do e priste një surprizë e hidhur. Një hierark i lartë katolik pas predikimit se njerëzit duhet të dorëzojnë armët, para ministrit, do shtonte se ata i mbajnë se ndihen të pambrojtur nga shteti, i cili duhet të jetë më i fortë, që t’i mbrojë.
Në Shqipëri ekzistojnë dhjetëra, qindra, mijëra armë konvencionale dhe shumëllojshmëri armatimesh, që i marrin jetën rregullisht një shqiptari të zakonshëm. Vrasjet s’është koha t’i përmendim, por shumica realizohen me armët e marra nga hapja e depove në vitin 1997 dhe jo vetëm. Nga një statistike e mesit të viteve ‘90 (1996), e Ministrisë së Mbrojtjes bëhej e njohur se kjo Ministri posedonte në evidencat e saj një numër prej rreth 600 000 mijë armë të lehta (këmbësorie), të tilla si armë automatike (kallashnikov) gjysmë automatike (karabina), pushkë (të tipeve dhe prodhimeve të ndryshme) dhe pistoleta. Ky është referimi bazik për armët në vend, në një popullsi me afër 3 milionë banorësh nga ku nisin studimet. Prania e armëve dhe përballja e tyre është kaq e shpeshtë nëpër lajme vrasjesh dhe bastisjesh saqë të jep ndjesinë e vërtetë se fushatat e çarmatimit në vend kurrë se kanë arritur dot qëllimin.
Një i tillë ka qenë një program i titulluar “Mbështetje për Reformën në Sektorin e Sigurisë” (MRSS), që u miratua zyrtarisht në fillim të majit 2003, i cili ndihte ligjin e miratuar nga Parlamenti më datën 6 mars 2003, nr. 9018, “Për mbledhjen e armëve, të municioneve dhe materialeve të tjera luftarake” dhe shtrihej në 5 prefektura (Tiranë, Vlorë, Kukës, Shkodër dhe Lezhë). Qëllimi i këtij projekti ishte të asistonte në grumbullimin e një numri sa më të madh armësh, deri në fund të nëntorit 2003. Më pas filluan një projekt me bazë komunitetin në 5 zona pilot. Rezultati shumë mediatik, por aspak produktiv dhe ndalues për fenomenin e vrasjeve të shpeshta në vend.
Për të ardhur keq është se jemi ende shumë larg realizimit të çarmatimit të popullsisë, pasi politika që mund të niste një fushatë të përbashkët pa dallime në popull është vetë tejet e përçarë, për të mos thënë paraqet probleme flagrante, pasi shpesh eksponentë të saj janë referuar me armë. Problemi shtohet më shumë kur mendon sepse nuk dihet sasia e armatimit që është futur në vend apo ajo që është nxjerrë. Një statistikë që dihet deri më tashmë e që lidhet me strukturat e Rendit bën me dije se gjer në fund të vitit 2004 duhet të ishin mbledhura gati gjysma e këtij armatimi apo diçka më shumë.
Për rrjedhim llogaritej se diçka më pak së gjysma e numrit të armatimit, që përmendëm, mbetej ende në duart e popullsisë. Me pak fjalë shteti duhet të punojë me struktura krejt të reja për t’i shkuar këtij misioni deri në fund. Mbi të gjitha shteti ynë mund të nisë një fushatë që të lajmëroj që një vit përpara dhe pastaj të ushtrojë kontroll pa paralajmërim në shtëpitë e të dyshuarve, përkundrejt dhe përshtatjes së legjislacionit për penalitete të rënda.
Në fakt, ajo që duhet e kalon këtë sepse shteti shqiptar duhet të ofrojë një mirëqenie sociale dhe t’i presë sa të mundet rrugën varfërisë dhe humbjes së shpresës, këto janë shkaqet që njerëzit hedhin rregullisht sytë nga armët dhe i bëjnë nul pretendimet e shtetit për çarmatim. (Javanews)
Shqiptarët duhet patjetër të çarmatosen sepse kanë prirje të vrasin vetëm njëri tjetrin. Nuk sjell as pasuri po të jesh i varfër. Edhe tjetra është se ndihesh më trim kur ke armë dhe nuk ik nga ngatërresa.
PUNA E PARË QË DUHET TË BËJË SHTETI ËSHTË EDUKIMI DHE PASTAJ ÇARMATOSJA DO TË PASOJË VETVETIU.
POR A MUND TË KETË EDUKIM TË DREJTË KUR NJERËZVE JU BËHET TRUSHPËLARJE NËPËR XHAMITË NGA IMAMËT E FINANCUAR NGA TURQIA-SËRBIA ETJ .
KUR TRUSHPËLARJA ARRIN DERI NË FAZËN SA GRUAN NUK E TRAJTON SI NJERI POR SI SEND DHE PASTAJ KEMI RASTE SI AI I KOSOVARIT QË VRAU ÇUPËN DHE GRUAN, OSE DHE TË TË TJERËVE QË VRASIN DIKË SEPSE I SHIKOI SHTREMBËR APO SEPSE I ZURI PARKINGUN.E TË TJERA IDIOTLLËQE TË TILLA.
THEM SE PRIORITET DUHET TË KETË EDUKIMI ,ARSIMI PASI PO TË SHOHIM EMIGRANTËT ATA NUK KANË TË TILLA SJELLJE BRUTALE, PËRSE ?? SEPSE JANË ARSIMUAR DHE EDUKUAR SIÇ DUHET, PRA ARSIMIMI DHE EDUKIMI I RINISË ËSHTË NJË ÇËSHTJE TEJET E RËNDËSISHME , ËSHTË ÇËSHTJE JETIKE PËR SHQIPËRINË.
edukimi i perhershem ne shkolla e kudo .forcimi i kontrollit .zbatimi i ligjeve me rigorozitetin me te madh .permiresimi i kushteve te jeteses nepermjet punes se ndershme rritja e aktiviteteve te kultures ne cdo cep te republikes sidomos ne fshat ku ka mangesi ekstreme per cdo gje dhe nje prezence minimale te shtetit dhe tere strukturave te tij .financimi i tv radiove publike per te propoganduar ligjet.rregullat per te nxitur bashkejetesen paqesore dhe mbi te gjitha forcimi i d rejtesise e denimeve alternative ne Pune duke i sherbyer komunitetit pa le ne menjane sherbimin shendetesor kurimin e njerezeve te sempre me crregullime nervore gje qe per kete te fundit duhet bere shume edhe per te luftuar opinioni negativ qe ekziston ne popull .semundjet e trurit jane si semundjet e tjera uroj qe shqipetaret te kuptojne qe perdorimi i armes eshte akt i mungeses se arsyes. shprehje e injorances arrogances te con ne tragjedi te pa riparushme Jam kuder cdo iniziative ligjore per armatosjen e njerezeve
Nje nga rruget per grumbullimin e armatimeve dhe municioneve eshteb qe shteti duhet tua grumbulloje perkundrejt nje pagese te aresyshme.Kjo stimulon popullsine qe ti dorezoje sidomos ne zonat rurale.duhet te ruhet anonimati i dorezuesit te armes.Armet qe grumbullohen duhet tu behet analiza balistike e specializuar per te pare nqse kjo arme ka marre pjese ne ndonje krim.