Kushdo që shkruan e flet për emigrantët, duhet të lajë mirë e mirë gojën!

15 Gusht 2018, 17:17Blog TEMA

Nga Çapajev Gjokutaj

Fundjavën që kaloi dhjetra mijëra rumunë mbushën sheshet. Protestonin kundër korrupsionit dhe kundër përpjekjeve për kontroll politik mbi drejtësinë. Një pjesë e mirë e tyre ishin emigrantë të kthyer në Rumani jo për pushime, por për protesta.

Këto protesta u bënë shkak që në media dhe, sidomos në portale e rjetet tona sociale të gëlonin zërat kundër shqiptarëve letragjikë, pa kursyer as emigrantët tanë.

Dhe u bë zbulimi i madh se këta, d.m.th emigrantët tanë, nuk vijnë për të protestuar, por për të pushuar, për të parë ijet, për të rregulluar dhëmbët e krimbur apo për të gjetur ndonjë nuse të qepur te gjinekologu.

Medemek s’ke ç’pret nga emigrantët tanë, aq të vobektë e primitivë, me mendësitë e kohës së baba Qemos.

Duhet thenë që në fillim se kushdo që shkruan e flet për emigrantët duhet të lajë mirë e mirë gojën.

Kushdo pa përjashtim: politikan a gazetar qoftë, akademik a aktivist, njeri i ngeshëm kafeneje a shkarrashkrues fejsbuku.

Natyrisht emigrantët janë një grup i larmishëm. Ka mes tyre njerëz punëtorë e të ndershëm, ashtu siç ka edhe batakçinj e kriminelë; ka profesorë e doktorë, ashtu siç ka edhe analfabetë e injorantë.

Por ndaj tyre, si grup shoqëror, kemi qenë dhe mbetemi borxhlinj.

Me ikjen e tyre të mundimshme e të dhimbshme në dhera të huaja, ndikuan sadokudo që bashkësia jonë të shtendosej e të shmangeshin përplasjet sociale.

Pa emigracionin, si valvulë shkarkuese, tensionet e konfliktet rrezikonin të kalonin gradën e anormalitetit.

Jo vetëm kaq, për më shumë se çerek shekulli kanë dërguar e vazhdojnë të dërgojnë remitanca, thënë shqip, dërgojnë para për të ndihmuar prindërit dhe të afërmit.

Dhe s’janë pak, por afro një miliard dollarë çdo vit.

Këto dërgesa janë të barabarta me më shumë se gjysmën e të ardhurave të eksportit dhe sa 70% e investimeve të huaja direkte.

Më shkoqur, çdo vit na dërgojnë harxhet për të ndërtuar një tjetër Rrugë Kombi.

Dhe ç’kemi bërë ne, d.m.th shteti amë për ta? Shumicës nuk u siguruam ikje të rregullta, i lamë të largoheshin ilegalisht dhe të nisnin golgotën e punës në të zezë, në mëshirë të informalitetit, të mafies e të krimit.

Mbi 90% të pareve që dërgojnë, përdoren nga prindërit dhe të afërmit për të jetuar. Thenë ndryshe shkojnë nga vijnë, për të blerë në tregjet e botës ushqime, veshje dhe mjete të tjera jetese. Se falë politikave largpamëse vendi prodhon pak, fare pak.

Me pak fjalë kemi ndërtuar një skemë ideale. Ikën vëllai i madh, punon e rropatet, dërgon pare që prindërit, vëllezërit e motrat të ushqehen.

Kur vëllezërit dhe motrat vijnë në moshën e punës, marrin dherat e huaja dhe historia nis nga e para.

Dhe ne vazhdojmë gërmërrin, traditën tonë shekullore.

30 komente në “Kushdo që shkruan e flet për emigrantët, duhet të lajë mirë e mirë gojën!”

    1. Feniks says:

      Lavdi kapitalizmit demokratik!
      Poshte komunizmi!
      Rrofte njeriu i ri kapitalist!
      Rrofshin kryeministrat e radhes qe jane bere bajraktare!
      Rrofte Edi Rama kryeministri me i sukseseshem i ketyre 100 viteve,qe popullit nuk i ka dhene asgje, se vetem vjet aplikuan per green card 367 mije persona!
      Poshte diktatura komuniste!
      Rrofte diktatura fashisto-demokratike!
      Rrofte shteti yne qe nuk ke ku nankohesh se nuk te degjon njeri!
      Rrofte kapitulli i Kushtetutes mbi :Te drejtat e Lirite e njeriut”,por qe nuk te garanton as te drejta e as liri!
      Lum kush te rroje,ta shohe zonje!

    2. . says:

      Tamam sic ka emrin « capajev »

    1. Lloji says:

      Korigjim
      Shoqeria Shqipetare ka shum pak per te thene per “EMIGRANTET” Ok?!
      Vitet 90 ishin vitet e emigracionit masiv tani ne kohen aktuale iket me viza ose je qytetar EU ose qytetar i perkohshem me sistemin ku jeton por nuk je aspak emigrant nga Siria Afganistani Kosova 99 apo Shqiperia 97,pra nuk dua te zgjatem por me pak fjale na keni care carin me injorancen tuaj? Jemi kudo dhe ne ç’do cep te botes fale vullnetit tone dhe nuk ja vlen te futesh ne boten e artikullshkruesit..

  1. Kalec Dega says:

    Shume e vertete dhe me sapun Rrogozhine..
    Emigrantet jane tmerri i horrave politikane si te kuq blu e lesheli . Prandaj sduan ligj per voten e emigranteve si PS e fhatarve dhe PD e Hajdareve.

  2. Arben says:

    Analize perfekte e zotit Gjokutaj.
    Vete jam larguar dy here nga vendi. Heren e pare ne Itali ne 1991-shin nga ku u ktheva kur regjimi ndryshoi nga komunizem ne “demokraci”, me shpresen se edhe vendi yne do behej si e gjithe Europa dhe une dhe bashkeshortja ime qe jemi shkolluar e edukuar ne Shqiperi, donim qe te kontribuonim ne perparimin e vendit tone. Pesuam nje zhgenjim total, pasi korrupsioni galopant qe u krijua nen mbrojtjen dhe nxitjen e PD-se apo edhe PS-se se Nanos e Metes, na e merrte frymen dhe na mbullte cdo shteg per te mbijetur. Se fundi, mbas disa vjet perpjekjesh, emigruam ne Kanada ku edhe sot punojme e jetojme me dinjitet duke ushtruar profesionet tona; une si inxhinjer mekanik dhe bashkeshortja si ekonomiste. Femijet tane u shkolluan ne Universitetet Kanadeze dhe punojne e jetojne te qete me famimljet e tyre qe kane krijuar.
    Gjate gjijthe ketyre viteve kemi ndihmuar dhe ndihmojme familjaret tane, kryesisht prinderit e moshuar qe “demokracia” e Sali-Fatos-Ilir i ka lene ne kushte te mjerueshme, me pensione qesharake si shperblim i punes se tyre te kryer nen nje regjim represiv si ai i Enver Hoxhes. Duket se gjerat po ndryshojne per mire ne Shqiperi, pasi ne qe vijme cdo vit atje, i shikojme keto ndryshime, por askush nuk duhet te presi ndryshime te menjehershme dhe radikale, pasi sic thone edhe latinet, “Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite”.
    Mentalliteti i rinise shqiptare sot eshte teresisht i gabuar, pasi mendojne se jasht shtetit behet jete me e mire. Per shume te rinj sot ne Shqiperi, koha kalohet neper kafenera e pabe. Edhe vendet e tjera kane probleme ekonomike e sociale. Lypes shikon edhe ne rruget e Kanadase.
    Puna eshte ajo qe te ben te jetosh mire. Dembelet kurre nuk kane per te qene rehat ne asnje vend. Eshte e turpshme qe rinia jone ne Shqiperi e ka per turp te punoje ne pune te rendomta, te cilat i bejne me qejf kur shkojne jasht vendit.
    Puna eshte nder dhe karriera ndertohet pak e nga pak. Jo te gjithe do te punojne si doktorre e inxhinjera, pasi na duhen edhe elektricistet, mekaniket, hidrauliket apo bujqit e blegtoret.

  3. Trimi says:

    Nje emigrant budalla eshte I = profesor te nderuar ne Shqipri??

  4. Lutem botoni komentin! -Emigracioni nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar! Por, politika kriminale e politikaneve shqiptare, ben sikur ky emigracion filloi me 2013 me ardhjen e Rames! Jo! Ne kemi ikur nga saliu i vicidolit serbit tradhetar! Ne ikem me 1996 me vjedhjen e zgjedhjeve dhe drurin qe na dhane kosovaret e Bukosh-saliut! Ky sali e deshte Shqiperine vetem me militantet e tij! Kete cmim e paguajme sot! Pra, desha te them ,qe analiza e artikullshkruesit nuk eshte e sakte ose nuk ka gjeresine qe kerkohet sot! Po te ishte sali krimineli sot ne pushtet do te kisha ardhur per te protestuar! Ne nuk e kemi njohur Ramen ose vetem pak kur ishte minister kulture! Ne pushtet e kam fjalen! Por nje gje eshte e sigurte! Nuk kam degjuar qe Rama te rahe apo te vrase dike! Po mundohet te beje shtet! Te gjithe e dime se sa e veshtire eshte ne Shqiperi nje gje e tille! Une dhe shume te tjere mund te vijme ne Shqiperi qe te protestojme qe pse saliu dhe likja me lulen dhe te tjere nuk po dalin para drejtesise qe te filloje rruga drejt krijimit te nje shteti shqiptar me ndihmen ,kuptohet te nderkombetareve e sidomos te miqve tane amerikane!

  5. drini says:

    Me duket shume tinzare dhe rrezikshme kjo fushate kunder emigranteve sepse nxit urrejtje dhe percarje midis njerezeve te nje gjaku, shqiptareve. Duhet ndaluar me cdo kusht. As glorifikimi i emigranteve as percmimi i shqiptareve qe jetojne ne shqiperi nuk duhet te vazhdojne me tej. , Mos te presim nga emigrantet te vijne rrezojne apo ngrejne qeveri , thjesht nuk ndihmon shqiperine.

  6. Latif says:

    Po ke shume te drejte. Aq te drejte ke sa pyet nje here se sa refugjate vijne me autobuzat e partive kur ka zgjedhje. Mir ne se jemi per nje “thes miell” po ata qe punojne dhe na mbajne neve me buke ose remitanca, ata pa te cilet ne do kishim vdekur, ata pse e shesin veten per 50 evro nga Greqia dhe 100 euro nga Italia? Pse Capajev, pse e shesin ata qe na mbajne dhe ne me buke? A ke qene nej here me nej kafe shqiptaresh jashteshteti??? A i ke ngju si bilbelojne per Salen dhe Edin ?? A i ke ngju pash zotin? Po ti kesh ngjuar do te vinte turp ti permendje e jo me te shkruaje artikull.

    1. Xxxx says:

      O LATIF BORA,,,,PO KUSH TE THA QE EMIGRANTET VIJNE NGA ITALIA PER 100 EURO QE SHESIN VOTEN,,,,PO VETEM BILETA AVIONIT BEN 250 €,,,,VAJTJE ARDHJE,,,,APO ME TRAGET QE DO DY DITE,,,NE NUK MARIM DOT 1 ORE LEJE PER DOKTOR, MOS E NGATERRO GJO ME VETEN,,,QE RRI POSHT PALLATIT DHE HA FARA,,,DHE SHET VOTEN PER NJE MBUSHJE SERBATORI ME NAFT,,,,FAKTIKISHT TIPA SI TI E MERITOJNE CDO QEVERI QE VJEN NE PISHTET,,,SE E JEPNI VOTEN PER NJE COP BUK,,,DHE QAHESH SI AJO PULA BYTHDALE,,,,

      1. Latif says:

        Po mor a derbardh se u gabova per taljanet, ju e shisket per 250 euro, na fal se te ulem prestigjin

  7. Mondi says:

    Ja dhe nje brez dhe pastaj do ta shikoni rendrsine e emigranteve se eshte brezi i fundit qe ka ende prinferit ne shqiperi dhe pastaj do ta shikoni se sa do tipo bjeri mendja per shqiperine shumica jane sistemuar ne vendet ku jetojne dhe jane bere pishman qe kane investuar ne ate vend te deshtuar!

  8. Gazi says:

    Faleminderit,eshte e verrete por shume e hidhur per ne emig.

  9. natalia says:

    shqiptaret historikisht nuk kane shembur asnje regjim.historia e shqiperise ka treguar se sunduesit e saj kane pasur vetem vdekje natyrale.Shqiptaret jane mesuar ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve.Dhe ne 1990 regjimi u rrezua me marreveshjen e felliqur te komunisteve e te bijeve te tyre pa ingranuar asnje te persekutuar sic beri Enveri ne 1944 per te mos ta ndare tepsine me te tjere dhe historia e tepsise vazhdon te kete sukses edhe sot.Me kot presin Shqiptaret se do ndodhe dicka nga vettingu.Vettingu eshte nje shpikje per tu shtyre ne kalandat greke denimi i pushtetareve ose per te bere nja dy vjet burg si byroistet dhe pastaj te marrin dhe shperblimin e burgut ne nje kohe kur per te persekutuarit e vertete qeveria nuk ka para.Shikoni cfare behet per teatrin,e morri vesh bota mbare se Shqiperia nuk ka 20.000.000 euro dhe vetem per kapricot e pushtetareve per dy minuta gjenden 17 milion euro per vjeherrin e bashes,apo shembjet e mbikalimit te 21 dhjetorit,rriberja e sheshit Skenderbej etj.Shqiptare presin dhe prokuroret,gjygjtaret,policet tua sjellin nga jashte.Gomarin nga balta e nxjerr gjithmone i zoti.Harrojeni se te huajt do jene vendimtar,ata jane vetem katalizatore.

  10. shqiptari i vertet (itali) says:

    Ca doni ju? te vijm te protestojm? e per ke duhet te protestojm? Per juve qe i jeni qepur kafeneve dhe shani e peshtyni gjith diten? JO, SBEHET LLAF!!! e mos e krahasoni veten me rumunet: e para e punes ata jan vite me perpara se nesh (regjimi komunist ra ne te njejten periudh, si ne rumani si ne shqiperi, kshtuqe mos e perdorni si justifikim) dhe emigrantet shkuan te protestonin vetem pasi protestat e meparshme nga ana e banorve te Rumanis nuk nryshuan asgje.
    Tani me thoni pak, ka ndohur ndonjeher ne Shqiperi qe te mblidhesh gjith populli, PA DALLIM PARTIE, e te protestonin sebashku kunder qeveris? E them une: KURR!!! mar per shembull protesten ne KUKES: une jam i bindur qe, neqoftse kjo taks do ishte ven nga PD- ja nuk do kishte kemb njeriu aty….ja kjo eshte e verteta…..

  11. Emigranti says:

    Une jam nje nga ata te dispores qe erdha me 21 janar. Deshmia ime eshte e dokumentuar.
    Ate dite u qellua me armet e gardes, pra te pushtetit, shpirti i protestes se shqiptareve!
    Po kush na thirri?
    Edi Rama sepse donte te vinte ne pushtet.
    Kunder kujt?
    Ilir Metes me ze e figure,
    Sali Berishes, misioni i te cilit mbeti qe ta beje demokracine GOGOL per shqiptaret.
    Te tre keta “mosketjere” jane aty”. Me kliken sunduese aktuale ne Shqiperi: biznes, media, gjyqesor…,

    Diaspora do te vije perseri sepse eshte e vetmja alternative qe mund ta ribeje Shqiperine. Por na ndihmoni o bashkepatriote vatanas… Kur do bindeni me ne fund se Sali Berisha, Edvin Rama dhe Ilir Meta jane nje e te pandare ne destinacionin e tyre historik!

    1. Memedheu i Pellazgeve Turkoshak says:

      KUJT I THUA…KETU TE tema..ketu te mbysin militantet sternipa te komunizmit…ata te vrasin tja shash Ed SCOBARIN…

      1. Nikoqe leshi says:

        TI PRIT SHTATORIN, SE ASHTU KA THEN SALIU,,,DO HEDHIM RAMEN, DHE DO VEM XENIN E SALIUT,,,,

    2. eshte bere e pa durueshme says:

      E ke shume gabim o Emigrant! Dhe duke menduar njerezit si ti, nuk japin asnje zgjidhje, veçse çfryjne ketu ne gazeten e Meros, gjoja sikur thane diçka dhe ata. Nuk krahasohen gjerat dhe njerezit ashtu si ben ti. Pse ti mos je ndonje njeri i kulluar? Apo dhe une! Po te vesh ty kryeminister, nuk e di qe ke ndonje shkolle, ti do besh me keq se keta qe u permend emrat, por…., kujdes, keta maten me çfare kane bere konkretisht per jeten e atyre qe jetojne ne Shqiperi; psh, çfare beri Saliu mire dhe keq?! Po Fatosi mire dhe keq? Po Edi Rama çfare beri mire dhe çfare beri keq? Dhe kur ti hedhesh ne kandar farmacie keto (jo kandar droge) , atehere konklyzioni del vete dhe dihet edhe çfare duhet bere per me tutje. Futja ne nje these apo kazan, ben qe kurre ne Shqiperi te mos kete zgjidhje dhe eshte armiqessore per ate popull atje, por edhe injorance apo mosdije per ate qe e thote. Po jap nje mendim te thjeshte une e pranon apo nuk e pranon, kjo eshte ne te drejten tende: duheshin bere rruge si ajo qe i keni vene emrin rruga e kombit ne fillim, apo duheshin rregulluar rruget e qyteteve dhe bajpasset (qe i thone tani) qe ne fillim? Une mendoj se duhej bere ajo qe beri Edi Rama qe rregulloi qytetet, pastaj baipasset e pastaj rruget nderlidhes. Ne fillim duhet ndertuar shtepia qe te futesh brenda, pastaj baça dhe rrugicat per te vajtur tek gjitoni e ne lagje. Shkel dhe ca dite mbi bajgat e tua e te gjitonit, por ama ke futur koken brenda. Saliu i beri rruget (ashtu si i dime te gjithe) dhe i la te gjitha pa hyrje ne qytetet brenda. Do nje shembull? Ne Vlore rruga kaloi der tek ne Narte, pastaj kembet ne sup e hyje ne Vlore per me shume se 7 vjet, ne Fier , lexo sot çfare shkruan Elton Deda, midis Fierit dhe Levani akoma s’ka filluar ka 27 vjet……nuk flase nga veriu se nuk e njohje dhe nje katrahure me rruget qe s’kane per tu bere normale as pas 20 vjetesh. Pse e beri: se nuk kishte qellimin e mire te ndertimit te tyre, por fasaden mashtruese si piramidat per njerezit qe te eksopozonte veten e tij. Shkoi e shtroi nje rruge me asfalt Peshkep i- Drashovice nja tre km dhe e inaguroi vete, pjesa tjeter per ibreti alem apo Kot -Sevaster deri ne Qafe te Dushkut dhe rruga prej 72 km e Lumit te Vlores e pakalueshme. Per mua ishte krim kryeministror e shtetror. Keto kam pare, keto theme. Prandaj, i dashur Emigrante qe te kontriubosh sado pak edhe ketu ne gazete, besoj se ka ndonje ndjeshmeri, te pakten keshtu ma ka qejfi, duhen ndare gjerat. Shprehja qe kam degjuar vazhdimisht qe “njesoj jane” eshte vrastare per ne se nuk jane njesoj, por ky pergjithesim eshte per te shpetuar ata qe kane bere krime te medha njerezore dhe ekonomike ne ate vend e keshtu s’rregullojme dot asgje, por shpetojme hajdutet dhe kriminelet qe e ropen, ndersa ti ne qoftese je me te vertete emigrant, kur shkon ne Shqiperi me dashurine dhe mallin per njerezit e tu dhe vendin qe je lindur e rritur, perballesh me keto arterie te zemres tende qe doktori i ka çbllokuar nga zenia ne mes dhe ne hyrje dhe dalje te zemres i ka lene te mbyllura ashtu si di ai. Po me tutje?! Ne qoftese nuk shkon tek nje doktor tjeter human, te pret vdekja. Ky eshte doktori qe ose sheron, ose te vdes me deshire se nuk i behet vone per ty por per ata dhe ato qe ka grumbulluar rreth vetes per 27 vjet e ti ropatesh alpeve te emigracionit. Se me ben pershtypje qe shume shkruajne ketu o me Edi Ramen o me Sali Berishen dhe po u preke njerin hidhen perpjete. Injorance, idiotesi, nivel i ulet i formimit te tyre, por nga ana tjeter edhe interes se ku i ka marre me shume lopata uje. E pandershme, megjithese nderi dhe morali sot pengojne demokracine, konkurencen, ekonomine e tregut seksor e material.

  12. h says:

    Jam shqiptar,Nuk jam refugjat.Jam qytetar Evropian.
    Urrej pushtetaret shqiptare,prokurorët,gjykatesit,hajdutët,korruptuarit.
    Shqiperia nuk ka mare,dhe nuk do të mare kurrë asnjë cent nga djersa ime,
    sepse e di që jane mosmirënjohës të pacipë dhe bukëshkalë që
    të hanë bukën dhe të përmbysin kupën.

  13. nardi says:

    Ne do te vijme vetem atehere kur ju kafenexhinjte e shqiperise te coheni para parlamentit ti fusni te gjithe brenda dhe mos ti lini te dalin derisa te plotesojne votimin e ligjeve qe mangesojne vetingun.
    O me NE o me parlamentaret.
    Mundimet dhe djersa jone qe rregullisht dergojme njerezve tane perfundon ne xhepat e ujqerve qeveritare. Tani ka ardh koha qe te zgjoheni ju te paret ne do ju ndjekim se per ju sakrifikohemi cdo dite.
    Nese qeveria e sotme nuk eshte e afte nuk ka alternative tjeter pasi i kemi provuar te gjitha.
    Alternativa jemi ne, jeni ju.
    Ne shtator duhet te plotesohet vetingu.
    Nuk duhet te dalin nga parlamenti pa votuar ligjin qe pengon integrimin e gjyqtareve te rinj.

    1. Vetem ndonje termet i con ata nga kafenet!!!

    2. Ok says:

      SHUM E VERTERE, SEPSE NA KENI PERFAQESUAR DHE NE ME VOTEN TUAJ QE E JEPNI SA DJATHTAS DHE MAJTAS PA PIK PERGJEGJESIE,,,CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA,,,SE E ZGJEDH VETE,,,

  14. Qytetari I thjeshte says:

    Ne Rumani Causheskun e pushkatuan per genocid ndaj popullit rumun.
    Ne Shqiperine tone te dashur kasta e komunizmit jo vetem nuk u denua per krimet qe kishte bere gjate 50 viteve, por mori ne dore edhe ekonomine e vendit (ate qe kishte ngelur).
    Cfare prisni ju nga emigrantet, kur kjo shoqeri eshte e deformuar ne cdo qelize!
    C’mund te bejne ata me shume se c’kane bere deri tani!
    Lerini te qete ne hallet e tyre ne dhe te huaj, se nuk i kane te pakta.
    Po keni bythe protestoni dhe bejini te dridhen keta horra qe kane 90 vjet qe po e poshterojne kete popull nga mengjesi ne darke dhe nga darka ne mengjes.
    Rrofte Shqiperia Etnike!

  15. Populli says:

    Faleminderit z Gjokutaj qe del me mbrojtje te emigranteve te pambrojtur per 30 vjet nga shteti I tyre e me shume te mbrojturnga shtetet ku jetojne Shteti shqiptar ose partite kujtohet per emigrantet vetem per voten e opozita e tanishme I do ti perdore mish per top, protestoni ju emigrante qe Luli pas pushimeve te vije ne pushtet pa e lodhur prapanicen nga njere humbje me tjetren
    Opozita ndihmohet kur shpalos alternativa e e tregon veten se qendron shume me lart se qeveria po kjo lloj opozite nga me te ngordhurat me bote per cfar te ndihmohet??!!! Emigrantet I kane mend e syte me koke qe Luli e mentori I ti nuk bejne nje pare le te zgjedhin rrugen demokratike nepermjet zgjedhjeve per te marre pushtetin Emigrantet e shkrete vetem duan ti zhvatin sa familiaret qe vetem qahen sikur ne emigrim leket te vine vete ne Portofol po ashtu dhe partite Ata qeflasin per emigrantet jo vetem ta lajne gojen por te mendohen e matin mire ato qe nxjerin nga goja duke ofendiar pjese me puntore te popullsise qe ka kontribuar me shume per vendin Keta “mendimtare” qe flasin per emigrantet le te punojne per te ndergjegjesuar shoqerine te mos perbuze punen e te presin vetem pune sipas diplomes ,por cdo lloj pune ka te rinj qe duan vetem pune me shtet se punojne me pak etj

  16. Fieraku nga Ferrasi says:

    O Nardi per cfare vetingu e ke fjalen
    Me 5 gjyqtare qe Kane kaluar
    4 Jane kontestuar nga omn
    Latifi edhe ky qe Ka shkruar artikullin merr ndonje kocke gjekundi.

  17. uskania says:

    Emigrantet jane femijet, vellezerit e motrat e atyre qe jane ne Shqiperi. Jane nje pjese e Shqiperise. Une kam te tre femijet me familjet e tyre ne emigracion. Femijet e mi kane derguar shume para ne Shqiperi dhe dergojne perseri. Tani dalin disa horra gazetare si Fatos Lubonja apo Andi Bushati e Artur Zheji si lehes te atyre qe duan te kthehen ne pushtet. Dalin e shajne femijet tane disa maskarenj e hajdute politikane qe jane ngjitur deri president i Shqiperise. Emigrantet nuk i kritikojme ne baballaret dhe motrat e vellezerit e tyre, por i shan llumi i shoqerise qe eshte ngjitur ne ekrane dhe parlament. Shume emigrante nuk kane para per te ardhur ketu me pushime dhe te shohin te afermit, kurse keta qener duan te vijne per interesa te tyre korruptive. Sikur te vinin, ta dine mire se nuk do te kene vend ku te futen keta te poshter, qe pengojne reformen ne drejtesi per te fshehur vjedhjet dhe krimet e tyre. TA DINE!

  18. Psikologu says:

    Kuptojeni mirë. Bërja e një artikulli të tillë është e qëllimshme. Jo se gazetës Th-Themja u dogj për emigrantët, por ju e kuptoni, tani verë, boshllëk, njerëzit me pushime.
    Dhe çfar duhet?
    Ndonjë përzierje që të krijojë lënde djegëse dhe o burraaaaa

    Ne diskutojmë, grimë sallatë, gazetarët qeshin dhe gajasen me sinqeritetin dhe seriozitetin e emigranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje