"Për kë ngrihet memoriali?"

23 Gusht 2018, 15:03Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Nuk e di se sa vite kam që nuk kam shkuar në Tepelenë. Edhe kur kam qenë, këtu e katër dekada të shkuara, nuk e kam ditur dhe as nuk më thanë se dikur këtu paska qenë një Aushvic shqiptar, në të cilin kishte kaluar golgotha shqiptare. Kisha parë në Savër të Lushnjes familje të tëra të internuara, thonë se në Lushnje kanë qenë mbi 85 për qind të të internuarve, por, për Tepelenën nuk kisha dëgjuar. Tepelenën e lidhja më shumë me Turanin, se aty kishte lindur miku im poet, Petrit Ruka, dhe pastaj Turanin e lidhja me Tepelenën.

Duke e njohur Petritin, harrakat i pandreqshëm, me të cilin bisedonim deri natën vonë për poezinë dhe miqtë e përbashkët, edhe po ta dija se në vendlindjen e tij kishte pasur kampe internimi, vështirë se do përfytyroja. Mirëpo ja që paska qenë ndryshe. Aty ka pasur, në vitet e para të pasçlirimit, kampe ku janë internuar familje të tëra dhe që, në të shumtën e rasteve vinin nga veriu i Shqipërisë, ose ishin nga familje të njohura, disa nga të cilat i kishin pasur prijëtarët e tyre koaboracionistë të thekur, ministra të një pushtimi gjerman, si duket një ditë edhe mund të dekorohen si bëri Nishani se i shërbyen nazizmit, kishte pasur pasardhës të atyre që kishin vrarë ose kishin dhënë urdhër gjakftohtësisht të vriten kundërshtarët e tyre politikë.

Nuk e përfytyroja dot se si për fajin apo krimin e një njeriu të gjendeshin në një kamp internimi pinjollët e tyre.

Ashtu si nuk e përfytyroj as sot e kësaj dite që në qytezën ku sapo kishin sjellë të internuarit e parë, jetonin njerëz që do të ishin xhelatët e tyre. Me gjithë këtë propagandë që po bëhet për “kampin e Tepelenës” nuk është çudi që të kemi një version të ri të xhelatit shumës ndaj viktimës njëjës.

Sot, me 23 gusht, në Tepelenë, si fillesë e një vargu pasues, në takimin me të shkuarën, do të organizohet “Dita Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare”.

Në fakt, në qendër do të jenë viktimat e një sistemi totalitar, atij komunist dhe kjo duhej bërë që prej kohësh, por, ndoshta largësia ka ndikuar për një zbutje të gjakrave dhe kthimin e kujtesës ndaj gjithë atyre që u dënuan e vuajtën padrejtësisht, duke bartur mbi jetën e fatin e tyre mëkatet, fajet dhe krimet që kishin bërë pararendësit e tyre.

Nuk e kam përfytyruar dot kurrë se si një fëmijë i sapo lindur do të ishte fajtor për bëmat e atit të tij. Nuk e di pse mund të ishin fajtorë Merlikët për atë që kishte ndodhur me Mustafa Krujën si kryeministri më i egër i fashizmit. Nuk e di ende se çfarë faji mund të kishin Mirakajt e tjerë, gratë e fëmijët, pse një prej tyre, Kol Bib Mirakaj u bë kryetar i partisë fashiste dhe disa të tjerë luftuan me armë kundër shqiptarëve të tjerë. Mjaft krime ka bërë gjatë luftës Isa Manastirliu, nga më të llahtarshmet, po përse mund të internehoeshin të afërmit e tij këtë është e vështirë t’ia shpjegosh një njeriu të zakonshëm.

Nën drejtimin e Këshillit të Naltë u krijuan forcat e xhandarmërisë në çdo qytet shqiptar, të cilët pastronin rrugën e forcave gjermane, arrestonin, internonin e vrisnin pa marrë leje nga askush, dhe ky këshill i naltë ose Regjencë vërtet kishte katër emra të njohur, njëri nga të cilët padër Anton Harapi kishte pritur me tufa lulesh edhe forcat italiane, por pasojat e klikës së krijuar nuk kishin pse të binin mbi familjarët e zakonshëm.

Mund të “kremtohet” me bujë të madhe kryengritja e Kelmendit, ku shkon çdo vit edhe shefi i demokratikasve, por nuk duhet harruar se në pak minuta, ndaj njerëzve, partizanë të batalionit të parë të Brigadës së Parë Sulmuese, të cilët i kishin armët grykëposhtë, si shenjë fjale e jo vrasje, u qëllua ashpërsisht dhe mbetën të vrarë më shumë se 40 prej tyre, njëri nga të cilët edhe Fejzi Micoli, Vullneti, komandanti i batalionit. Asnjëherë dhe askush nuk pyet sot, përse duheshin vrarë. Njëri më tha se “këtu është Malësi e madhe dhe se këtu nuk kanë vend komunistët”, sikur Kelmendi ishte principatë në vete dhe bajraktarët ishin zotërit e saj. Hakmarrja primitive ndaj kelmendasve ishte mizore, miope, e vrazhdë, e gjakueshme.

Është i vetmi vend europian që gjatë luftës, ata që  fituan, kishin shumë më të vrarë, të zhdukur dhe të internuar, se sa kishin humbësit e luftës.

Megjithatë, ajo që ndodhi deri në dhjetorin e vitit 1944, edhe nëse kishte një zgjidhje europiane për kolaboracionistët dhe urdhërdhënësit e vrasjeve, duhej të kishte përfunduar aty.

Por, nuk ishim vendi i vetëm që pas luftës , kërkuam vendosjen e së drejtës. Shtete të njohura perëndimore, si Blegjika apo Franca, Hollanda apo Danimarka, shkuan edhe më tej, sidomos në Belgjikë, ku menduan se duhej bërë pastrimi i një kalvari që kishte rënduar mbi jetën e njerëzve, duke mënjanuar shërbyesit e pushtuesit.

Nuk e di nëse Belgjika do e përkujtojë këtë ditë, por nuk ma merr mendja. Ata kanë tani një “sistem” demokratik, të hapur, të civilizuar, i cili e ka lënë pas një kohe dhe mëkatet e teprimit mund të falen.

Ne rendim të fajësojmë veten për gjithë çka ndodhur. Ne duam të jemi të parët në vuajtje, kur nuk ishim të parët në rebelim. Kërkojmë të ringritim vetëm njërin krah të së shkuarës. Endemi në rebusin, ose me ne, ose me ata. Nëse nuk je i yni, je kundër nesh.

Ne e afrojmë drejt vetes të keqen, pa e ditur se si ka ndodhur diku tjetër. Mjafton të përulemi dhe të humbim dinjitetin, për të qenë më të lakueshëm.

Mendimi se në Shqipëri ka qenë diktatura më e egër në Europë nuk është vetëm i Ministres së sotme të Kulturës, do të thotë të Rilindes, zonjës Kumbaro. Ai është përsëritur aq shpesh dhe aq fort sa që, edhe po të hedhësh në media qindra e qindra fakte të tjera, nuk të zënë vend, sepse ka ndodhur ajo që faik Konica e quante “hipnotizimi nga përsëritja”.

Si duket, kjo i ka ndodhur edhe zonjës së mësipërme. Nuk jam i sigurtë nëse Zonja jonë e kulturës e di se në rrethin e kufirit të trojeve shqiptare është edhe një vend, Kosova, tashmë republikë e pavarur, në të cilën numri i të vrarëve, rreth 45 mijë vetëm pas vitit 1945, është të paktën dhjetë herë më i lartë se të vrarët e të zhdukurit në 45 vite të shtetit komunist shqiptar. Nuk e di nëse në memorjen e saj ka mbetur vend për një shifër zyrtare, por të sakatuar drejt uljes se, pikërisht në Kosovë, të arrestuarit politikë në 45 vite ka qenë mbi 360 mijë vetë dhe burgjet serbe ishin njëlloj po aq të tmerrshëm sa edhe burgjet e shtetit shqiptar.

Nejse, ajo duhet ta dijë më mirë se gjithë ne të tjerët se kultura e një vendi nuk shkon drejt mohimit, por ringjalljes së vlerave, ashtu si duhet ta dinë këtë edhe organizatorët me kaq bujë dhe hopa të një dite të caktuar, e cila duhet mbajtur, duhet ringritur, duhet shpalosur, por që duhet të ketë në përfshirjen e saj shumë më tepër se sa mendohet se ka ndodhur.

Por, 23 gushti më është kujtuar edhe për një ngjarje tjetër, e cila nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me këtë që ndodh sot në Tepelenë, por sidoqoftë e ka një fillesë të përbashkët.

Me 21 gusht, nga mesdita, pas 6 orësh të rrethuar, në zallin e përroit të tharë të Vigut, nga njerëzit e Markagjonit, u vranë pesë djem të rinj, të cilët, më pas, kaluan në histori si 5 Heronjtë e Vigut.

Familjet e tri prej tyre i kam njohur jashtëzakonisht mirë, në njerën prej tyre jam rritur.

Lajmi për vrasjen e tyre erdhi në Shkodër një ditë më pas, me 22 gusht, në buzëmbrëmje. Arif Gjyli, sekretari politik i Luftës, që ishte daja i Naim Gjylbegut, dërgoi një njeri me lajmin se në Mirditë ishin vrarë disa shokë, mes të cilëve edhe Minuku (Ndoc Mazi), Tigri (Ahmet Haxhija), Hyda (Hydajet Lezha), Ndoc Deda dhe, mendohej se i pesti ishte Besniku (Naim Gjylbegaj).

Për këtë të fundit, Naimin, ishte gjithçka në dyshim, pasi ishte një mendim se Marka Gjonët, meqenëse kishin qenë miq me Gjylbegajt, nuk e kishin vrarë.

Disa javë më parë kishte vdekur nga një sëmundje fatkeqe, vëllai i Naimit, Tushi, diku rreth 10 viteve. Lajmi ishte apo nuk ishte i vërtetë. Dikush tha se Marka Gjonët nuk mund të vrisnin nipin e Muharrem Gjylbegut. Nëna e Naimit, megjithëse ishte ende dritë, tha që të mbyllen kapakët e drujta të dritareve të mëdha dhe derës së madhe të oborrit të vihej shuli. Nuk do të presim askënd, nëse im bir është gjallë. As nuk është më im bir. Pastaj tha se duheshin thirrur urgjent dy xhaxhallarët e Naimit, Beqiri dhe Isufi, ish oficerë të lartë, dhe nëse ka ndodhur kështu, duhej ta vritnin. Me domosdo.

Gjithë natën asgjë nuk lëvizi në atë shtëpi. Në mëngjes heshtja ishte aty, dritaret e mbyllura, dera e madhe e mbyllur. Në drekë erdhi lajmi se ishte vrarë edhe Naimi. Atëherë u hapën dritaret, u hap dera e madhe, njerëzit mund të vinin për ngushëllim.

Dhe pikërisht atëherë, në mbylljen e pasdites së 23 gushtit, erdhën xhandarët e Xhafer Devës dhe vendosën t’i vinin zjarrin shtëpisë së madhe të një fisi të njohur. Arrestuan kë gjetën aty, katër vetë. I dorëzuan tek forcat gjermane. Prej tyre, dy i pushkatuan, pa asnjë gjyq, pa asnjë shkak, dy të tjerë i internuan në Prishtinë bashkë me qindra të tjerë, nga të cilët u pushkatuan në një natë 104 vetë.

Nuk besoj se do të jenë dokumentë të kësaj natyre në pavionet që do të hapen nesër në Tepelenë.

E keqja, zonja Ministre, ka patur dy fytyra dhe që të mos harrohen, së bashku, i duhen dhënë të dyja.

Sepse, 23 gushti që po ngrihet, do të harrohet shumë shpejt, ndoshta që me 24 gusht, nëse e vërteta dhe e drejta nuk qëndrojnë sëbashku.

12 komente në ““Për kë ngrihet memoriali?””

  1. Haslikaj says:

    Shume sakte Bedri Islami.
    Kam kenaqesi qe me keto ceshtje dhe te vertetat e tyre merren njerez te ditur por edhe patriot si Bedri Islami.
    Te gjitha jane te verteta sic i pershkruan Bedriu, duke shtuar(nga ana ime) se vete Bedriu vjen nga nje familje patriotesh te goditur rende nga fashizmi dhe eshte nip ne nje nga familjet qe u pergjaken keqas nga baballaret e atyre qe sot do te mburren ne Tepelene per “antikomunizmin” e prinderve te tyre, ne prezence te nje ministre me mbiemer Kumbao, nje zonje qe nuk ka asnjefare lidhje me kulturen e sidomos me Partine Socialiste, ashtu sic nuk ka lidhje me te majten edhe shefi i saj, Pallosh Corapekuqi, nje i djathte ekstrem, qe forca akoma te paidentifikuara e sollen ne krye te PS.
    Por keto qe pershkruan Badriu, ndodhin per shkak te terheqies se vemendjes nga deshtimet e kesaj qeverie, sic benin dikur ShQUP-asit, te cilet talleshin dhe u merrnin votat ish te perndjekurve politike.
    Per turpin e Rames e te Kumbaros, sot nuk permendet asgjekundi Lufta Nac-Clirimtare dhe nuk perkujtohen heronjt e saj, nuk u rregullohen varrezat deshmoreve, pasi nuk i lidh asgje me te majten qe kete periudhe e ka te shenjte.
    Bedri, une te falenderoj. Respekte.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Referendum Mbarëkombëtar:
      *
      Përkujtimi i Viktimave
      të Sistemeve Totalitarë
      të nisë me çuarjen për skrap
      të Mutumentit Zogji i Parë!!
      *
      @Bedri Islami
      .
      Siç e di
      dhe Ti Bedri
      kërmat kanë
      një strategji
      t’a përçajnë
      SHQIPTARINË
      e t’ja nxijnë
      HISTORINË!
      .
      Se në Luftë
      Dëshmorë vranë
      se në paqe
      humbën davanë
      trupat kanë
      në Shqipëri
      mendjet, zemrat
      në Serbi.
      .
      Dhe kur erdh’
      “Demokracia”
      ditë të bardhë
      s’pa Shqiptaria
      Bulevardi
      Dëshmorë të Kombit
      si çiban
      statuja e Zombit!

      vijon

      1. VFLP says:

        VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT!
        Kolaboracionistet e fashizmit dhe tradhetaret e Atdheut moren denimin e merituar per krimet qe kishin bere!
        Familjaret e tyre dhe te afermit e tyre ishin rrezik potencial te beheshin kriminele dhe bandite, spiune e tradhetare. Koha e vertetoi se pikerisht ashtu u bene, atehere dhe sot, pinjollet e tyre vazhdojne te jene antishqiptaret me te ndyre!

  2. heronjt e tradhtis dhe antishqiptarizmit says:

    PER çfar viktimash e ke fjalen o debil gazetar , kto familje jan sjell nga veriu se ishin çerdhet e reaksionit te veriut dhe per te ndar shapin nga sheqeri qeveria e asaj kohe largoi ata familjaret e kriminelve dhe antishqiptarve qe benin krime ndaj popullit ne veri , i ndan falijaret qe pergjegjsia te i takonte krimelit se me qendrimin e familjeve te veta atje kriminelet e reaksionit filluan ti kthejn ne çerdhe kriminelesh shtepit e tyre , kjo esht e verteta , kta kriminel ishin ish bashkepuntoret e nazifashizmit qe kishin ber krime ne kte vend dhe ishin larguar me ushtrin naziste nga vendi , kta u ben vegla te UDBs dhe agjenturave te huaja dhe vinin te rrexonin pushtetin popullor te asaj kohe qe votohej nga 99.99 perqind e popullit shqiptar , çfar mutin kan vuajtur kta ne kte kamp , kta kishin te drejt pune dhe shkolle por ishin te kontrolluar kte nder ja ben kriminelet qe kishin ncier kto familje nga gjiri vet , sja beri askerkush tjeter ,pastaj ne vitet 50 vuanin per buk ter populli se ishte kriza e bukes , bile dhe nga malarja e trasheguar nga regjimi zogut , ne at koh vuanin per buk e per mjek dhe familje qe kishin dhen gjakun per lirin e vendit kunder pushtusit ne at koh , te ter SHQIPTARET hanin nga 300 gram buk , se ishim e te sa po dal nga lufta , ishin te xhveshur dhe te zbathur si mos me keq , ishim nje vend qe nuk trashegoi asgje nga zogu vetem mjerim , tregoini te verteten fmive tuaj o zullumqar o mashtrus ordiner se po i nxirni debila me dhun brezin e ri vetem per ti ber qefin familjeve te tradhtarve te kti vendi dhe familjeve te antishqiptarve , mos i thurni lavdi tradhtis antishqiptarizmit , por thurini lavdi atyre qe dhan gjakun per lirin e kti vendi pa interes qe luftuan kunder pushtusit dhe kryefamiljarve te ktyre te vuajturve qe ju i qani hallin sot , plera ju dhjefsha historin qe po ndertoni me genjeshtra e mashtrime legena pa moral , kan hall se i ngl qefi familjeve dhe pasardhesve te tradhtarve dhe antishqiptarve , por se i mbetet qefi familjeve te 28 mij deshmorve me te drejt per kte se rruan njeri , kurvat e sitemit shkerdhat , shtet si ne kohen e dumbabistve ne mijvjeçarin e tret , qe gjithsecili e ben historinsi i do bytha .nuk ka njeri ti ver fre genjeshtres dhe te tregoj te verteten.

  3. vang says:

    Harruat cfare bene me heroinat e MIRDITES.Ata qe e bene jane gjalle dhe mburren edhe sot.

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Je shume i trashe per te qene dinak o Bedri. Ngaterron qellimisht arin me dollarin ose kekun me byrekun. Sarkazmat dhe ironirat tregoja naj tjetri. Si mund te perdoresh sarkazmen e ironine ndaj nje te porsalinduri qe e cojn ne internim, cfare lloj hipokritesh e zemerkazem jeni xhanem? Dhe ishe diktatura me e eger ne europen lindore e krahasimi me kosoven ska bythe ku te qendroje, apo ai i belgjikes. Kosovaret nen Titon bridhnin boten me pashaporte jugosllave nderkohe qe shqiptaret nuk nderronin dot qytet se ju duhej aprovuar pashaportizimi nga nje rreth ne tjetrin. Cdo njeri mban pergjegjesi individuale per krimet qe kryen, familja apo fisi nuk kane pse te vuajn por per ate rregjim denimi i familjes dhe fisit ishte pjese e terrorit psikologjik qe ushtrohej ndaj popullates ne pergjithesi, per tju thene qe ja se ku perfundoni nqs dikush nga familja juaj vepron kunder nesh, ose ja si perfundon familja jote nqs ti je kunder pushtetit. A nuk zbatonin dhe nazistet apo fashistet te njejtat metoda me kundersharet e tyre? A nuk internonin apo pushkatonin ata familjare apo familje te tera te kundershtareve te tyre? Pra edhe komunistet nuk ishin me te mire e me te drejte se pushtuesi ne raport me ata qe mendonin ndryshe nga ata. Veriu ne pergjithesi kishte ndjenja antikomuniste dhe terrori fizik e psikologjik ishte e vetmja menyre qe Hoxha ta vinte ate pjese nen sundim. Nuk mund te pranonte Hoxha autoritet tjeter vec vetes se tij ne ato zona prandaj dhe nacionaliste me emer e me ndikim u vrane apo u burgosen e midis tyre ka emra qe kane luftuar kunder serbit ne mbrojtje te shiperise, pra ishte dhe nje favor qe i behej serbise zhdukja e figurave nacionaliste ne veri. Familje te tera me emer u zhduken me rrenje e me dege. Te persekutonin pse kishe pasur nje dajo me Ballin, dajo qe ti e takoje nje here ne vit, e kupton deri ku shkonte terrori psikologjik, gerrmonin e gerrmonin deri sa dilte nje armik ne fis e pastaj te vinte operativi zones e te bente propozimin per tu bo 80 leksh e te merrje ne qafe ndonje fakir qe i kishin vene syrin oseeee e di vete ti se cte pret. Perendimi i mbylli hesapet me luften dhe fajtoret pak pas perfundimit te saj ndersa ne shqiperi ato jo vetem qe nuk u mbyllen por u hapen te tjera me luften ndaj kulakeve, borgjezeve, kishave e xhamijave, kulturave dekadente, lufte ndaj artit modern, muzikes, modes, televizioneve te huaja, radiove te huaja, opo nuk mbaronin luftrat ne ate sistem. Trauma qe kaloi populli nen ate rregjim reflektohet edhe sot pas 30 vjetesh ne menyren se si reagon dhe se sa kollaj manipulohet opinioni publik. Dhe ku nje dore te mire ne kete rimanipulim japin dhe njerez si shoku Bedri.

    1. Lee lee says:

      Ndoshta jam gabim .Eshte pak lemsh kjo historia e veriut.Duhet ta mesojme .

  5. ben says:

    Keto dite u be lajm qe eshte gjetur nje gjerman, roje ne Aushvicin e tmerrshem, 95 vjecar dhe eshte ekstraduar ne gjermani per tu gjykuar. Roje!! Kriminelat tane te mbasluftes, Enveri dhe Mehmeti, ju turren popullit qe ishte kunder komunizmit dhe i sakatoi. Tek ne pati vetem banditizem qe behej per te qeruar kundershtaret dhe per te mbajtur pushtetin. Po te ne edhe demokracia erdhi e deformuar, se ndryshe sot nuk do dilnit kaq hapur, o kriminele, qe krimet qe u bene ne kete vend e kete toke i quani normalitet. Turp!

    1. lali says:

      Ata qe e kane gjetur e ekstraduar jane aleate te luftes nac-Clirimtare te drejtuar nga Enveri e Mehmeti e sot jane heronje ne vendet perkatese !Imagjino se ku do ishin sot keta qe ekstradojne kriminele sikur vendi i tyre te qe okupuar e qeverisur nga koloborocianistet e nazizmit!Imagjinoni sikur keto vende te kishin Ben-ner te ketij tipi e mendoni ku do qene sot nga Ben-et!Sa perpara na ka çuar kjo demokracia qe na importuan “miqte me gisht ne bythe”!

  6. Tepelenasi says:

    Thone qe 95 i cili u ekstradua per ne Gejermani nga “miqte” ,thone se do te rigjykohet ne Tepelene e do te burgoset po aty!Rama thone se i ka premtuar kancelares si Hilarit me 2000 petritat iranianet muxhahedin!Shtet dordolece e popull i konvertuar tashme ku Tepelana ne fak u keqtrajtua nga koha e sistemit komounist per mese 45 vite duke mos u bere asnje investim serioz e duke e lene kete popull trim e te drejte gjithnje nen blektori!Tani pas ardhjes se demografise Tepelenasit perfaqesohen nga Gramoz Ruçi ku nuk eshte ndonje çudi qe te jete miratuar prej tij !Ka adhur koha e legenizmit e kete dijne ta luajne mire ata qe jane nen tutelen e shalegjatit Rame!Turp jo per qeverine e kumbarot por per kete krahine ku sot minimumi duhet ti debonin keta rrugeçer qe trasformojne historine siç duan apo siç kane porosite nga “miqte”!

  7. astrit says:

    Per nazistet ka nje gjyq qe quhet gjyqi i nurenbergut. Shembull se si trajtohet ligjerisht nje veper e nje njeri kriminel. per bashkepuntoret e fashistave e nazistave ka me qindra gjyqe ne shqiperi qe nga niveli ligjor jane gjyqet ma te turpeshme per nje ligjvenes, me ato letra dhe nje kriminel sot del i pafajshem. injorace e plote e njerezve qe ishin injorant dhe kriminela. Per krimet e komunistave ne shqiperi kemi shprehjen Bashkefajtor e bashkevuajtes! Ne kemi nevoje per nje gjyq te tipit Nurenberg. ndryshe nuk do kete paqe sociale ne kete vend.

    1. Selim says:

      Ishin te buta gjyqet shqiptare per kriminelet e luftes se dyte.5000 te pushkatuar nr Francen e pas luftes.As 100 nuk jane pushkatuar ne Shqiperi nga qelbesirat qe pergjaken popullin gjate luftes.Klyshet e tyre sot,duke dashur te vene vetulla po nxjerrin syte e tyre.Keta bije bushtrash qe u mbarsen nga nazistet dhe fashistet sot po deshmojne se jane pinjolle te denje te baballareve te tyre sahanlepires te naziteve dhe shqiptarvrases.Ky qendrim i tyre sot perligj ate lufte te domosdoshme qe u be per ti mbajtur keta minj gjirizesh nen kontrolle dhe diktature per ti hapur keshtu rrugen e arsimimit dhe zhvillimit mbare popullit shqiptar.Poshte kriminelet e luftes dhe te demokracise.Rrofte populli shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje