"Për çështjen e kufijve kryeministri lau duart si Pilati, kryetari i opozitës nuk ekziston"

27 Gusht 2018, 14:25Blog TEMA

Nga Jozefina Topalli

Per ceshtjen e kufijve-Kryeministri lau duart si Pilati , Kryetari i opozites nuk ekziston .

Prej disa javesh Presidenti Thaci dhe Vucic flasin per ndryshime kufijsh.
Kunder kesaj ka dalur hapur Gjetmania e Britania duke terhequr vemendjen per rrezikun e madh qe mund te shkaktoje prekja e kufijve.

Brukseli perserit vazhdimisht qe “ne duam garanci qe te mos cenohet stabiliteti i Rajonit”.Nderkohe me eren e Trumpit ,US ka nje qendrim me pragmatist, por duke bere kujdes e duke kerkuar qe gjeja te mos pershkallezohet ne lufte ne rajon.

Nderkohe me ndonje perjashtim te rradhe politikanet shqiptare kane folur me vonese ose vazhdojne te heshtin thua se behet fjale per kufijte e Afrikes dhe jo te kombit tone; thua se nuk kemi humbur boll nga territoret tona; dhe thua se kufijte u ndryshokan me lehtesine me te cilen njeriu ndrron trotuar; thua se korigjimi do i sillte Kosoves toke serbe, kur ne fakt flitet me ba pazar vetem me toke shqiptare. Serbia ne çdo rast luan vetem me qarin.

As sot ne takimin informal te kryeministrave( te munguar) te rajonit nuk u fol per ate qe po ndodh, me perjashtim te Hajredinajt. Thua se kufijte jane çeshtje e dores se fundit .. ku e ku me pak e rendesishme se roaming ne rajon qe nuk i hyn kujt fort ne pune..

Kosova i ka kufijte e saj tha natyrshem Kryeministri I Kosoves edhe ne konferece shtypi.

Kryeministri shqiptar nuk tha se ishte dakord me Hajredinajn.

Ne pergjigje te pyetjes per ndryshime kufijsh tha e mendonte si Hani, i cili praktikisht beri kujdes te mos te angazhohej ne deklarata.

Sot Rama ngjasonte si Pilati.

Lau duart. Nuk kishte gje me thene.. per kufijte shqiptare…nderkohe qe tha se nuk mund te ishte indiferent ndaj emigranteve qe vijne nga Afrika.

Duke u kthyer tek Thaçi.

Integriteti territorial i nje vendi nuk eshte e nuk mund te jete ne dore te nje njeriu .Ai eshte i percaktuar ne dokumentat themeltar te vendit , ne Kushtetuten e Kosoves, ne dokumentat nderkombetare.

Ceshtja e kufijve nuk eshte ceshtje as e dy personave dhe as e dy vendeve. Rrezja e influences se saj shkon pertej rajonit dhe Europes.

Ajo behet globalr.Prandaj asnjeri as ka te drejte as ka mandatat me hedh ne pazar tokat shqiptare.

Sa per heshtjen epike te kryetarit te opozites ne Shqiperi per çeshtjen e kufijve,mos ia vini re…ai nuk ekziston.

9 komente në ““Për çështjen e kufijve kryeministri lau duart si Pilati, kryetari i opozitës nuk ekziston””

  1. Nikolini says:

    Nivel shume i ulet jo vetem politik, por edhe ne menyren e te shprehurit. As nje brigadiere e fasonerise nuk mund te kete kete nivel. Ne Shkoder ka mjaft intelektual, historian, gjuhetar, njohes te mire te politikes dhe zonja mund dhe duhej te konsultohej me ta. Ata mund ta ndihmonin per te perpiluar nje deklarate te tille qe ti pergjigjej postit te dikurshem qe ia a paten dhurue kesaj zonje.
    Kjo zonje edhe si formim arsimor, nuki ka mundesite apo kualitetet te merret me gjeopolitiken, fushe shume e sofistikuar aktualisht ne Ballkan.
    Ksaj i thone “sa me u gjete Kola ne pune”.

    1. lona says:

      Nje koment i shkelqyer….Bravo Z.Nikolini !

  2. Shoqeria civile says:

    Ke Dale ne ste foto si gruaja e leninit kur e
    Futi stalini ne cmendine
    E bete kte vend me i dhi n’te.

  3. kryeministri jon di se çben ska nevoj per mendjen e politikanve te perenduar says:

    O ti mendimtare modhe ,nuk i takon kryeministrit SHQIPTAR te hy ne punet e brençme te shtetit te kosoves ,se kur foli nje fjal e i tha Vuçiçit qe kosova esht e pa varur , e shan kosovaret i madh e i vogel i erdhi keq per Vuçiçin si duket , e degjeneruan te ter politikanet e kosoves se pse futi hundet ne nje shtet tjeter te pa varur ,ne nuk jemi ber per te tallur bythen te tjeret se do ti gjoia te na tregosh se sa ka humbur politika me ty , te paditurit dhe fajtoret vetem japin mend dhe akuzojn te tjeret me mentimin qe duke denigruar ata i japim vler vetes , kjo hecen me debilat dhe injorantet , ata qe kan tru ne kok i din punet si kan rrjedhur kur kryeministri EDI RAMA kerkoj te mbronte kosoven , bile dhe kur shkoj ne palamentin e kosoves ata mir qe nuk e rrespektuan por e ofenduan duke u larguar nga salla parlamentit ata plerat e LDKs kosoves , nuk katrut dhe mendjen tende KRYEMINISTRI ED RAMA jeni vite drite lark per inteligjec , ti mun te ja kalosh per llapen e gjat dhe te pa edukuar , por per intelekt fol me SHQUPIN mos u ngaterro me ED RAMEN esht tjeter kapacitet.

  4. IVONI says:

    ZONJUSHE, KOSOVA ESHTE SHTET ME VETE , ME NJE PERBERJE DERMUESE SHQIPTARE , POR QE UNE ME GJITHE SHPIRT URROJ TE BEHET SHQIPERI ..! SHQIPERIA , POLITIKANET E SAJ , NUK DUHET TE NDERHYJNE NE PROBLEMET KOSOVE – SERBI , PASI NUK ESHTE E RREGULLT ..! QEVERIA SHQIPTARE , PRESIDENTI , KRYEMINISTRI ETJ , MUND TE JAPIN MENDIMET E TYRE NE PERFUNDIM TE BISEDIMEVE QE BEHEN PER PROBLEMIN E KUFIJVE ..! ME VJEN KEQ ,SE TI KE QENE K/PARLAMENTARE DHE KETO PROBLEME TE SE DREJTES NDERKOMBETARE DUHET TI DISH..!TE BESH VEREJTJE PER K/ MINISTRIN KU ESHTE E LLOGJIKESHME , PER TA NDIHMUAR NE QEVERISJEN E VENDIT ..!ME INTERESON QE VENDI TE QEVERISET ” ME DUAR TE PASTRA “..!

  5. neutrino says:

    Ty bashke me Drakulen shqiptare ju rruhet shume per shqiptaret dhe Kosoven.

  6. Zhulezfin says:

    Ai i lau duart,kryetar opzite nuk ka,por ja je ti me patozin e cunin e fahriut,na e zgjidhni ceshtjen e kufirit dhe hallet e popullit……
    Ti dukesh sikur ke dale nga cmendina.

  7. mik says:

    Komentues banal, vetem me sha dini !!
    Nuk keni by…. te argumentoni dicka, por per ofeza jeni te paret.
    Njeri i thote, ke fol thjeshte, e thjeshtesia nuk asht inteligjence, qe don me than, nuk i pershtatet statusit te saj !!
    Tjetri gjykon tualetin ( make up ) e saj, se ajo domosdoshmerisht duhet te duket e bukur, e jo si e cmendur!!
    ASNJE NUK I THA QE KE TE DREJTE, SE KOSOVA ASHT TOKE SHQIPTARE! !

  8. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Per Zotin ti je me u ba drejtue Partine Komuniste pasi Komunistat po flejn gjume.
    Leni Demonkratet se ato marrin para per te heshtur dhe vetem llapin se s’dijne me ba gja tjeter. Luli ka lidh krushqi me tan Socalistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje