Strehimi i 20 emigrantëve, flet presidenti i Puglias: Shqipëria meriton të bëhet pjesë e BE, qeveria italiane u shpëtua nga Rama dhe Papa Francesco

27 Gusht 2018, 18:06Politika TEMA

Presidenti i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, ka folur lidhur me gadishmërinë e Shqipërisë për të strehuar 20 refugjatët e ardhur me anije drejt brigjeve italiane.

Përmes një statusi në Facebook, Emiliano shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama shpëtoi qeverinë italiane, dhe se vendi ynë meriton të jetë pjesë e BE.

“Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë iu shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian.

Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike.

Tre ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi të marrë 20 nga refugjatët që ishin bllokuar në bordin e anijes “Diciotti” në portin e Katania-s në Itali. 

Qeveria shqiptare e ofroi ndihmën për shtetin italian, si një “kthim nderi” për pranimin e mijëra emigrantëve shqiptarë në kohët e vështira për popullin shqiptar.

 Italia po përballet me krizën e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme prej disa muajsh, ndërkohë që qeveria italiane ka vendosur të mos lejojë më zbritjen e tyre në portet e vendit. 

Vendimi i qeverisë shqiptare, u përshëndet nga qeveria italiane dhe u cilësua si një shenjë maturie e një vendi që meriton të bëhet pjesë e BE-së”, shkruan Michele Emiliano.(TemA)

1 komente në “Strehimi i 20 emigrantëve, flet presidenti i Puglias: Shqipëria meriton të bëhet pjesë e BE, qeveria italiane u shpëtua nga Rama dhe Papa Francesco”

  1. jon says:

    kaq donte kryerilisndasi ne kembim.. nje llaf goje nga homologu i lalit erit ne puglia. elozhet per humanizem donte, se per shqipetaret qe enden rrugeve pa adrese le të kujdeset teze Merkel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje