Ne optiken e ministrit të Jashtëm te Serbise, Ivica Daçiç, propozimi për rishikimin e kufijve me Kosovën, nje ceshtje qe ka ndezur nje debat te gjere ne opinionin publik, e rikthen nga fillimi diskutimin për pavarësinë e Kosovës.
Keshtu raportojne mediat serbe te kete thene për televizionin shtetëror në Beograd, Daçiç. E kete situate, ministri e quan triumf të Serbisë.
“Ky është me të vërtetë një ndryshim dhe sukses historik dhe tani jemi sërish në fillim.
Është një nga dëshmitë e prekshme se ne ishim në gjendje për të ndryshuar praktikisht pozicionin e betonizuar të vendeve Perëndimore për Kosovën.
Kjo temë është diskutuar edhe më parë, por konsiderohej një çështje e mbyllur”.
Por Daçiç tashmë e ka të qartë se rishikimi i kufijve eshte mundësi që Serbia të mos dalë krejtësisht e humbur.
“Na ofrohet një mundësi historike për të marrë diçka për kombin dhe popullin tonë në veri të Kosovës. Nuk mund ta refuzojmë mundësinë, por më lejoni të them që ky është fillimi.
Askush nuk na ofron mundësinë që Kosova të mbetet brenda kufijve të Serbisë”, tha ai.
Ashtu si Presidenti Vuçiç, edhe kryediplomati serb Daçiç shpreh shqetësimin se zgjidhja që propozohet për çështjen e Kosovës mund të mos ketë mbështetjen e shumicës së serbëve në një referendum të mundshëm për këtë çështje.
Presidenti Vuçiç ka deklaruar se në 9 Shtator do të vizitojë serbët e veriut të Kosovës, të cilëve do t’u parashtrojë edhe planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
NUK te çudit as gjo nga kto , se ky popull nuk e do vendin e teparve , jepini nga njeqind mij dollar te siguroj un do largohen te ter nga vendi kosovar e SHQIPTAR te ter do largohen ja u len vendin vet ,jan pasardhesit e zogut kurves azgje me shum.pasardhesit e toptanit xhaferr deves me shok .
Jo delir, por logjike matematike: Ky eshte fillimi i fundit te pavarsise se Kosoves. Lopari i Brojes si ish-hajn i farmerkave peveq multi milioner e multi doktor nderi, do ta fitoj edhe qmimin nobel, e ndoshta edhe qmimin oskar. Pse jo?
Ju ka kap negativiteti o njerez. Hiqeni sikur kuptoni cdo gje pa patur informacionin minimal te asaj qe diskutohet. Serbet e kane humbur kosoven, e kane humbur me lufte dhe kane nenshkruar ne Kumanove, ata e dine shume mire kete. Kufinjte e Kosoves Jane qysh nga ish jugosllavia. Serbet kane dashur veriun, ate kane kerkuar perhere dhe e kerkojne. Me sa duket, Vucic kerkon veriun kurse Thaci ofron shkembim me Luginen. Bisedimet jane te dyaneshme, po nuk rane dakord palet asgje nuk ndryshon, do ngelet sic eshte.
Fillimi thote Dacic. Eshte ndryshuar qendrimi i Evropes per Kosoven.
Te tjerat vijne me vone..
endrrat e dacicit
Alarm kombetar! BOTA eshte e atyre qe digjen jo qe ngrohen kane thene te zgjuarit.Ne kete situate tragjike per kombin tone shpresa e vetme -per mendimin tim -mbetet Albin KURTI me shoket e tij.Por gjer tani edhe LVV po vegjeton e po tregohet anemike e pa kuraje.Nese ndodh katrahura edhe LVV-ja bashke me Altinin do te damkosen nga historia te pakten si dordolece e plehra te pavlere . ne mos me shume.ALTIN! Zgjohuni! O SOT O KURRE!Shqiptaret nga te kater anet i kane syte e shpresat tek JU ! KOHA NUK PRET !