VIDEO: Ky është momenti kur policia gjen 67 kg kokainë të fshehur brenda kokrrave të ananasit

28 Gusht 2018, 17:21Lifestyle TEMA

Policia spanjolle kapi 67 kg kokainë të fshehur brenda kokrrave të ananasit dhe arrestoi shtatë persona në Madrid dhe Barcelonë.

Brenda lëvores së ananasit, kontrabandistët kishin futur cilindra kompakt të kokainës të mbështjellur me dyllë të verdhë.

Spanja, me lidhjet e saj historike dhe gjuhësore me Amerikën e Jugut, është pika kryesore e hyrjes në Europë për kokainën që kryesisht vjenë nga Kolumbia.

 Kontrabandistët shpesh përdorin metoda krijuese për të shmangur doganierët spanjollë. 

Në vitet e fundit, policia ka gjetur kokainë brenda implanteve të gjirit, parukeve dhe karrigeve për invalidët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje