Një ish agjen i CIA-s pretendon se ka vrarë legjendën e muzikës, Bob Marley.
Bill Oxley thotë se Marley nuk vdiq si pasojë e kancerit në moshën 36-vjeçare, por u vra pikërisht nga ai.
Oxley tha se ka kërkuar vrasjen e Marley, midis 17 vrasjeve të tjera, për qeverinë amerikane midis viteve 1974 dhe 1985, në një kohë kur CIA ishte ‘ligj më vete’.
79-vjeçari, i cili ka punuar si agjent për 29 vite, u përdor shpesh si sulmues për objektivat që konsideroheshin “kërcënim për interesat e Shteteve të Bashkuara”.
Oxley thotë:
“Nuk kisha asnjë problem me procedimin për vrasjen e Bob Marley sepse isha patriot, besoja në CIA dhe nuk pyeta asnjëherë për motivin.
E kam kuptuar gjithmonë se ndonjëherë duhet të bëhen sakrifica për të mirën më të madhe.”
“I dhashë atij një palë Converse All Stars. Kur veshi konversat bërtiti ‘OUUUCH’. Kjo ishte. Jeta e tij mbaroi aty.
Konversat ishin mbushur me viruse dhe baktere të kancerit që i prekën lëkurën.
Ka pasur një seri vrasjesh të profilit të lartë në SHBA në fund të viteve ’60, në fillim të viteve ’70.
Kur erdhi koha e Bob Marley, menduam me finesë. Jo më plumba dhe tru të spërkatur”, vijon ai.
Oxley thotë se mbajti kontakte të ngushta me Marley gjatë viteve të fundit të jetës së tij.
Kjo, për t’u siguruar që këshillat mjekësore që kënëgëtari mori në Paris, Londër dhe Shtetet e Bashkuara, do të shpejtonin vdekjen e tij, pasi Marley vdiq 4 vjet pasi u diagnostikua me kancer.
“Herën e fundit të e pashë Bobin para se të vdiste, ishte dobësuar shumë. Ai ishte shumë i mbyllur, u tret para nesh. Kanceri kishte bërë punën”, thotë Oxley.
CIA ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e Marley, por rrëfimi i Oxley përputhet me gjetjet e shkencëtarëve Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014.
Ata zbuluan se melanomat misterioze të acraleve, lloji i rrallë i kancerit të lëkurës që shkaktoi vdekjen e Marley, nuk u shkaktua nga dielli.
Edhe djali i Marley, Ziggy, në një intervistë në vitin 2013, ka lënë të nënkuptohet se i ati mund të jetë vrarë:
“Unë nuk e di se çfarë të besoj … ka shumë teori”, tha ai.
Ajo që nuk dihet, është arsyeja përse CIA do të donte të vriste Marley.
E vetmja arsye mund të gjendet tek disa këngë të Marley kundër CIA-s, pasi në fund të viteve 1970, Xhamajka u mbush me armë të lira, heroinë e kokainë, sundim të bandave të krimit, dhe sipas kryeministrit Maurice Bishop, këto ishin “përpjekjet e CIA-s për të shkatërruar ekonominë”.
Por, vështirë se CIA mund të urdhërojë vrasjen e dikujt, vetëm se i ka bërë këngë kundër.(TemA)
Kanceri nuk kalohet me kontakt fizik dhe nuk është i shkaktuar nga as nga viruset as nga bakteret por o është gjenetik ose shkaktohet nga faktor të jashtëm ekstrem si radioaktiviteti ekstrem.
Artikull i rrem I bërë për të denigruar qeverinë amerikane, CIA dhe patriotizmin si vlerë.
CIA ka rrezuar 50 qeveri legjitime dukre u bere pergjegjese per vrsjen e miliona njerzve ne gjithe boten. Jo me per te vrare Bob Marlin apo qofte dhe presidentin e shba ne at kohe. Patriotizimi eshte per idotet si ky qe e besonin ne at kohe, ketu behet fjale per interesa politike.
MUNGON ARMA E KRIMIT DHE… MOTIVI!
– Nje fake news ordinere me shume !
1- Kanceri nuk eshte nje semundje ngjjitese qe mund te perhapet me viruse ose bakterie.
Shkencerisht e pamundur dhe e paprovueshme.
2- Kengetari i famshem kishte 3-4 vjet perpara qe ishte diagnostikuar me melanome dhe kurohej ne SHBA, Angli dhe France prej 4 vjetesh ! Melsnomat agresive nuk i kalojne 6 muajt .
3- Kanceri nuk eshte helm me veprim te menjehershem qe sa t’ia injektosh “ OUUUCH” Och he drew! Marley nuk ka qene coban lopesh !
4- Agjentet e CIA-s jane specialistet me te mire te nje zbulimi ne Bote jo lope qe denoncojne vetveten per vrasjen qe nuk kane afat parashkrimi kohor krimi !
Nje fake njuz me shume ne oqeanin pa ane te lajmeve te rreme dhe sensacioneve idioteske te nje aventurieri !?
5- Te vrasish nje superkengetar per nje kenge kunder CIA-s !? E pamundur ! Mungon kambana… motivi .
Dokrra te nje matufi plak. Nuk infektohet me kancer ashtu si ky i gjori pretendon. Ky ndoshta ne rinin e ti ka enderruar te ishte agjent sekret i CIAse dhe tani para vdekjes i perjeton ato fantazira. B.Marley gjoja me kenget e tia e paska rrezikuar Ameriken dhe CIAne dhe si hakmarrje CIA vret kete, mbush Jamiken me droge e arme dhe shkaterron ekonomine e sai…..
E verteta eshte qe minjve u injektohet kanceri ne laborator.
Ka shume mjndesi qe konverset e dhuruara kane qene te pergatitur me permbantje mikroelementesh radioaktiv qe rrezatonin dhe shkaktonin kancerin e lekures. Por ky injoranti kujton se kane qene me viruse dhe bakterie.