Artur Zheji thotë se policët që sigurojnë jetën e kryeministrit Edi Rama janë fakirë fukaraje.
Ai nuk është dakort që shefi i qeverisë të ketë këtë lloj sigurie.
Për këtë analisti ka bërë një shkrim për të bërë thirrje që mos angazhohen shumë efektivë që të garantojnë lëvizjen e tij nëpër Shqipëri.
Ndër të tjera Zheji shkruan:
“Përpara se Ay, të niset për diku, për një vizitë apo për një rrugëtim, Garda e Republikës, lajmëron qëndrat e policisë që janë në trajektoren e rrugës së tij.
Policia lajmëron Rrugoren dhe komunat dhe bashkitë aty ku kalon rruga e Km-së dhe eskortës së tij me të paktën 8-9 makina.
Qëndrat policore brofin në këmbë dhe krijojnë një kordon të rreptë kontrollesh dhe parkojnë makinat apo motorrët e tyre, në çdo kënd dhe në çdo kthesë, mbajnë shënim targat e makinave të “dyshimta” dhe tregojnë një zell të mbrapshtë disiplinor, edhe nëse 5 minuta para lajmërimit, ishin duke ngrënë fara, apo duke punuar si privat diku tjetër, për të rrumbullakosur rrogën.
Se për fat Vettingu në Polici, u harrua dhe makinat e të vërtetës, nuk erdhën dot nga jashtë shtetit, se ka krizë buxheti.
Por gaztorët më të mëdhenj, janë dhe bëhen, pushtetarët lokalë, pavarsisht ngjyrave partiake.
Ata hedhin në sulm, të gjithë zorzopërinë e qyqarëve që mbajnë në punë, nga mirëmbajtja e rrugëve, te gjelbëruesit e dhimbshëm që mezi mbahen në këmbë.
Dhe fillojnë e krruajnë rrugën, sidomos atë lokale, në të djathtë e në të mëngjër, e shkulin barishtet e egra, largojnë ndonjë tullë apo qërrojnë ndonjë bajgë të qerreve dhe forcojnë ndonjë vizë rruge.
Kjo ndodh në panik rreth 2 orë përpara, se sa eskorta e sulltan mavrisë, të rendë me shpejtësi, duke mbrojtur nga qoftëlargu, jetën e çmuar të Km-së, nga ndonjë rrezik apo protestë e rastësishme të pakënaqurish (pavarësisht se nuk kemi kurrë nga këto në traditën tonë të shkëlqyer).
Dhe kështu pra, nëse ndalon makinën dhe pyet ndonjë nga këta fakirë fukaraje: “Se çfarë po ndodh?”
Ai të përgjigjet në mënyrë konspirative se: “Do kalojë i madhi këtej…prandaj duhet vënë rregull…”dhe fshin në mënyrë teatrale ndonjë sumbull djerse dhe drejton me krenari, krrusjen e trupit eshtak dhe të rregjur nga skamja e varfëria.
Por…
Këto janë skena të përsëritura, në Historinë e Madhe dhe në historinë mjerane të diktatorëve dhe të diktatorucëve shqiptarë, që në fillimet e Pavarsisë.
Trashëguar nga kohërat kur kalonin Pashallarët oriental, me ushtri dhe harreme pas.
Ajo çka ndryshon në këtë kohë që mbajmë shënim, është se harremi i Km-së sonë, nuk ka gra, por burra të tredhur…
Do shkojmë në Europë apo jo?!”, shkruan Zheji. (TemA)
Edhe ti je nje i TREDHUR !
Obo i mbarojë lekët që i dha Sala dhe hodhi në eter një shkaravinë tjeter për te vazhduar pokerin.Sigurisht që as e marë mundimin t’a laxojë këtë shkaravinë sepse do të mëduket vehtja si zhgaravinshruesi
A mund te villte me ndyre se kaq nje antishqiptar si tur-bozhur-majmuni ?
Eshte lajm i mire,,,,gropa septike mediatike nuk po gjen asnje shteg per gjellitjen e parase publike ne shtetin e shqiptareve .
Mire per mbrojtjen e “sulltanit ” brrockullise sa deshe dhe si deshe, por cudi e madhe me ty more zorzop, se ne ka zorzop ne kete vend besoj se ti je kreu, si nuk ke thene nje fjale te vetme per qoftlargun, gjate sundimit dhe pas sundimit te tij!? E di ti se ai kanakari yt edhe sot e kesaj dite, pas 5 vjetes te shporrur nga pushteti, mban veshur ende antiplumb dhe nje taborr kamikazesh te ligjshem dhe te paligjshem? Rrezik qe kur vete ne hale, me pare do te shkojne kamikazet, te verifikojne qe ne te nuk eshte vendosur ndonje kallep tritoli, se mos na e hedhin ne ere me breke neper kembe!
O kar me nyje dhe me zyle ! Policët janë në shërbim të shtetit se rama nesër largohe dhe vjen një tjeter.
. Ky të dhjet së qeshuri ???
E ka gabim edi Rama nuk eshte sulltan edi Rama do te ne coje ne Europe me ndihmen e gylenit dhe erdoganit me shume xhamia me shume shkolla turke me shume firma turke dhe shqiperia eshte e sigurt
Artur ZHELE !!! Akoma nuk po e kupton si je KATANDISUR ?! JAZEK !!!
Ik more i pa fytyr,xheloz idjot,ti vjen era perc e flet per te tjeret ,po a ka me i teresaxhi e goje e byth perdredhur se sa ti more faqezi,ike germisu germuqar.