Darko Mlladiç, djali i ish-komandantit famëkeq të ushtrisë serbe, koka e masakrave në Bosnje, ka folur rreth shëndetit të babait të tij të ndodhur në qelitë e Hagës.
Siç është përfolur, ai atje është keqtrajtuar nga të tjerë të burgosur, dhe pak a shumë kjo konfirmohet dhe nga i biri.
“Në thelb, gjendja shëndetësore e Ratkos është e pandryshuar.
Ekziston i njëjti problem: vdekja e qelizave në tru për shkak të goditjeve të shumëfishta.
Siç na tha Ratko në një bisedë telefonike rreth dhjetë ditë më parë, ata e kanë qëlluar në kokë.
Ne po kërkojmë pamjet dhe raportin mjekësor për të parë se çfarë ka ndodhur.
Përveç kësaj, ka presion të lartë të gjakut, e për fat të keq mjekët në Hagë e konsiderojnë këtë si të padëmshme.
Por ndërkohë, mjekët tanë paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë probleme serioze.
Është përcaktuar se ka një fillim të çmendurisë”, tha Darko Mlladiç.
Mlladiç është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë.
PO pse nuk ishte i cmendur kur vrau kaq shume njerez??? Shenje qe vini re se po cmendet mos i ka filluar renia nga vrarja e ndergjegjes,Apo mos doni ta nxerrin si Sheshelin.Edhe ai nuk po qerohet akoma dhe goja si mbyllet,biles po te kete mundesi perseri te njejtat krime do bente.
Me vjen habi qe djali nuk e kupton se i jati ishte i çmendur qe kur kreu krime te renda.
Kur vrau gjithë ata njerëz, i beri mend pasojat?
Jo te çmendet po aty te kalbet i gjallë.
Kujt I plasi per kete kriminel? Do perfundoje si Milloshevici.
Kjo deklaratë e të birit për “çmendurinë” mund të ketë qëllim taktik për ta nxjerrë nga burgu Ratkon. Tani ai nuk mund të cilësohet më i çmendur se në kohën që kreu masakrat, por kjo është nga ato lloj çmendurie që duhen dënuar maksimalisht.
Ky kriminel i jepte urdhër ushtarëve gjatë bombardimeve të Sarajevës që zgjatën mbi 1000 ditë:
“Bombardoni sa të çmenden” – për ata që kuptojnë serbisht “Bombardujte da im ne razvucete pamet”