Ish-përfaqësuesi i veçantë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ballkanin, Carl Bildt, thotë se është iluzion të mendohet që në Ballkan mund të ketë shtete monoetnike.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Bildt e ka cilësuar si të pamundur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo do të prekte dhjetëra mijëra njerëz.
Bildt thotë se Kosova nuk ka unitetin e nevojshëm politik për të miratuar një plan të tillë.
“Sistemi politik në Kosovë është shumë i përçarë, dhe se është e vështirë të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës një plan që përfshin shkëputjen nga Kosova të veriut të saj”, shprehet ai.
Për më tepër, në kushtet kur Uashingtoni dhe pjesërisht Bashkimi Evropian po e mbështesin këtë ide, ose nuk po e kundërshtojnë atë, Bildt thotë se kjo mund të nxisë politikanë të tjerë në rajon për të kërkuar krijimin e shteteve monoetnike.
Sipas Bildt, nëse ideja e shkëmbimit të territoreve bëhet realitet, ajo nuk do të jetë një fenomen i izoluar.
Ai thotë se nëse Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës, të njëjtën gjë mund ta kërkojë herët a vonë edhe Tetova, në Maqedoni.
Bildt shprehet më tej se, duke qenë se Amerika e sotme, qëndrimi i së cilës për Ballkanin nuk është më i garantuar, një çështje e tillë do t’i lihet Evropës, e cila, sipas tij “fatkeqësisht është joaktive në raport me këtë çështje”.(TemA TV)
Ballkani nuk rron dot pa lufte. Kane kaluar 20 vjet dhe Jane shume, I ka lodhur paqa, e duan nje lufte ballkanasit.
vetem Tetova? para 100 vjetesh Shkupi kishte vetem shqiptare
O loqe…
Ku e ka hallin europa se po vritet ballkani?
Jo or jo ju ka hyre frika se po hodhi ballkani ne kosh konferencen e varsajes me marrveshje kufijsh duhet ta beje dhe perendimi qe ka goxha probleme duke filluar te kufiri franko-gjerman e kushedi ku e ka fundin
Jo, Tetova nuk ndahet nga qytetet dhe fshatrat e tjera shqiptare te Maqedonise; mos provokoni kot!
TE BEHET !
PSE JO ???
NUK ESHTE ARGUMENT AI SE PREK DHJETERA MIJERA NJEREZ !
PO QINDRA MIJERA APO MILIONA NJEREZ ( NE KETE RAST SHQIPTARE ) TE CILET , JO JANE PREKUR , POR JANE VRARE E DJEGUR QE PREJ NUK MBAHET MEND DHE…NISUR VETEM NGA LUFTA E PARE BOTERORE E NE VAZHDIM DHE KJO VETEM E VETEM PER TE KENAQUR OREKSET E FUQIVE TE MEDHA TE KOHES SI DHE TE SAJESES SE TYRE JUGOSLLAVI
ATEHERE KU QENDRON ARSYEJA E MOS KONFIGURIMIT TE KUFOJVE NATYRALE TE SHQIPTAREVE ???
SA HERE QE BEHET FJALE PER NE SHQIPTARET DALIN POLITIKANE QE KUNDERSHTOJNE VENDAS APO TE HUAJ !
SA HERE BEHET FJALE PER SERBET U GJETKA GJUHA PO NGA KETA SOJ POLITIKANESH PER KOMPROMISE DHE SI ? DOEMOS NE DISFAVOR APO NE KURRIZ TE POPULLIT , KUFIJVE APO FAKTORIT SHQIPTAR.
Gjithe Evropa eshte katrahure.Asnjehere nuk ka patur bashkepunim te sinqert midis vendeve te Evropes.Cdo shtet ne rruge dhe forma te ndryshme perpiqet tja rrase kollodokun tjetrit dhe te perfitoje sa te mundet ne kurriz te tij.
Nuk thotë futjakot Bildi TETOVA?
Shiptarellat e atjeshëm, nën sundimin FYROM-ist; kaluan gadi 3 dekada e nuk dinë të artikullojnë telashet e veta dhe
nuk kanë përkufizuar me një p.sh. MANIFEST politik se cilat territore janë të SHQIPTARËVE atje.
Bëjmë name edhe pas A. Xhaferrit të ndjerë, të PDSH-ës, e ai i ngjori pos nocionit KATEGORI, që e përmendte në cdo të tretën fjali dhe pos që u pajtua që një pjesë e DARDANISË tí ngjitet FYROM-it (aneksim arbitrar) nuk pati idenë e rrumbullaksimit të tërësisë territoriale shqiptare në FYROM.
AVAZI vazhdon. SELA më ofensivi, kotet e nuk është vigjilent për këtë problem serioz dhe prandaj BILDI përdot nocionin fabrikat TETOVA.
Nëse nuk di kufinjtë e ARËS, të bëhet ara livadh katundi, i thonë.