FOTOT: Plas "lufta" në Spanjë, 22 mijë vetë sulmojnë njëri-tjetrin me... domate

30 Gusht 2018, 16:09Lifestyle TEMA
FOTOT: Plas "lufta" në Spanjë, 22 mijë vetë

Festivali “La Tomatina” është një luftë e vërtetë me domate që zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë.

Më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.

Gjatë Tomatinës, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.

“Lufta e domateve” është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje