“Lufta civile” turke në arsimin shqiptar

30 Gusht 2018, 10:58Sociale TEMA

Me blerjen e shkollave dhe universitetit të New York-ut, përfaqësuesit e Erdoganit në Shqipëri e sollën konfliktin mes këtij të fundit dhe kundërshtarit të tij Gylenit në skenën e arsimit shqiptar. Shkollat turke të Gylenit ishin instaluar tashmë rehat që prej mbi dy dekadash duke krijuar një rrjet të gjerë të diplomuarish, një pjesë e të cilëve me njëfarë lidhjeje shpirtërore e kulturore me to. Deri vonë ato përfitonin edhe mbështetjen e shumëllojshme të qeverive shqiptare.

Pas një periudhe negociatash me shkolla të ndryshme, edhe fondacioni Maarif, dora pa doreza e Erdoganit në Shqipëri, ka materializuar praninë e vet përmes blerjes së shkollës 9-vjeçare, gjimnazit dhe universitetit të New York, ndërkohë që ka afishuar planet për blerjen e shkollave të tjera.

Përveç Tiranës fondacioni synon të blejë edhe shkolla të tjera të licensuara në qytete të tjera të vendit. Qëllimi zyrtar i Maarifit, siç shprehet formalisht është tërheqja e nxënësve nga shkollat e atij që qeveria turke e konsideron si terroristi Gylen si dhe krijimi i lidhjeve arsimore të nxënësve me Turqinë. Një pjesë e analistëve politikë e vendosin këtë orientim të ri në kuadër të tundimeve neo-otomane të shtetit turk.

Të dy palët synojnë krijimin e një formimi arsimor ndikues që i tërheq nxënësit drejt një drejtimi a një tjetri. 2.000 vjet më parë Çezari dhe Pompei ndesheshin në bregdetin e Ilirisë në kuadër të luftës së tyre për pushtet. Në atë kohë në lojë ishte Roma. Në 2018, përballja mes Erdoganit dhe Gylenit në një nivel shumë më pak të lavdishëm zhvillohet jo në fushat përpara Durrahiumit, por në bankat e rreth 15 shkollave me nxënës shqiptarë.

Arsimi shqiptar nuk ka asgjë për të fituar nga kjo ndeshje. Ndeshja turko-turke i sheh nxënësit shqiptarë si financues të përpjekjeve kundër njëri-tjetrit. Shkollat më të njohura të Gylenit si “Mehmet Akif” e “Turgut Ozal” vazhdojnë të tërheqin për inerci një pjesë të familjeve shqiptare që i shohin me imazhin e përpara 20 viteve kur bënin kontrast me shkollat publike.

Por në 2018, shkolla kryesore, “Turgut Ozal”, megjithëse mbetet motori ekonomik që mban gjithë perandorinë arsimore të Gylenit në Shqipëri, është larguar prej kohësh nga kreu i renditjes në provimet e Maturës. Shkollat e Gylenit investojnë fort në përgatitjen e nxënësve për Olimpiadat, shfaqjet e fëmijëve dhe aktivitetet publike duke njohur shijen e shtresës së mesme shqiptare për t’u mburrur me shkollën e fëmijës siç mburren me markat e veshjeve. Por ndërkohë lavdia e dikurshme është venitur.

Fondacioni Maarif është ende për t’u provuar në aftësitë menaxheriale. Por një gjë është e sigurtë: Erdogani vendosi të futet në tregun arsimor shqiptar për të luftuar Gylenin. Arsimi nuk është prioriteti kryesor, aq më tepër kur regjistrimet në shkollat e dy palëve do të bëhen sipas linjave të përplasjes Erdogan-Gylen.

Gjatë 2 viteve të shkuara të gjithë punonjësit e kompanive turke në Shqipëri që kanë lidhje me Erdoganin janë urdhëruar të heqin fëmijët nga shkollat e Gylenit. Tashmë, këta nxënës, por edhe nxënësit që vijnë nga familje shqiptare pro Erdoganit do të orientohen drejt shkollës 9-vjeçare, gjimnazit dhe universitetit të New York-ut në Tiranë. Vështirë të të shpëtojë ironia e faktit që Fondacioni i Erdoganit do të menaxhojë shkolla që mbajnë një logo amerikane në kulmin e epokës së akullnajave mes Erdoganit e Amerikës.

Do të jetë interesante të shohësh njëkohësisht në diplomat e gjimnazistëve apo studentëve të New York logon e Maarifit të Erdoganit si dhe statujën e lirisë në New York, gjithmonë nëse kjo logo dhe emri do të qëndrojnë pa ndryshuar deri në fund të vitit të ardhshëm shkollor.

Një pyetje interesante lidhet me synimin për të blerë shkolla të liçensuara. A nuk kishte mjaftueshëm kapacitet Maarifi për të marrë licensa për hapjen e shkollave në Shqipëri? Ekzistonte një frikë se licensat mund të mos jepeshin nga shteti shqiptar?

Me shumë gjasa përplasja Erdogan-Gylen do të prekë më tepër shqiptarët e rreshtuar pas njërit apo tjetrit. Pjesërisht edhe ato familje që nuk e kanë shumë idenë e tregut arsimor. Por përplasja do të profilizojë akoma më tepër shkollat e të dy palëve brenda dallimeve, gjë që mund të ftohë familjet shqiptare që nuk duan as njërin, e as tjetrin.

Megjithatë, duke qenë se Shqipëria ka mjaftueshëm përkrahës të secilës palë sa për të financuar shkollat përkatëse, përplasja premton të jetë e gjallë dhe e gjatë. Gjithsesi një përplasje që nuk premton asgjë të mirë për arsimin shqiptar.(CNA.al)

5 komente në ““Lufta civile” turke në arsimin shqiptar”

  1. Dibra says:

    Mut njoni dhe shurre tjetri po’ fajin e Kane politikanet shqiptare qe lejojne anadollaket te Tallin bythen me shqiperin Ca’ kulture bin ne shqipri kto vetem injorance dhe islam

  2. Klimax says:

    Sanxhaku Arnautistan i Turqise! Me sa duket “rilindasit” e vitit 2018 po tregohen shume me teper, ndoshta ne ekstrem, me filo turk se edhe vet rilindasit e vitit 1888 te cilet edhe ishin privilegjuar, arsimuar, kulturuar, graduar e pasuruar nga Porta e Larte!!!!!!!

  3. cami me i mire ne sheshe te flamurit says:

    shkolla turke police fshatare me opinga dhe veshje turke , POLITIKANE ME XHAMADAN TURK M E MENDJE XAGHI QEMAL, albanezi zgjohuni se ne evrope nuk shkoni as per100 vjet . shikoni si vishet drogaxhiu rama me citiane , kjo albanezi nuk do mendje shum ta kuptosh , qe po na bejne TURQE ME DO APO ZDO ,griui o shkerdata jo te prishni cka eshte ndertur po rezoni pashallaret e zinhe te droges tradhetaret

  4. Hajro Limaj says:

    Shqiperia kohet e fundit po vazhdon politiken e hapur ose te heshtur te shitjes se gjithaneshme Erdoganit. I dha aeroportin strategjik te Vlores per tu ndertuar me 100 milione euro kompanite ndertues me te aferta te Erdoganit,vendim i cili i ligjerua vetem nga kryeministri Rama dhe u kundershtua ashper ne kuvend nga opozita dhe presidenti Meta nuk e dekretoi fare.
    Kur Europa i ka mbyllur te gjitha dyert dhe dritaret Erdoganit dhe Amerika i vendosi embragon ekonomike,cuditerisht qeveria shqiptare ne 550 vjetorin e Skenderbeut thellon marrdheniet politike dhe ekonomike me Erdoganin, te cilin ministri i mbrojtjes se Amerikes para dy ditesh e paralajmeroi se do ta perjashtojne fare nga NATO. Erdogani me urdherin e tij krijoi Fondacionin arsimor Marif per te pushtuar arsimin shqiptar ne Shqiperi,Kosove dhe Maqedoni,dege ideologjike dhe fetare per te pergatitur nje rini fondamentaliste fetare dhe neo otomane ne Boten Shqiptare.
    Ne librin qe kam botuar para disa muajsh me titull “Ku po e con Erdogani Turqine ” bej thirrjen alarmuese :”Politika dhe qeveria shqiptare duhet te distancohen nga politikat e Erdoganit,pasi ato bien ne kundershtim me interesat tona strategjike per konsolidimin e shtetitdemokratik,ligjor dhe laik me fytyre te plote europiane.erdogani dhe ploitikat e tij kane ne themel strategjine e ripushtimit te Botes Shqiptare nepermjet islamizimit te politikes dhe radikalizimit te islamit,pushtimit te saj nepermjet shumefishimit te xhamive dhe institucioneve te tjera fetare dhe qrsimore qe mund te hape per te konsoliduar marrdheniet me konceptet e Perandorise Osmane “.
    Perandoria Osmane e pushtoi Boten Shqiptare me ushtri,ndersa tani me lufte ‘paqesore po e rimerr plotesisht.Populli shqiptar duhet te ngrihet ne kembe nga ky rezik i pranishem.
    Hajro Limaj, Kolonel (R)
    Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

  5. Izma says:

    O gazetar trap problemi per shqiprine nuk ekziston dhe zhgjidhet shume shpejt tè zhduken tè dy palet nga vendi jon eshte shume e thjesht po’ nuk i leverdis politikaneve shqiptare se Jane tè korruptuar dhe legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje