Numri dy i LSI nuk përmbahet, kërcënon Ramën: Të zhdukim këtë kryeministër...

31 Gusht 2018, 09:02Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI dhe deputeti, Endrit Braimllari e cilësoi situatën e sigurisë në vend si alarmante.

Në takimin me strukturat e LSI në Tiranë, Braimllari u shpreh se është koha që qytetarët të kërkojnë largimin e kësaj qeverie që ka sjellë vetëm probleme për jetën e çdo shqiptari.

Vendi është në situatë kritike për shkak të një Kryeministri hajdut dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Jeta e qytetarëve është e pasigurtë, krimi i organizuar drejton qytetet e vendit dhe tani i bën presion hapur çdo qytetari, gazetar apo dhe politikani.

Ky Kryeministër e ka shkatërruar vendin pasi mbolli në këtë vend krimin dhe varfërinë.

Jemi sot në këtë takim me strukturat e LSI-së së Tiranës pasi kemi një përgjegjësi më të madhe dhe tani jo vetëm politike por dhe qytetare për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo humner ku e ka futur Edi Rama.

Duhet të organizohemi në çdo qendër votimi, në çdo lagje apo njësi të Tiranës sepse sot më shumë se kurrë duhet të përballemi me një Kryeministër kriminel”,- tha Braimllari.

Duke bërë thirrje për organizim të gjithë strukturave të LSI-së, Braimllari u shpreh se misioni i çdo opozitar dhe çdo qytetari është largimi një kryeministri që po faktohet se është i lidhur me krimin.

“Përgjigja për Edi Ramën dhe kësaj klike kriminale e cila është e vendosur në pushtet duhet dhënë menjëherë me njerëz anë e mbanë.

Me njerëz në çdo qendër votimi, në çdo shtëpi, lagje dhe njësi bashkiake sepse sot kemi një mision më madhor, të largojmë krimin e organizuar nga qeveria, nga çdo qelizë shoqërore dhe ta nxjerrim njëherë e përgjithmonë Shqipërinë nga varfëria ekstreme ku e ka futur ky Kryeministër”,- tha Braimllari.

5 komente në “Numri dy i LSI nuk përmbahet, kërcënon Ramën: Të zhdukim këtë kryeministër…”

  1. Lsisti says:

    Qeni leh .h. h,ujku pirdh.

  2. tomorr says:

    ky braimllari eshte koqe kandari.

  3. Renato says:

    O kopil qeni po ju nje vit keni qe jeni larguar nga qeveria o muti shkelur me kembe!

  4. hysa says:

    Vertete ps i ka sjelle probleme, por vetem hajduteve dhe krimineleve te lesh e lise dhe pd, e prandaj ajo duhet larguar qe keta kriminele te shkaterrojne plotesisht kete vend. Por zoterinj te lesh e lise koha juaj ka perfunduar, tani eshte koha qe soji juaj te jape llogari. Vendet ne Rec jane bosh. Jane harxhuar shume para per ate kamp, keshtu qe ai duhet vene ne pune sa me shpejt. Ai do te mushet me like e mona, e sojin e tyre kriminele e hajdute te ketij vendi.

  5. anonim says:

    ky Edhjet Brahimkari ka mare pak yrysh se ka pare ender se me naziskinet e trajnuar ne haremin veror te Jales dhe me sharebajgat e leshitdhise mund te kape ndonje cope byreku ne tepsi oh pika po kush e rruan per ty o barkderr, ke mesuar te flasesh si papagall, dhe po enderron revolucioni berishian te shtatorit si ai i 14 shtatorit te dikurshemm,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje