Romana Vlahutin ikën nga Shqipëria: Ka qenë si shtëpia ime

31 Gusht 2018, 21:31Politika TEMA

Kjo e premte ka qenë dita e fundit e Romana Vlahutin në rolin e ambasadores së BE në Shqipëri, e përmes një postimi në “Twitter”, ajo ka shprehur vlerësimet e saj për këto vite qëndrim në vendin tonë.

Teksa vlerëson se mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme për të, Vlahutin thekson se është mirënjohëse që ka pasur privilegjin të punojë në dobi të Shqipërisë dhe Europës.

Sipas saj, Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.

“Sot është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri.

Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës.

Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.

Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt.

Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. 

Faleminderit”, shkruan Vlahutin.

Romana Vlahutin do të zëvendësohet në këtë post nga Luigi Soreca.

Soreca ka qenë drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian.

Ai ka qenë përgjegjës dhe për koordinimin e dialogut të liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

18 komente në “Romana Vlahutin ikën nga Shqipëria: Ka qenë si shtëpia ime”

  1. Glaukias says:

    Faleminderit për gjithçka Romana !

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      BRAVO NJE FEMER E FORT
      UROIM QE PASARDHSI TE NDJEKI RUGEN E SAJ
      PUNOI SHUM PER SHQIPERIN

    2. Klaec Dega says:

      Kjo hante dreka me Ilir Meten pas takimeve serioze per Shqiperi pa Ilir Meta. Shoqja e KInezit e Filipinsit LulUARVZI.Kukulla te korruptuara te EU.

    1. Shqipja says:

      O LAKU Po pse or tej. Flet per kete zonje qe beri sa mundi me shqipot. A mos e ke ngataru me lilin e saliut qe ishte me semafor me plaken tende. Hej lum miku mos I fut me thes me tet eme.

  2. Roni says:

    Romana,te kishe bere dhe ca pare…

  3. Edi says:

    Dhe cfare shtepie!
    300% Cmimi.

  4. king says:

    hahaha sterkur e sorosit dhe Meros

  5. yes_man says:

    mir o romana po tani shko ha k…r ne ndonje vend tjeter…..

  6. Lumi says:

    Nje zonje me pak!

  7. LORA says:

    Mirenjohje zyrtares me te shkelqyer qe EU ka dervuar ne Sbqiperi.
    Faleminderit Romana Vllahutin per konftributet e tua ekskluzive ne dobi te rrugetimit shqiptar te integrimit dinjitoz ne Europen e Bashkuar.
    Qofsh e bekuar.?

  8. MISTER X2 LIBRAZHD. says:

    E mor Laku do kishim deshire qe te kishim sa me shume ‘kurva,te tilla qe te flisnin mirë për Shqipërinë.

  9. n says:

    Ke qene me mire se ne shtepine tende. Si te kane mbajtur ne shiperi,edhe ne shtepine tende nuk te mbajne pale Rama te bleu edhe vile kur populli I vet nuk ka edhe shtepi. Do I shohish ne ender miresite e Shiperise.

  10. nexhat says:

    Ke qene me mire se ne shtepine tende. Si te kane mbajtur ne shiperi,edhe ne shtepine tende nuk te mbajne pale Rama te bleu edhe vile kur populli I vet nuk ka edhe shtepi. Do I shohish ne ender miresite e Shiperise.

  11. Alban Hamzai says:

    Iku nga Shqiperia me valixhet plot ,si perfaqesuese e denje e korrupsionit ballkanik ,dhe si tregues se edhe ne BE ka zyrtare te korruptuar e te paafte .

  12. Lizga says:

    FALEMINDERIT, jeni nje zonje nderi per vendin tone RESPEKTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje