Revista prestigjioze britanike, The Economist, ka dekonspiruar planin e vërtetë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve të tyre. Sipas saj, plani i vërtetë i tyre mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në këmbim të një autonomie për serbët brenda Kosovës.
“Fundi i luftërave jugosllave, 20 vjet më parë, ka lënë qindra mijëra njerëz në shtete të cilat ata nuk i konsiderojnë të tyret.
E vështirë, thanë paqebërësit: rishikimi i kufijve vetëm do të çonte në më shumë luftë. Si rezultat, nja 120.000 serbëve mbeten në Kosovën me shumicë shqiptare; nja 60.000 shqiptarë jetojnë në Luginën e Preshevës, në Serbi”, shkruan The Economist.
“Udhëheqësit vendës prej kohësh pëlqejnë idenë e një shkëmbimi, por deri së voni Bashkimi Evropian dhe Amerika e kanë hedhur poshtë atë. Kjo ka ndryshuar. Federica Mogherini thuhet se dëshiron një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia para përfundimit të mandatit të saj si përfaqësuese e lartë për punë të jashtme e BE’së, vitin e ardhshëm – dhe një këmbim territoresh mund të jetë një mënyrë për ta arritur këtë”, vazhdon shkrimi i revistës prestigjioze.
“Amerika më nuk e kundërshton idenë, sipas një deklarate të dhënë nga John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare, më 24 gusht. Ndoshta kjo po ndodh falë entuziazmit trumpian për arritjen e marrëveshjeve, dhe për nacionalizmin”, thuhet më tej në këtë shkrim, transmeton Gazeta Express.
“Zyrtarët serbë dhe kosovarë po ashtu janë të vendosur t’i përshpejtojnë gjërat para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në majin e ardhshëm, sepse ato mund të sjellin një Komision më populist, anti-zgjerim”, vlerëson The Economist.
“Që më shumë se një muaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, po japin deklarata të paqarta për një marrëveshje të mundshme. Këmbimi i paraparë është ai i veriut të Kosovës, të banuar nga serbët, për Luginën e Preshevës në Serbi, por banorët janë të përçarë rreth asaj nëse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ose do të ndodhë”, shkruan revista.
“Shumë analistë besojnë se Thaçi dhe Vuçiq në fakt nuk kanë synim ndryshimin e kufijve, por po përgatiten për një marrëveshje në formën e një autonomie për serbët brenda Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Ndonëse që të dyja palët do ta urrejnë këtë marrëveshje, të paktën udhëheqësit e tyre do të mund të thonë se e kanë ruajtur territorin e tyre të çmueshëm”, vazhdon shkrimi i The Economist.
“Por, nëse kufijtë këtu ridefinohen përnjëmend, çfarë do të ndodhë me ato të Maqedonisë, pak kilometra përtej, ku një çerek i popullsisë përbëhet nga shqiptarët? Dhe çfarë do të ndodhë me ato të Bosnjës, ku Millorad Dodik, udhëheqës i serbëve të atjeshëm, që dëshiron pavarësinë nga Bosnja, thotë – duke përdorur gjuhë qëllimisht të paqartë – se serbët e rajonit duhet të nënvizojnë çfarë është e tyre, dhe çfarë është e fqinjve të tyre? I pyetur për rrezikun e një konflikti, Shaip Kamberi, kryetari shqiptar i Bujanovcit, në Luginën e Preshevës, thotë: ‘Ne jemi ne ata që po e hapim Kutinë e Pandorës. Ne jemi vetë kutia!’, përfundon revista shkrimin e saj.
Idiot,the economist ashtu si e ke shkruajtur vetem supozim ben.
edhe kjo nje vere ne uje sepse bukur fare, edhe Lugina e Presheves autonome per reciprocitet, edhe gjysma e maqedonise, edhe veriu greqise, edhe, edhe, pafund se shqipot jane gjithandej se keshtu ndodh kur u leviz kufirin historik dhe i le menjane. Serbia te mbaje cfare ka se mos i iken dhe vojvodina dhe sanxhaku bashke me luginen dhe te thote amin… thjesht te respektohen pakicat kudo ku jane, pastaj kufiri eshte gje formale.
Sta ka fajin Serbia. Serbia nuk po ofron as autonomi per shqiptaret e Lugines se Presheves, dge as territor nha kjo lugine.
Autonomia e serbeve doli tani si variant per te fshehur dhenien e Veriut pa asnje lloj shkembimi me serbet, sic genjen Thaci, dhe qe prape eshte i denueshem dhe i paligjshem.
Nepermjet autonomise se serbeve do vije dhe posedimi juridik, ose pervetesimi i territorit.
Nuk kuptoj pse nje gje kaq e thjeshte per tu kuptuar shoqerohet me sentenca sikur te shpallej autonomi ketu, atje, ne Maqedoni e mal te zi…
Pse nuk perqendrohemi te numri 1 i te gjithe problemit, mbrojtja e territoreve ekzistuese dhe mosdhenia e asnje centimeter toke e det.
Gjithmone diskutohet sikyr shqiptaret i paskan borxh dikujt, serbeve, grekerve, malazezeve..
Vetem Shqiperise nuk i kane borxh tokat e humbura dhe dinjitetin e perdhosur.
Keta jane shqiptaret
Lwjojne te dalin ca qelbesira dhe te derdellitin per EU gjithe diten kur shqiptaret ikin nga syte kembet, sepse asnje lloj mareveshje nuk jua zgjidh veshtiresite ekonomike dhe problemet qe kane me institucionet e shkaterruara te shtetit shqiptar, dhe prape, ne emer te ketij shkaterrimi, politikanet – qeveritaret shqiptare falin territore.
Detin Greqise, Bjeshket e Nemura Malit te Zi dhe tani Veriun Serbise.
Sa do katandiset ky vend po u vazhdua keshtu?
Vetem sa per territoret qe kane pushtuar politikanet shqiptare, ku jane ngritur vila e komplekse, dhe qe e kane kthyer ne nje feud mesjetar, pas asnje lloj perspektive per te bere shtet, por koloni ku keta te jene feudale.
Kaq eshte interesi dhe platforma e felliqesirave te politikes. Shqiptaret binden.
Pranojne te trajtohen si mesjetare
ASHTU si i pelqen europes dhe popullit te kosoves te behet , gjithsecili te ler gozhden e nastradinit ne koridorin e shtepis tjetrit , se sa her qe kerkojn pretekst per sherr tek njeri tjetri do kerkojn te varin xhaketen tek kjo gozhd , me popullin nuk e gjen kurr aq me teper me SHQIPTARET qe dy ne nje mendje si gjen asnjeher ,nuk ka faj as THAçI as VUçIçI ,kta jan ne pozicionin ngjitu se te vrava zbrit se te vrava , se mend japin te ter por byth njeri nuk ka ti japi zgjidhje , nese do te ndryshonte territori gjithsecili do rrinte ne shtepin e vet me fmit e vet i lumtur dhe vertet i pa varur , ,gjysma nuk e dun ket gjo ,jetoni ne shpi me kalamojt e botes vetem kujdes saken se i bertet dikush dhe kur bejn prapsi se do ankohen gjithmon tek babai biologjik , dhe vjen baba biologjik dhe kercet dajaku , ju nuk rrini dot ne qetesi se nuk rrini dot pa sherr , se nuk ju ka jeta kuptim si popull pa sherr ja ku e keni ta gezoni sherrin , mbahuni tek gozhda nastradinit , autonomi e zgjeruar per serbet qe te ken perfaqsus ne qeveri me nje zevendeskryeminister , do ken dhe nje perfaqsus ne ushtrin e kosoves me nje zevendes minister ose shef shtabi ushtrie dhe hani mutin tuj o kosovar beni shtet mas deshires LDKs qe nuk i ndahet shpirti nga serbia .mitrovica esht e banuar vetm me serb aty do ta keni gozhden brez pas brezi.
“E PO KJO PUNE”, duhet te shikohet se ku fle lepuri.Presioni nga Serbia eshte kaq i madh sepse kerkohet te shkeputet edhe ne forme autonomie Mitrovica e Veriut.Kaq kembengules jane serbet per 100 mije serbe ne Kosove sa as qe krahasohet kembengulja e tryre per serbet e Bosnjes qe jane ku e ku me shume ne numur.Pra Serbise nuk ju interesojne serbet,por Mitrovica e Veriut.Kane kaq kohe nderkombtaret dhe nuk e thone cope,qe presioni per Asosacionin eshte presion per Autonomi,thene ndryshe:Ajo qe Kosoves ju dha nga dera kerkohet t’i merret prape,por nga dritarja.Prandaj zgjidhja eshte monitorimi i bashkpunimt etnik ne Kosove dhe jo ndarja etnike.Edhe Lugina e Presheves qe i ofrohet Kosoves duhet te kaloje me referendum popullor,ashtu sic e deklaroi dje presidenti i Kosoves Hashim Thaci.
pordhen edhe serbet
Era NE shtepine e bardhe fryn pro sllavee ardhjen e nje simpatizanti sllav.
Megjithate une nuk gjykoj dot mire Apo keq.
I taking qeverise dhe popullit te kosoven ta peshoje ceshtjen.
Fakt eshte qe era fryn ne te kundert te shqiptareve