Në pritje të nisjes së seancës së parë parlamentare për këtë sesion, Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar.
Pas takimit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka folur për mediat.
I pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri, Balla ka thënë:
“Në radhë të parë ishim të fokusuar në një raport për turin e llogaridhënies, në çdo njësi të Shqipërisë, ku kishim mbajtur gjithçka shënim, edhe ministrat që nuk morën pjesë.
Do nisim një fushatë të re anëtarësimesh, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.
Ne jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm dëgjesash, ku kryetarët vendorë, apo anëtarët e këshillave bashkiakë do rikthehen në çdo komunitet për të dëgjuar e mbajtur shënim sepse për ne është shumë e rëndësishme të kemi vëmendjen te njerëzit”.
Balla tha ndërkohë se, pavarësisht shpifjeve, PS është e hapur për dialog me PD-në:
“Ne nuk mund të humbim kohë me tre konferenca për shtyp të PD në ditë me shpifje, ne e kemi vëmendjen te ata që na kanë votuar.
Por, për ne dialogu me ozpoitën është thelbësor.
Për shpifjet nuk japim dot përgjigje, për çështjet e tjera ofrojmë dialog konstruktiv”.(TemA)
Si more lanet e paskeni vemendjen tek ata qe ju kane votuar kur ne seline e PS-se ne Tirane nuk gjen asnjeri qe te ankohesh per padrejtesite qe bejne per dite pushtetaret tuaj qendrore e vendore!
Kur nuk pyet partia per antaret e saj,doemos qe qeveria ae e can trapin!
Ju na doni ne vetem per te votuarse pastaj ku jemi pare!
Te gjithe jeni monstra!
Pasi u ‘ fokusua ‘ ( focus) ne ‘turin’ (tour) e llogaridhenies, Toilet Palla , do hypi dhe zdrypi Ministrat qe i ka mbajt shenim.O Shqypni e mjera Shqypni, ca t’ka gjet ti!
Rama i besoj postet disa ministrave ku nje pjese e mire tyre nuk e justifikon punen, madje jo vetem ministra por edhe disa drejtore institucionesh kryesore nuk dine aspak te punojne , thjesht merren me pazare
Prandaj, kyeministri duhet te beje sa me pare ndryshime rrenjesore