Historia tronditëse e familjes nga Bathorja: Urinë e shuajmë me ujë

4 Shtator 2018, 20:41Sociale TEMA

11 vite më parë, familja Huli që banon në Bathore, iku nga zonat e thella të veriut e ndërtuan një shtëpi-barake që nuk e kanë përfunduar ende.

Iu afruan Tiranës, por edhe varfërisë.

Kryefamiljari Bashkim Huli thotë: “Kam 4 muaj e gjysmë shtrirë sepse jam sëmurë. 10 ditë në muaj punoj, gjej punë ku të dalë. Kam hernie diskale, nerv shiatik, variçe…”

Bashkëshortja e tij, Nazmie Huli shprehet: “Nuk ia plotësoj dot kushtet fëmijëve. Librat kushtojnë rreth 100 mijë lekë (të vjetra), pa fletore. Jam në borxhe”.

Përveç librave, për Izmirin dhe motrën e tij Veronikën mungon edhe ushqimi.

“Mish kemi pak, na e kanë dhënë për Bajram. Kur nuk kemi për të ngrënë bukë në darkë, pimë ujë. E kalojmë urinë me ujë”, tregon Izmiri, djali i shtëpisë.

11-vjeçarja Veronika e ka një pasion, ajo është piktura: “Bëj punimë me guaska dhe merrem me piktura”.

Kushtet e vështira nuk e kanë penguar aspak Izmirin që të shkëlqejë në mundje dhe futboll. Po ashtu, edhe Veronika e përfundoi klasën e pestë me nënta dhe dhjeta.(TCH)

6 komente në “Historia tronditëse e familjes nga Bathorja: Urinë e shuajmë me ujë”

  1. serveti says:

    pse vuajne keta , kush ua ka fajin………
    TOKAT E TYRE NE FSHAT KANE NGELUR DJERE , SKA KUSH I PUNON……..
    PA SHKOLLE E PA PROFESION ERDHEN NE BATHORE SE U BERI THIRRJ PARTIA PER VOTA……..
    PARTIA FITOI VOTAT , MORI PUSHTETIN DHE KETA PRESIN BUKE DHE PUNE NGA QIELLI…..
    FSHATARET TUAJ , FLAS PER TE ZGJUARIT , U KTHYEN NE FSHAT , RREGULLUAN SHTEPITE , I KTHYEN NE BUJTINA DHE CDO DITE PRESIN NJEREZ , FITOJNE TE ARDHURA ,,,,,,,,,
    DIKUSH VETEM ME THANA PO BEN PROKOPI , PO USHQEN FEMIJTE , SI I THONE FJALES , ME MISH E ORIZ…..
    DIKUSH TJETER KRIJOI TUFEN ME DHEN DHE PO BEN BISNES ME QUMESHT , MISH DHE PLEH….
    PER ETIKE , NUK PO FLAS PER VEHTE SE DO MA QUANIT MENDJEMADHESI…..
    HIQINI SYTE DHE MENDJEN NGA POLITIKA SE FEMIJTE NUK DUAN TE HANE POLITIKE DHE VOTA …….

  2. fieraku4u says:

    PO C’TU DESH TIRANA TY O KOKE DERR….?? NE TIRAN MEZI PO E KALOJN MUAJIN ATA QE JAN ME PUN DHE RROGA TE MAJME. APO U BE DETI KOS. TE RRIJE NE SHTEPINE TENDE, DHE TE PUNOJE TOKEN, KULLOSJE LOPEN, DELEN, DHINE. DO JETOJE ME NDERE TE PAKTEN, DHE NUK DO DILJE TEK TOPI LESHIT PER LEMOSHE. APO DOLE NJE XHIRO NGA BLLOKU KUR ERDHE PER HERE TE PARE NE TIRANE, DHE TU DUKE VETJA MBRETE….

  3. Lani says:

    A shtet or te hagert mortja o njerez te poshter te botes ju doni plumbin komplet si parlament. .gjynah ke Zoti mos te ken buke njerzit me ngrere ne 2018.o kanceroza o ju shport mortja ishalla ..

    1. miri says:

      O lani hajvani.Po ty shteti ta mbush barkun a tu befte helm.Shkolle jo,zanat jo cfare pret ky zaptuesi tokes se tjetrit te ushqehet ne kurrizin e atyre e punojne o qelbesire.U mesuan rehat 27 vjet pa paguar gje dhe me kockat e sali shpellarit.Qyli mbaroi kthehu nga ke ardhur dhe kap lopaten e sepaten.

  4. Bazarhesap says:

    Te dera e Shqupit aty kerko ndihme se ata te thane te zaptoshe token!!!

  5. Tirons says:

    Te jetosh ne zonat e thella te MALCIS e ti vesh djalit emrin IZMIR ….!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje