Prifti, apel vrasësve në Shkodër: Ka një Zot që nuk iu fal kur merrni jetën e dikujt, mos e harroni këtë

5 Shtator 2018, 11:06Sociale TEMA

Në Shtëpinë e misionarëve të Nënë Terezës, në Shkodër është mbajtur një meshë për nder të kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, që daton pikërisht më 5 Shtator të 2016-ës.

Natyrisht që ngjarjet e fundit në kryeqendrën e veriut kanë zënë një vend të rëndësishëm edhe në këtë meshë, ku është bërë apel për t’u dhënë fund vrasjeve tronditëse.

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, deklaroi dom Artur Jaku.

Ai e vijoi fjalën e tij, duke thënë se dhuna, terrori e vrasjet duhet të ndalen në Shkodër, duke theksuar se Nënë tereza nuk do ta donte këtë.

8 komente në “Prifti, apel vrasësve në Shkodër: Ka një Zot që nuk iu fal kur merrni jetën e dikujt, mos e harroni këtë”

  1. palla says:

    Ky ashte pusht nuk asht njeri i zotit. Cka me prit nga ky pusht qe do me u marr me politike. Zoti e ka mallkue bre burra.

  2. pol zoti says:

    Po kur politika mer jeten e nji populli te tane, cfare i ka na apo po i ban Zoti?

  3. Profeti says:

    Po te kishte zot do ju zhdukte juve te paret!!!

  4. prift maloku says:

    mos harro o perdhunues ka nje zot edhe per ju ptuuuu djall.

  5. sapa says:

    Si shume ka eksperimentuar ai “shefi” atje lart me popujt dhe sidomos me popullin shqiptar?

  6. Adam says:

    Para se tu thuash kete eshte detyre juaja ti shpjegosh qe te kiptojne çfare eshte ZOTI

  7. Tafuti says:

    Ketu me siper qenkan mbledhur te komentojne te gjithe karat qe lexojne Temen e se jemes ???

  8. Zero says:

    Po ky zoti pse nuk i ndali doren ketyre krimineleve dhe t’ua kthente plumbat ne koken e tyre?
    Cfare vlere paska denimi i tyre nga zoti pas vdekjes?
    Boll me mashtrime?
    Zot eshte shteti,por kur nuk ka shtet vriten njerezit si pula!
    Pse nuk vriteshin keshtu ne kohen e xhaxhit!
    Se si ishte shpetimtari i njerezve,pra zoti i vertete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje