Ish-diplomati britanik në Beograd mbron idenë e shkëmbimit të territoreve me Kosovën

6 Shtator 2018, 14:59Rajoni TEMA

Ish-ambasadori britanik në ish-Jugosllavi, Ivor Roberts, e mbron idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur krahasuar me rrezikun që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të mbeten të pazgjidhura.

Roberts ka shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd në vitet ’90, ndërsa më pas ka përfaqësuar interesat e vendit të tij në Irlandë dhe Itali.

Në një shkrim për numrin e kësaj jave të revistës “Tablet”, Roberts shprehet se ajo që kanë propozuar Thaçi e Vuçiç do të bënte realitet një marrëveshje historike paqeje.

Roberts thotë se është i gabuar kundërshtimi i idesë së ndryshimit të kufijve duke marrë si referencë Aktin Final të Helsinkit i vitit 1975 për moscenimin e kufijve, pasi “ajo që parashikonte kjo marrëveshje ishte paprekshmëria e kufijve pa pëlqimin e ndërsjellë për ndryshim”.

Ish-ambasadori thotë se alternativa për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës mbetet pezull dhe mban të ngrirë një konflikt që e lë Kosovën jashtë OKB-së dhe Serbinë jashtë BE-së për një kohë të gjatë.

“E vërteta është se nuk ka rrugë pa rreziqe, dhe bllokimi aktual nuk është pa rrezik. Nuk e shoh të gabuar t’i lejojnë të dy vendet të zgjidhin dallimet e tyre sipas kushteve të dakorduara reciprokisht”, shkruan ai.

Roberts është i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, pavarësisht se ka qenë për vite me radhë diplomat karriere. Ai mori shtetësinë irlandeze në shenjë proteste ndaj vendimit të Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Në një shkrim për “The Guardian” në prill të këtij viti, Roberts kritikoi Perëndimin, SHBA-të dhe BE-në, të cilat sipas tij kanë qenë pak të pranishme në ish-Jugosllavi dhe i kanë krijuar Rusisë mundësinë për të depërtuar në rajon. /BalkanInsight-TemA TV/

2 komente në “Ish-diplomati britanik në Beograd mbron idenë e shkëmbimit të territoreve me Kosovën”

  1. Aleksander Thana says:

    Nuk mund te shkembehen tokat shqiptare me toka shqiptare. Diplomati anglez duhet ta di me mire se gjithkush se Anglia eshte autorja kryesore e coptimit te trojeve e kombit shqiptar. Ne rast se do te thote dicka, me e Mira dhe e drejta eshte te mbroje e pohoje ne te mire te shqiptareve. Shqiptaret kane qene e Jane viktima dhe Jo e kunderta. Serbet kane qene e Jane agresoret e te tille do te mbeten.

  2. Don says:

    Shqiperia u katandis nje thele sepse fatet dhe kufijte e saj i kane vendosur njerezit e llojit te ketij anglezit. Trojet shqiptare shtriheshin nga muret e Beogradit e deri ne Selanik duke dale ne lindje deri ne gjirin e Artes. Shqiperia ishte me e madhe se Franca e sotme. Shkupi ne vitin 1911 banohej vetem nga shqiptare dhe nuk ekzistonte fryme slavi ne Maqedonine e sotme. Tani keta kerkojne te ndajne thelen e mbetur perseri. Psee? sepse jane ca serbe ne kosove. Po le te jene. Asnje shtet apo territor nuk eshte i paster etnikisht. Perse u beka ky perjashtim per Serbet kriminele. Pse i pergedhel kaq shume europa keta kriminele une nuk arrij ta kuptoj. Une habitem pse ka shume agjente serbie ne shqiperi ? Do e kuptoja po te kishte agjente Amerikane apo Gjermane apo Angleze. Por te behesh agjent serbie ne perceptimin tim kemi te bejme me njerez qe skane tru celenteratesh por protozoaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje