Thaçi: Marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse na njohin si shtet dhe anëtarësohemi në OKB

6 Shtator 2018, 10:07Rajoni TEMA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën e pestë të ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë ka folur sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në këtë konferencë për media tha se marrëveshje përfundimtare me Serbinë është shumë vështirë të arrihet dhe ka pak gjasa të ndodhë, por sipas tij arritja e një marrëveshje të tillë ka kuptim vetëm në Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përcjell telegrafi.

“Asnjëherë nuk kemi lejuar që në Bruksel të hapet çështja e shkëmbimit të kufijve….  S’ka ndarje, s’ka shkëmbim të territoreve, s’ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Thaçi, por sipas tij, vetëm korrigjim të kufijve.

Sipas tij, s’ka qenë i lehtë as demarkimi i kufirit me Maqedoninë, e as me Malin e Zi.

“Ne si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me fqinjët tanë. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore edhe me Serbinë dhe të ecim drejt integrimeve euro-atlantike”, tha presidenti.

Sipas tij, aktualisht është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme dhe të mbyllet kapitulli i luftës ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se është momenti i hapjes së temës së bashkëngjitjes së territorit të Luginës me Kosovën.

Presidenti i vendit më tej tha se çdo hap i palës kosovare do të jetë i bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-të dhe Brukselin. 

1 komente në “Thaçi: Marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse na njohin si shtet dhe anëtarësohemi në OKB”

  1. Messerschmidt says:

    Tac djali boll fole idiotlliqe me kile …mos e detyro veten ta kalosh pleqerine ne Azil sepse keto qe po thua ti nuk kane byth me ndjet.
    Qe te futet Kosova ne OKB duhet te thone muzhiket alabake rracedhjere PO. Dhe kete sdo ta thote kurre alabaku mushik nr 1 Putin kurre jo tani qe e ka lakun ne fyt sepse po i ngordhin njerzit per buke dhe akoa nuk ka nje zgjithje ne Horizont por dhe sikur te ishte me mire sepse po ti thote po Kosoves e para qe do te pjerdhe eshte Perandoria e tij pre arinjsh alabakesh dhe kriminels asocial!
    Serbet arrihinj eshte mire ti injorosh fare sepse vetem ashtu kthjellohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje