Seanca e prokurorit Bujar Hoti në KPK | Foto nga : Besar Likmeta
Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs i kërkoi të enjten gjatë seancës dëgjimore të vetingut prokurorit Bujar Hoti të tregonte të vërtetën, duke i cilësuar përgjigjet e tij mbi dyshimet e ngritura nga KPK për pasurinë familjare si të papërshtatshme dhe të çuditshme.
Nga Besar Likmeta
Të enjten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udhëhequr nga Luan Hamiti si kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar, mbajti seancën dëgjimore për procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Apelit Durrës, Bujar Hoti.
Si përfaqësues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në seancë ishte Theo Jacobs, një prokuror belg me eksperiencë të gjatë, i cili e vlerësoi hetimin administrativ të KPK-së si të thelluar dhe përgjigjet e Hotit si të papërshtatshme.
“Ju ia keni dalë të konvertoni aktivitete ekonomike të thjeshta në procedura shumë të komplikuara,” tha Jacobs, duke iu referuar transaksioneve dhe kontratave të shumta të përdorura në blerjen e disa aseteve nga Hoti dhe bashkëshortja e tij notere. “A nuk ka ardhur koha të filloni të tregoni të vërtetën?” e sfidoi ai prokurorin.
Prokurori Bujar Hoti i është nënshtruar procesit të vetingut me precedencë për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Procesi i rivlerësimit ndaj tij ka përfshirë të tre kriteret e vetingut; pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi nënvizoi se si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar, KPK kishte administruar raportet mbi prokurorin Hoti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gjatë seancës, Hoti është asistuar nga avokati Julian Mërtiri.
Raporti i ILDKPKI për prokurorin Bujar Hoti shkruan se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë dhe sipas ligjit, nuk ka bërë fshehje pasurie, ka burime të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesi. Raporti DSIK-së shprehet se prokurori nuk ka kontakte të papërshtatshme, ndërsa grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme shprehet se ai është i aftë profesionalisht.
Për sa i përket kriterit të vlerësimit të pasurisë, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka ndërmarrë një hetim të pavarur, duke u përqendruar në një numër asetesh të luajtshme dhe të paluajtshme të blera gjatë viteve nga subjekti dhe bashkëshortja e tij me profesion notere në qytetin e Durrësit.
Sipas relatores Bekteshi, KPK ka marrë në shqyrtim pasuritë e deklaruara në deklaratën “veting”, ku përfshihen një apartament 157 m2, me një shtesë prej 30 m2 dhe vlerë të deklaruar 4.4 milionë lekë; një automjet Audi A4 me vlerë 585 mijë lekë, me burim shitjen e një automjeti të mëparshëm; tokë bujqësore me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë në fshatin Fllakë, të përfituar nëpërmjet ligjit 7501; zyrë noterie me sipërfaqe 41 m2, plus shtesë 37 m2 me vlerë 2 milionë lekë. Gjithashtu u mor në shqyrtim apartamenti me sipërfaqe 85.4 m2 në plazhin e Durrësit me vlerë 93,940 euro, financuar me kredi bankare 70 mijë euro dhe shitja e një apartamenti në vitin 2005 me vlerë 2 milionë lekë.
Gjatë viteve 2003 -2016, prokurori Bujar Hoti ka pasur të ardhura 22 milionë lekë dhe bashkëshortja e tij të ardhura 44 milionë lekë. Ata aktualisht kanë një kredi overdraft prej 770 mijë lekësh nga Banka Raiffeisen dhe një kredi 9.1 milionë lekë nga banka Intesa San Paolo.
Gjatë periudhës së deklarimit nga viti 2003 deri në vitin 2016, subjekti ka deklaruar shpenzime shkollimi për fëmijët në kolegjin Turgut Ozal me vlerë 3.7 milionë lekë dhe shpenzime shkollim në Oxford, Angli me vlerë 13700 puand për vitin 2015 dhe vitin 2016.
Sipas relatores Bekteshi, sa i përket apartamentit me sipërfaqe 157 m2 + 30 m2 shtesë, subjekti ka deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2004 se ky apartament është me vlerë 70 mijë euro. Kontrata e lidhur me kompaninë ndërtuese për këtë apartament sqaron se marrëveshja përfshin një apartament me sipërfaqe 157 m2 dhe një garazh dhe këstet përfshijnë një pagesë cash me vlerë 20 mijë euro dhe dy pagesa me bankë me vlerë respektive 40 mijë euro dhe 8 mijë euro. Në total, këto këste bëjnë 68 mijë euro. Subjekti ka deklaruar se ka paguar dhe një kapar prej 2 mijë eurosh, por për të cilën nuk ka dokumentacion të ligjshëm. Sa i përket shtesës prej 30 m2 ai pretendon se është ndërtuar në vitin 2007 kundrejt një kostoje prej 1.4 milionë lekë.
Sipas KPK-së, hetimi administrativ i thelluar ka zbuluar se çmimi i deklaruar i blerjes së apartamentit 157m2 në qytetin Durrësit është fiktiv. Subjekti nuk provon me dokumente ligjore pagesën e bërë prej 1.4 milionë lekë për shtesën 30 m2 dhe gjithashtu ai nuk ka pasur burime të ligjshme financiare për këstin e paguar cash prej 20 mijë euro në vitin 2004. Në përgjigjet e tij për KPK, prokurori Hoti është shprehur se nuk e ka bërë pagesën e këstit të parë 20 mijë euro sipas kontratës. Noterja që ka noterizuar kontratën, në deklaratën e dhënë për KPK e ka konfirmuar pagesën prej 20 mijë, por 8 ditë më vonë, në një deklaratë noteriale për subjektin është shprehur se nuk e mban mend pagesën cash prej 20 mijë eurosh në favor të firmës ndërtuese.
Për sa i përket tokës bujqësore me sipërfaqe 4 mijë m2 të përfituar sipas ligji 7501, KPK shprehet se subjekti nuk i plotëson kushtet për të përfituar tokë bujqësore, pasi që nga viti 1986 ka punuar në qytetin e Lushnjes si hetues dhe jo në fshat, si dhe nuk ka punuar kurrë në ndërmarrje bujqësore – dy kushtet për përfitimin e tokës sipas ligjit 7501. Në përgjigjen e tij për KPK, subjekti shprehet se ka jetuar “de facto” deri në vitin 1991 në fshatin Qerret dhe pretendon se ka bërë stazhin universitar në vitin 1981 në ndërmarrjen bujqësore të zonës.
Në vitin 2007, personi i lidhur- bashkëshortja Albana Hoti ka deklaruar blerjen e një apartamenti 1 +1 me sipërfaqe 41 m2 me vlerë 2 milionë lekë, i cili është konvertuar në zyrë pasi i është bërë një shtesë prej një dhome dhe një banjoje me vlerë 775 mijë lekë. Sipas KPK-së, për shtesën e bërë në apartament, personi i lidhur ka marrë vetëm një leje për ndryshim destinacioni në zyrë nga bashkia e Durrësit dhe në vitin 2015 ka aplikuar për legalizim pranë ALUIZN-it. Shtesa e apartamentit nuk është deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2008. Për blerjen e apartamentit, bashkëshortja e subjektit nuk ka paguar pronarët e apartamentit të konvertuar në zyrë, por një firmë ndërtimi ku pretendon se i ka porositur një prej pronarëve një apartament me sipërfaqe 119 m2 me vlerë 2 milionë lekë. Sipas KPK-së, ka fiktivitet në shlyerjen e vlerës së këtij apartamenti dhe shtesës.
KPK ka ngritur pikëpyetje dhe për apartamentin me sipërfaqe 85.4 m2 në plazhin e Durrësit me vlerë 93.940 euro dhe kosto 1100 euro për metër katror. Për këtë apartament, subjekti ka deklaruar se ka bërë 2 pagesa në vitin 2007, një pjesë cash me vlerë 23 940 euro dhe një pagesë me bankë prej 70 mijë euro – kjo e fundit e siguruar me kredi nga NBG Bank. Të dhënat e sigurura nga KPK tregojnë që kontrata me NGB Bank është lidhur për dy apartamente dhe jo për një apartament. Pagesa prej 23940 euro supozohet që është bërë me kursimet nga një apartamenti i shitur në vitin 2005 me vlerë 2 milionë lekë dhe pjesa tjetër nga kursime. Sipas KPK-së, gjendja cash nga viti 2005 nuk është deklaruar në deklaratën periodike të viti 2005. Për sa i përket ndryshimit të numrit të apartamenteve në kontrata, subjekti ka deklaruar se ka qenë një lapsus i bankës. Pasi është marrë kredia me vlerë 68.750 euro nga banka NBG, ajo është transferuar në llogarinë personale të shtetasit S.H, që ishte aksioner i kompanisë ndërtuese të apartamentit nga ku është tërhequr cash. Në këtë transaksion, KPK ka identifikuar çmime dhe veprime fiktive nga subjekti. Ndërkohë që çmimi i blerjes së apartamentit rezulton sa dyfishi i vlerës së tregut.
Nga analiza financiare e kryer e të ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar se subjekti ka një balancë negative në vitin 2007 në vlerën 4 milionë lekëve. Nga analiza financiare gjithashtu ka rezultuar një balancë negative për vitin 2010 në vlerën 294 mijë lekëve. Në këtë balancë përfshihen 2 udhëtime të bashkëshortes në SHBA dhe Austri, për të cilën ajo është shprehur se janë paguar respektivisht nga e motra dhe Dhoma e Noterisë, pretendime për të cilat nuk ka paraqitur dokumente.
Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se në vitin 2012, bashkëshortja e subjektit ka blerë një automjet tip “Nissan Juke” me vlerë 16 900 euro, për të cilën nuk është deklaruar një pagesë prej 6900 eurosh e bërë në vitin 2013. Ndërkohë në vitin 2007, është deklaruar shitja e një autoveture “Opel Astra” me vlerë 500 mijë lekë e cila nuk është deklaruar më parë. Për këtë automjet, subjekti ka deklaruar se është blerë nga bashkëshortja në vitin 2005 për 500 mijë lekë dhe shitur për të njëjtën vlerë në vitin 2007. Ai ka shtuar se ky aset nuk është deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2005 për shkak të neglizhencës, por nuk ka pasur qëllim fshehje pasurie.
Pas paraqitjes së një tabloje të gjatë shkeljesh të konstatuara nga subjekti, relatorja u shpreh se KPK i kishte kaluar prokurorit Hoti barrën e provës. Mbrojtja e prokurorit në seancë u bë nga avokati Julian Mërtiri. Në fjalën e tij, avokati Mërtiri u shpreh se pagesa cash prej 20 mijë euro për apartamentit 157 m2 në Durrës nuk ishte realizuar, për shkak se nga kontrata ishte hequr porosia e një garazhi, ndërkohë që apartamenti ishte marrë në dorëzim karabina. Mërtiri deklaroi se edhe pse ka pasur mospërputhje në deklaratat periodike të viteve 2004, 2005, 2006, 2007 dhe deklaratës “veting”, këto mospërputhje nuk përbënin fshehje pasurie por kishin ardhur nga natyra e vendosjes së këtij aseti, dmth si pasojë e marrjes së tij në dorëzim karabina. Ai insistoi se burimet financiare për banesën dhe shtesën prej 30 m2 në Durrës ishin të ligjshme. Avokati gjithashtu tha se mosdeklarimi i automjetit tip Opel Astra në vitin 2005 ishte shkak i nxitimit në plotësimin e deklaratës periodike. Ai shtoi se sipas analizës financiare të bërë nga subjekti, ai ka pasur të ardhura të mjaftueshme për pasuritë e vendosura dhe shpenzimet në vitet 2004, 2007 dhe 2010. Ndërkohë që insistoi se marrja e tokës bujqësore prej 4 mijë metrash katrorë bazuar në ligjin 7501 ishte e ligjshme.
“Nëse burimi i aseteve është i ligjshëm, ai prevalon mbi pasaktësitë në deklarim sepse nuk ka qëllim kriminal,” tha Mërtiri. “Në të gjitha parashtrimet është vërtetuar që burimi i të ardhurave ka qenë i ligjshëm,” shtoi ai.
Ky pretendim i avokatit u vu në diskutim nga pyetjet e bëra nga relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi, kryesuesi i seancës, Luan Hamitaj dhe përfaqësuesi ONM-së, Theo Jacobs. Ky fundit ishte dhe më i ashpër ndaj prokurorit, duke e akuzuar drejtëpërdrejt se po gënjente. Jacobs shtoi se justifikimet e prokurorit dhe të bashkëshortes – të dy juristë me eksperiencë, se tre kontrata të ndryshme të nënshkruara brenda 1 dite ishin të tilla si rrjedhojë e lapsuseve, nuk i tingëllonin të vërteta.
“Jam unë i vetmi që e gjej këtë fakt të çuditshëm?” pyeti Jacobs. “Ka ardhur koha të thuash të vërtetën,” përsëriti disa herë ai.
Prokurori Hoti dhe avokati Mërtiri u munduan të përgjigjen. Mërtiri nënvizoi se përfaqësuesi i ONM-së duhej të kuptonte se ato që atij i dukeshin çudira, ishin pjesë të realitetit shqiptar. Megjithatë, përgjigja e avokatit dhe e subjektit nuk e bindi prokurorin belg.
Në fund të seancës, kryesuesi Luan Hamitaj i dha fjalën subjektit i cili kërkoi konfirmimin në detyrë.
“Kam 32 vjet që punoj si prokuror dhe gjatë gjithë e jetës e kam bërë punën me përkushtim, kam përvojë në të gjithë rrethet e vendit dhe nuk kam pasur asnjë vërejtje,” tha Hoti. “Kërkoj konfirmimin në detyrë,” shtoi ai.
Vendimi i KPK-së për prokurorin Bujar Hoti do të jepet me datë 10 shtator, ora 10:00.
Ore Vettingsa . Ore Ve lesha .
Ju jeni dallkaukë , dhe të varur e lidhur nga politika e me politikën .
Ju , kurrë s’keni për të kryer Vetting , sepse nuk doni .
S’kam aspak ndërmend të gjykoj asnjë nga personat subjekt i kontrollit të ligjit të VETTINGUT .
Ç’farë janë këto maskarada që bëni . Del me hije e njolla në vetëdeklarimin e pasurive , por ama është me biografi të pastër si gjygjtar apo prokuror , apo kushdo qoftë .
Të ishte Vani Bregu do thonte : A jeni në metro mo ?
Ky sistem socialo-ekonomik orientohet dhe mbizotërohet nga INTERESI dhe pikë .
Politikës i interesonte një sistem gjygjësor i padrejtë dhe i korruptuar për të mos patur probleme me abuzimin , korrupsionin dhe grabitjen e vet . Ishin gjykatat e dobëta e të korruptuara ( duke injoruar dhe shmangur ç’do denoncim e akuzë ) ato që i lanë politikanët të abuzojnë e vjedhin për të qenë sot jo miljonera por miljardera me përvehtësimin e djersës dhe gjakut 45 vjeçar të këtij populli . Miljarderë me grabitjen e taksave nëpërmjet fondeve publike , por edhe të pa prekshëm , mbasi tani i kanë lëshuar në trupin e drobitur të këtij populli , nëpërmjet koncesioneve e monopoleve të tyre , me qindra tentakula thithëse të djersës e gjakut , jo deri në pension , por deri në vdekje .
E thamë më sipër nga INTERESI . Nga kjo aksiomë magjike nuk bëjnë përjashtim dhe nuk devijojnë aspak , as edhe 1 punonjës i sistemit të PA DREJTESISE , deri tek më i fundit , ai gardiani i burgut , që , me gjithëse është derr pa shkollë , të burgosurit dhe familjarë të tyre , din , dhe i ka rjep sa më s’ka .
Në mbi 25 vjet , KLSH-ja ka evidentu shkelje dhe abuzime ashiqare jo miljona dollarë , por disa miljarda . A janë dënu ( minimalisht ) 1 ose 2 përqind e abuzuesve . Prandaj ju vu detyrë parësore politikës , që të shkatërronte drejtësinë dhe të ngrinte sistemin e Pa drejtësisë .
O Vettingsa . Politika Ju kanë dhënë detyrën , por çelësin e zgjidhjes e kanë msheh dhe shmang .
Kush mund të thotë vetëm 1 rast ku padrejtësia dhe korrupsioni i gjykatësve dhe prokurorëve është bërë pa pikë interesi , por vetëm ashtu për qejf . E pa mundur . E pa konceptueshme . Asnjëherë .
E INTERESI , gjithmonë është material , e rrallë , pervers , si ai turi derrit të Gjirokastrës , apo ai i Beratit , apo ndonjë pervers tjetër .
Pasuria e pa argumentuar dhe e vërtetuar , janë elementi kryesor dhe Çelësi bazë , që i zbërthen brinjët të gjithëve , pa përjashtim .
Gjykatësve dhe prokurorëve , plus shefa policie krimesh , jua din populli faktet e poshtërsive dhe padrejtësive , sepse i ka heq në kurriz , ka vuajt , është vrarë , gjakosur dhe vdekur prej bëmave të tyre . Më e keqja është , se po shikon prap nëpër gjykata po ato që I kanë
Nëse doni me të vërtetë të bëni VETTING , nuk ka pse të na bëni maskarada të tilla me ONM , KPK , etj organizma që gjoja bëjnë sikur nuk janë dakort , etj , etj.
S’mundet kurrsesi ti dijë belgu , sado i zoti dhe i informuar qoftë , ma mirë se shqiptarët , që i kanë vuajt në kurriz vjedhjet dhe poshtërsitë e tyre , abuzimet , shpërdorimet dhe qejfet e shfrenuara të tyre e të fëmijëve .
Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër .
Ky quhet VETTING .
Ka frikë Gramoz Ruçi me deputetët ta miratojnë nenin shtesë .
Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë nga kriminelat dhe hajdutët .
Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada .
Ka shku aty ku s’mban më . Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE ?
leni keta por femijet e tyre, ne Oxford e Cambridge E UNIVERSITETE E KOLEGJE PRIVATE DO LINDI BREZIN E RI POLITIKAN MAFJOZ TE TRASHEGUAR NGA FAMILJA DHE SI REZULTAT NE SHQIPERI DO MBIZOTEROI VETEM PISLLIKU, MAFJA DHE BANDITIZMI POLITIK.
–
Cika e Azem Hajdar kriminelit,neser mbesa e Sali berishes, pasneser ai i Ilir metes, kuptoni o milet Rama nuk e than dot keneten..ju mashtroi kur kishte rastin dhe mundesine….
Po perse ju mashtroi Rama?? A e kishit Berishen qe nga 91 qe mori pushtetin dhe shkateroi c’do gje mbi toke e nen toke?? Po a jeni ne terezi more??? Po ti mendon se mua me plas bytha per keta zagare??? Ajo dihet qe te gjithe politikanet qe nga i pari deri te i fundit jane te siguruar prej shtate brezash por ketu ka nje dallim qe te pakten Rama ka gabimet e veta si c’do njeri por asnjehere nuk ka futur popullin ne vella vrasje si ne 97′,asnjehere nuk ka hapur depo apo te vjedhe rezervat e shtetit,asnjehere nuk ka vjedhur floririn e Kerrabes aq sa Saliu e therriste Ilir Meten Ilir Floriri.Rama asnjehere nuk i ka hapur portat e prostitucionit ku u mpleks qe nga politika deri tek polici i kufirit apo aty ne Rinas.Rama asnjehere nuk ka prese druret frutore,mollet,kumbullat,hurmat,rrushin,dardhat,pjeshket etj etj sic i prene barbaret e Saliut kur ky erdhi ne pushtet.PO lista eshte pa fund o KALECO.Dega ne ate kohe dhe kalecet te kapnin kur shkelje ligjet e shtetit apo kur mereshe me veprimtari armiqesore.Ishin te shkruara ne ligje te gjitha dhe jo si ne kohen e Kaleceve te deges se Gazidedes qe te qerronin kur tju tekej dhe qe ishin bere njesh me NJESHIN Sali.E zhduku ate te shkretin nga Maqedonia???Azemin e vrane??Po Kosta Trebicken?? apo i shaku makina dhe u gremis i shkreti??? Po behuni nje cike me realist dhe mos flisni me tifozllik te semure se asgje nuk fitoni.Nese kerkoni qe te vije prap klika e Berishes ne pushtet bejeni ne dore e keni.Me vote dhe pastaj do thoni se ci beme vetes.Edhe njehere po te them qe edhe keta tani qe jane ne pushtet nuk eshte se jane te kulluar por ama dallimi me kliken e Berishes eshte si nata me diten.Tani ca te them me ne keto ore ne vona te nates??? Kaq besoj se mjafton per te sjelle ne mendje kohet e herrta qe kemi kaluar te gjithe.
Rama na mashtroi thot ky , po cte bejme ?? Ku jane te tjeret me te ndershmit ?? Si kush p,sh, Fatos Nano ?? Ke ja thuaj ti kush eshte me i ndershem , me i mire dhe me rezultat se Rama ?? Opozita komplet eshte ti djegesh , komplet ama pa lene asnje koker , nuk e shikon kane dale hapur sa here flitet qe mund te filloj vetingu ne politike …..Edi Rama , ore babush , i vetmise und te beje dicka ne kete vend, pastaj mos haro se kane ushtrine e tyre qe kane ushqyer me te vjedhura kaq vite , sa te shikosh qe te dobesskhen ljdhjet qe mane me simpatizantet , fishek e do j rasin brenda , si nedhe te huajt partneret tane i shmangen , konfliktit dhe destabilizimit , nuk e kupton qe sa here votohet ndonje ligj qe tregon atyre qe vettingu po vjen , ata direkt bejne kerkese masave per destabilizim …….be durim ……
I forte avokati me arsyetimin.,nuk e njeh realitetin shqiptar ky gjykatesi i huaj,eshte i çuditur nga çudite e pasurive te gjyqtareve hajdute shqiptare.Te gjithe kane vjedhur ne kurriz te drejtesise,absolutisht.Jane te paturp fare,po fare.Justifikojne pasurine e grabitur nga qytetaret,si sukses,dhe genjejne si pa te keq.Keto duhen rras mrena urgjentisht.
Po kujt I duhen keto peralla ,te gjithe e dine se ne shqiperi, politikane, prokurore ,gjyqtare, avoketer, drejtues Jane hajdute dhe kriminele, populli nuk ka buke, keto diskutojne dhe posedojne pasuri dhe shtepi kur Mr nje roge edhe nje million ne muaj nuk ha buke dhe Jo te blesh shtepi dhe zyra pa numur, keto duhet te mbushin burgjet ,dhe nje udhheqes popullor duhen te ngeje popullin ne protesta, dhe lufte PSE jo.,per te shkateruar kete kaste politike te majte e te djathte qe shkateruan dhe varferuan shqiperine dhe shqiptatet.
Do të mjaftonte vetëm përfitimi i tokës sipas ligjit 7501që ky prokuror të mos konfirmohej. Jo për ndonjë pasuri të madhe, por si më e thjeshta për ta vlerësuar, pa hyrë në labirinthet dhe makinacionet e komplikuara prokuror-noter, burrë e grua! Si ka mundësi që një njeri i ligjit dhe me eksperiencë, ai që duhet të mbrojë ligjin, e shkel me ndërgjegje atë, duke u justifikuar me një motiv qesharak, se ka qenë punonjës ferme, sepse ka bërë stazhin atje?! Vetëm kjo na bën të vëmë duart në kokë pse u abuzua kaq tmerrësisht me zbatimin e ligjit 7501, një gangrenë lënguese për shoqërinë dhe shtetin. Pse, sepse veç të tjerëve kanë qenë dhe këta gjyqtsrë e prokurorë që e kanë shkelur me ndërgjegje. “Kur një gjeneral, merr një vile rrushi, ushtria e kërren vreshtin nga rrënjët”. E në klto rtethana, a mund të jetë më tej ky prokuror me këtë ndërgjegje/integritet, në sistem dhe për më tepër, nesër si anëtar i KLP?! Më çudit fakti se si e ka justifikuar këtë “shkelje të vogël”, ILDKPI?
Për të zvogëluar zgjatjen e procesit, mendoj se duhet të bëhet rregull nga KPK që mjafton një shkrlje ligji, abuzim apo mos justifikim pasurie apo çdo gjë tjetër që lidhet me integritetin moral e profesional të subjektit, të mos e kalojë. Nuk i duhen një gjykatësi të analizojë 100 vjedhje të hajdutit. Mjafton një dhe e kopsitur mirë, dhe që të mos ketë avokat që ta kundërshtojë, e gjykakës apeli që ta rrëzojë, dhe të mjaftojë për ta futur në burg. Ky është rasti.
Ne rast se te huajt shpresojne ti zbythin gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar me pyetje verbale pa prova e fakte atehere kot qe merren me kete pune.
undefined
Keto Jane seanca qesharake. Ne shqiperi nuk ka prokuror apo gjykates te mos kete vjedhur. Nuk vihet pasuria me rroge 400-500 € ne muaj. Ne shtet punojme dhe me rrogen nuk blejme dot shtepi pa le ti cojme femijte ne shkolla private apo Oxford. Sistemi drejtesise eshte teresisht kriminal, nga gjykatsit dhe prokuroret e thjeshte deri te presidentet.
C’me kujton ky mbiemri Hoti?Se cka qene nje Hoti dikur ne Bashkine e Durresit para 15 vjetesh,me profesion MJEK.Aha po,ishte ishte nepunes i thjeshte ne Bashkise!Po sec ka qene dhe nje notere me kete mbiemer Hoti,po i shoqi saj ku punonte?Aha po, ne Hipotek!Sistemi i padrejtesise,eshte sitem i krijuar nga politika,dhe midis Politikes dhe Drejtesise eshte krijuar nje rreth vicioz qe vetm te huajt,qofte dhe ky zotria Belg mund ta kepusin.Asnje i perfolur ne siteim e drejtesise.Te shikohet Ligji per Vetingun.,per te futur ne sitem juriste te rinj qe kane studiuar jashte apo brenda dhe jane te paperfolur.Nuk eshte zor i madh te gjesh djem e vajza te rinj,dhe t’i mbash ne kontroll me ligj.Te krijohet nje sitem zinxhir qe te rinjte te jene te kontrolluar e te mos luajne me ligjin.Te kete masa te rrepta ne Ligj per punonjesit e drejtesise si sekuestro pasurie dhe burg.Kush ka kellqe le te hyje ne kete sistem,kush nuk ka te shoh punen.Ne se vendoset ne rruge Sistemi Drejtesise do kemi Veting edhe ne Politike,e keshtu me radhe.Edhe noteret jane pjese e Sistemit te Drejtesise,edhe per ata duhet te kete Veting.Vetem ne kete forme mund te shqyhet Rrethi Vicioz.ONM ka m undesi me shume te ndihmoje.Lereni ONM te beje punen.
Reforma e vetme efikase për prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë,-GIJOTINA.