Rama shkarkon "Live" drejtorin e hipotekës në Fier: Zvarriti qytetarin, do të hetohet

6 Shtator 2018, 14:36Politika TEMA

Drejtori i hipotekës së Fierit, Petrit Kanani, është shkarkuar këtë të enjte nga detyra.

Shkarkimi i tij u njoftua gjatë takimit të koordinatorëve të bashkëqeverisjes nga kryeministri Edi Rama.

Rama tha se shkarkimi i tij ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari 77-vjeçar.

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin, por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur mjaft raste edhe në zvarritjen e kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ka ardhur momenti që qeveria të ndezë “llambën e kuqe”.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”.

5 komente në “Rama shkarkon “Live” drejtorin e hipotekës në Fier: Zvarriti qytetarin, do të hetohet”

  1. Vladimir Dushniku says:

    Zoti kryeminister!
    Ju kam shkruar kohe me pare se UKT vjedh qytetaret me taksa te jashteligjeshme,por edhe ju me jeni pergjigjur se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Ne se akoma i permbaheni ketij qendrimi antiligjor,atehere kam te drejte te them se keto shkarkime i beni per show mediatik dhe ne
    mungese te shtetit ligjor na mbetet vetem t’i drejtohemi gjykates dhe organizmave nderkombetare!

  2. On says:

    Po Drejtoreshen e Fiskut qe ka muaj me leje kur do e shkarkosh

  3. Liri says:

    Bjeru Vella. Ndryshe nuk behet Shteti por mbetet koteci.

  4. Grigor says:

    Ore, keto shkarkime mund te jene edhe per show, por me thene te drejten, ne jemi popull I keq, pavaresisht nga partite dhe politikanet. Cdo bashki e Shqiperise, cdo zyre, cdo spital, more po edhe zyrat e postes, jane ,mbushur me qener, ujqer dhe cakenj, qe vetem duan te rjepin popullin.
    Pastaj na e ka fajin Saliu, ose Rama. Qe kur kemi Meten si president, dhe Skyionin si analist, hiqi vizen ketij populli. Ne presim te na beje derman Saliu ose Rama. Jemi mesuar me diktatore, qe njeshi eshte mbi te gjitha, dhe sa ndodh nje vrasje ne Vlore, apo Kukes, apo Shkoder, ose shajme Ramen, ose Saliun. A thua se ne kohen e Enverit qe ishte diktature totale nuk kishte krime, nuk kishte vjedhje, nuk kishte vrasje. Vini re shprehjen ne “kohen e Enverit”, sepse ne ja atribuojme Enverit rendin ose rregullin qe lavderojne njerezit nga ajo kohe.

    Kohet e fundit Londra eshte bere kryeqyteti I krimit ne Europe per numurin e vrasjeve qe ndodhin, dhe per sasine e kokaines qe qarkullon.
    Asnje gazete nuk ka akuzuar kryeministren Mei, dhe as opozita nuk e ka menduar kete gje, edhe per faktin se kryebashkiaku Sadik Khan eshte Laburist, dhe kryemisioneri I Policise Metropolitane te Londres varet nga kryebashkiaku.
    Por ne I presim te gjitha nga kryeministri. Dhe Rama ben show pastaj, duke shkarkuar njerez live. Se ky popull vdes per nje dore te forte ne krye te shtetit, qe I ben te gjitha. Pse duhet ta shkarkoje kryeministri ate fierakun, kur ka Drejtor te Pergjithshem ne Tirane, dhe minister per ate pune. Duhen shkarkuar edhe ata, se kot jane. Ore, po shefin e policise se Shkodres, pse nuk e permendi njeri fare? Por populli do qe te shikoje Ramen si dore e forte, dhe te thote “hallall votat o Edi Rama”. Kujt I plasi per shefin e policise? Ai nje zar eshte – thote populli. Ashtu si bejene tani socialistet e thekur per Edi Ramen, i thoshin edhe Saliut ne kohen kur ishte president ose kryeminister, ata palloshet qe kalojne ne orgazem kur flet Saliu. Pyesni Skypionin, se ai eshte nje nga ata.
    Prandaj, per sa kohe ne vdesim per doren e forte dhe per diktatore, ky vend do linde Berisher dhe Ramer ne cdo dhjete vjet, qe ne te kenaqemi duke I pare ne televizor.

  5. Reti says:

    Nuk behet shtet vetem me kryeministrin!
    Ne se eshte i afte kryeministri duhet te shkarkonte eprorin e ketij drejtori e jo te merret kryeministri me cdo vogelsire!
    Kjo eshte shenje pa aftesie e tij e jo aftesi! Cdo epror duhet te pergjigjet vete per gabimet apo fajet e vartesve kur nuk i konstaton vete por eproret e tij!
    Rama duhet te merret me ministrat e jo drejtoret!
    Drejtoret kane ministra qe duhet t’i kontrollojne,ndryshe te shkarkohen ne vend pa asnje medyshje.
    Vetem keshtu ndertohet shteti ligjor e jo me mbrockulla mediatike!
    Cfare metode eshte kjo qe kur del ne rrethe kryeministri behet show,ndersa ministrat bejne palle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje