“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”, ju tregoj disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria

6 Shtator 2018, 12:09Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria

Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur e për të mos ikur nga Shqipëria.

Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye:

E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në Botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi.

Të gjithë jemi historianë.

Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston.

Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt.

Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 Ero në muaj.

Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe flet me telefon 1000 Euro, dhe nget makinë 20 mijë Euro.

Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”.

Vetëm këtu protestohet për çmimin e lartë të tarifës së rrugës, dhe pas protestës, çmimi bëhët edhe më i lartë.

Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet, pastaj shemben muret për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen, dhe në fund hapen kanalizimet.

Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit.

Vetëm këtu merr leje për park lojrash dhe bën fabrikë.

Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasin: Largojeni pusin.

Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria.

Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë.

Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorrit, pasi mund ti duken pak.

Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë.

E çdo të bëj në një vend tjetër ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave.

Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik.

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

58 komente në ““Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”, ju tregoj disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria”

  1. Celo.Mezanaj says:

    Ky ka dale shkrim i goditur.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      KY PO THOT NJE TE VERTET
      PO DUHET TJU DREJTOESH ME EMRA KUJT I TAKON
      NUK DEGJOIN , AS LULI LAPAQENI
      AS SALI QENI AS MONA
      AS LIKE FLOLIRI
      SI NUK IKIN KETA NGA SHQIPERIA SE I KAN MUNDESIT
      JAN ME FUKARENJT

    2. Skypion says:

      Padyshim qe per trushpelaret ky shkrim eshte i goditur, sepse ne te mund te lexosh ato qe “Rilindja” i propagandon si arsyet se pse nuk behet ky vend, ku me kryesorja eshte dembelizmi i shqiptareve.
      Keto qe thote gazetari Kikia, i ka thene e i thote Rama perhere kur i jepet rasti; vecanerisht kur ka takime me prezence te huajsh…
      Ne thelb , arsyet qe thote zoti Kikia mund te perfshihen ne nje te vetme, qe edhe kete te fundit e ka thene po Edi Rama: Pune ka, por nuk ka profesioniste!
      Po te mund te flisja me zotin Kika ne lidhje me kete, do te me kundershtonte, duke me thene pikerisht keto fjale : ej, nuk e ke lexuar mire shkrimin, perndryshe do te kishe vene re , qe aty une kritikoj edhe Qeverine dhe korrupsionin e saj…
      Une do t’i kthehesha: dakord zoteri, e kritikoni Qeverine dhe korrupsionin e saj, por ca me shume te metat e qytetareve; ja , hajde ti veme ne kandar dhe do ta shohim qe keto te fundit peshojne me shume, dhe i japin shijen shkrimit; ata qe e lexojne, ndjejne pikerisht kete shije; si prove per kete, ja ku i keni komentet e lexuesve trushpelare… a nuk shihni sesi zgerdhihen budallenjte me te metat e tyre dhe te te afermeve te tyre, qe ne fund te fundit perbejne popullaten dembele shqiptare ?!
      Keshtu , i nderuar zoti Kikia, formalisht mund te jesh i paanshem, dhe po formalisht edhe mund te mbrohesh nga ata qe mund te te akuzojne se po ben lojen e Qeverise, e cila, fajin se pse nuk behet ky vend e gjen tek qytetaret e vet – ama , ne thelb, edhe padashjen tuaj, nese doni respektin tim badihava, ju po beni pikerisht kete loje; edhe mund te thosha qe ju po bini ne lojen e Qeverise, por as i vogel jeni dhe as i leshte, perkundrazi e mbani veten si analist; kesisoji zgjedh te them qe “po beni lojen e Qeverise”, ne vend te se “po bini ne lojen e saj”.
      Meqe u be si loje kjo e arsyeve te qendrimeve dhe largimeve, po e jap edhe une nje… per te qendruar: se eshte qyfyr i madh te shohesh trushpelaret e trushkulurit, qe “Rilindja” i ka sjelle ne kete derexhe, kur fajin per ate qe ua ka hypur mbi shpine, ne pale te qafes madje, qe i rrjep e i rrjep pa meshire, qe ua ngul e shkul dite per dite, e gjejne tek vetja e tyre… dhe gezojne e lumturohen per kete!
      Qofte edhe vetem per kete qyfyr, nuk dua te iki nga Shqiperia. Eshte nje zbavitje me te vertete vleftesore.

      1. Hoxh Armandi says:

        Arsyeja kryesore perse duhet te rrini eshte se shpejt do inaguroni me bab recepin xhamine e re dhe do ti thoni Romes, Parisit dhe Londres qe nuk na pelqejne katedralet qe keni. Prandaj e ndertuam xhamine dhe tani bajrom ramazon do ngrejme bythen ketu.

      2. Lee lee says:

        Uee dhe ke ky shkrim gjete minuse.Ti qeke Spiropali i PD.

    3. Lion says:

      Po ju jap nje fakt pse une duhet te syrgjynosem nga Shqiperia:
      -Sot ne gazeten Tema u botua lajmi se Rama shkarkoi drejtorin e hipotekes se Fierit!
      Si koment une iu drejtova kryeministrit me emer e mbiemer te vertete se edhe une atij i kam derguar email qe UKT vjedh qytetaret,por ai m’u pergjigj se UKT nuk varet nga qeveria!
      Sic ndodhi edhe 2-3dite me pare gazeta e hoqi nga faqja online shkrimin e sotem vetem qe te mos shfaqej komenti im!
      Pse keni frike nga e verteta ju te Tama-s,per deri sa e mbani veten per te pavarur?
      Alo ju urdheruan nga qeveria qe ta hiqnit shkrimin me komentin tim?
      Eshte hera e dyte qe e beni kete gje brenda javes!

    4. Miri says:

      As une nuk dua te iki nga Shqiperia!
      Arsyet:
      -Jam kryeminister,minister,deputet,doganier,etj dhe kam bere pasuri prallore sa per 10 breza.
      Pse te iki kur ketu e kam parajsen?
      -Jam hajdut,i korruptuar ,trafikant,kontrabandist etj dhe kam bere pasuri prallore,prandaj pse te iki kur ketu mund ta shtoj lehte pasurine pa me bere syri terrt?
      -Jam gjyqtar,prokuror etj dhe kam vene pasuri prallore!
      Ne se jap doreheqjen nga detyra nuk me shqeteson njeri se ku i gjeta pasurite!
      Me kryesorja : vetingu kontrollon vetem pasurite e deklaruara e jo te tjerat e pa deklaruara,se nuk jam aq budalla qe t’i deklaroj”!
      Keta bejne sikur nuk e dine se pasurite tona nuk rrjedhim nga cezma,as nga viktimat e gjykimit tone,por nga vendimet e jashte ligjeshme qe kemi marre duke mbrojtur fajtoret!
      Se ai qe i shpeton padrejtesisht burgut te jep miliona e jo viktima!
      Por keta pikerisht kete gje nuk e kontrollojne prandaj per mua ketu eshte parajsa e vertete!
      Ja prandaj une nuk iki nga Shqiperia!
      Rrofte korrupsioni,padrejtesia,ryshfeti,shteti rrumpalle dhe ligjet qe kundershtojne njeri tjetrin!

    5. Ty says:

      Ja pse edhe une nuk dua te iki nga Shqiperia!
      Ne asnje vend te botes nuk gjen qeveri qe te shpalle moton e qeverisjes se saj me nofken “bashkeqeveris me qyetaret”!
      Me kete une qytetari shkoj ne zyren e kryeministrit dhe i kerkoj llogari se pse nuk me pyeti mua kur vendosi te prishe stadiumin kombetar,kur i hoqi atij emrin e Qemal Stafes,kur vendosi te rindertoje sheshin kupole Skenderbej,kur vendosi te ndertoje bulevardin e ri,kur vendosi te shpenzoje miliona per 100 fshatrat turistike te shpopulluar fare,etj!
      Dhe Rama kur me degjoi,u skuq ne fytyre dhe me kerkoi falje!
      Keto gjera nga sot e tutje,tha nuk do perseriten me!
      U kenaqa shume se shyqyr qe ia arritem te kemi qeveritare ne sherbim te plote te sovranit.
      Shkova te nesermen ne zyren e kryebashkiakut Veliaj dhe i kerkova llogari se pse nuk ke bere asnje pritje populli ne bashki qe prej 3 vjetesh?
      Ai me buzeqeshi,me rrahu krahet,me ftoi per kafe tek Piazza dhe aty bisedusm shtrusr!
      Per ju qytetaret kam respekt te vecante tha,por e kam ndjere siklet te madh qe njerezit te vijne me radhe qe t’i pres une!
      Prandaj pritjen e popullit e kam kthyer ne investime dhe ne cdo perurim takohem me popullin dhe ky eshte pritje populli me konkret!
      Pra nuk eshte e sakte se une nuk pres popullin!
      Po ne Yzberisht nuk ke ngulur nje gozhde per 3 vjet,i them dhe njerezit nuk kane aq halle ss te presin qe ti pas 10 vjetesh te kujtohesh te
      hapesh nje cerdhe,kopesht etj kur nuk ka asnje prej tyre?
      Haps syte dhe kuptova se kisha pare enderr!

    6. Huri says:

      As me ka shkuar ndermend kurre qe te iki nga Shqiperia!
      Ketu po vodhe ujin dhe dritat futesh ne burg!
      Aq shtet persembari jemj sa akt akuzen ta ben vete kryeministri i vendit!
      Mirepo ne kete shtet persembari ndodh edhe kjo tjetra per se prapthi:
      Ne te gjitha bodrumet apo garazhdet e pallsteve,qe jane private te ndertuesve,pronareve te truallit ose te personave qe i kane blere ato,shfrytezohet energjia elektrike e perbashket,pra vidhet nga energjia e shkalleve td pallateve!
      Ne keto ambiente shpesh ks servise makinadh,oficina,puntori te ndryshme etj qe energjine nuk e paguajne por e vjedhin!
      U thua faturisteve,elektricisteve te pallateve,per kete fakt dhe asnje nuk reagon!
      Doemos se shteti vjel paret nga qytetaret,ndersa hajdutet ben sikur nuk i shikon ose merr kafen mujore nga ata!
      Pse hedht shteti kur vidhen qytetaret?
      Po kedhtu UKT na furnixon me uje te pa pijshem,por na e faturon per uje te pikshem!
      Na vjedh,por edhe na demton shendetin,bile edhe na e rrezikon ate!
      Shteti e degjon ankesen dhe hesht!
      A gjendet shtet ne bote kaq i pa pergjegjshem sa ky i joni,aq me teper qe kemi kryeminister qe reklamohet si lider i afte i rangut boteror?!

  2. Maelga says:

    Uau, Mentor, i ke thene te gjitha. S’ka ku te veje me sakte.

  3. tomsojeri says:

    Hahahahahahaha ! Shkrimi me i bukur qe lexoj dhe dua te shtoj se ke haruar, qe vetem ketu jemi te gjith JURISTA me dhe pa shkoll !

    1. Bureto says:

      Shtoj dhe këtë, që kemi mbi 3000 doktorë shkencash (dr.), e dhjetra akademikë, por shkencë nuk bie erë, kemi afro 700 profesorë (prof.) dhe kemi arsimin e lartë më të dobët në Europë. Fakti që mijra të rinj shqiptarë kanë studiuar e studiojnë jashtë me shumë sakrifica financiare për familjet e tyre, e tregon më së mori këtë, dhe nëse vijnë këtu s’gjejnë një vend pune se s’ua lëshojnë mediokrit e universiteteve tona.

  4. Paradoksi says:

    Mirë për të tjerat, përgjithësisht drejtë e me realizëm. Po për punën e “Hyrjes” dhe “Dajes” në urban nuk e kanë fajin qytetarët dhe kultura e tyre: autobusi i parë që ven në stacion (p.sh. i importuar nga Gjermania) e ka “Hyrjen” në mes dhe “Daljen” përbri shoferit; kurse autobusi i dytë që vjen pas tij (p.sh. i importuar nga Anglia) e ka “Daljen” në mes dhe “Hyrjen” përbri shoferit!!! Kshtu siç e hutojnë, mashtrojnë e zhgënjejnë qytetarin këtu, ai mund të shfajësohet edhe për fajet që vërtet janë të tijat.

    1. Pashprese says:

      Kjo per Tiranen nuk vlen, sepse hyrja eshte gjithmone te shoferi, te te gjithe autobuset qe kam pare. Eshte ceshtje edukate qytetare qe ne nuk e kemi, thene troc. Kuptohet qe nga momenti qe te rrasen ne surrat e s’te lene te dalesh nga autobusi, qe te hyjne e te zene vende sa me shpejt. Edhe nese hyrja na qenka ne mes, njeriu syte ne balle i ka, te lexoje ku duhet hyre e ku duhet dale. Po thuaj jemi derra e s’behemi dot njerez me zor.

  5. Hosteni says:

    Harrove qe vetem ketu mund te dhjesesh mbi simbolet kombetare dhe nuk te ndodh asgje.

  6. Fatmiri says:

    Shkrim i bukur.

  7. Emiljano says:

    Hahahaha e ke godit plako

  8. Illyria-Shqiperia says:

    Jo vetem ne Shqiperi, por ne pergjithesi shqipetaret, perfshire ata qe “shpetuan” nga memedheu, te bejne palaco, shajne nga nena e te bejne biografine edhe pse nuk te njohin, te gjejne dialektet imagjinare, te te quajne malok e fushor, e pse? Vetem sepse ti pate guximin tu dalesh kunder e te japesh mendimin tend tek forumi Temes, qe nuk perkon me te tyrin.
    Faleminderit per artikullin Kikia. Prit sharjet tani.

  9. Zagoriti says:

    Z. Mentor ndoshta do te ishte me mire ta beje shkrimin ne forme pyetesori per Tiranen e vitit 2013 e Tiranen e vitit 2018.
    Sa ishte niveli i ndotjes ne 2013 sa eshte sot.Sa ishte numuri i nxensve ne nje klase sa eshte sot. Sa ishte numuri i te punesuarve ne vitin 2013 sa eshte sot.Sa ishte rroga mesatare ne vitin 2013 sa eshte sot. Sa ishte numuri i te punesuarve ne shtet ne vitin 2013 sa eshte sot. Sa ishte numuri i banoreve ne Tirane ne vitin 2013 e sa eshte sot.Sa ishte numuri i turisteve ne vitin 2013 e sa eshte sot.Sa ishte ne vlere prodhimi qe jepte Tirana ne vitin 2013 e sa eshte sot. sa ishte numuri i familjeve me ndihme ekonomike ne vitin 2013 e sa eshte sot.Sa ishte numuri i familjeve qe kishin nje makine ne vitin 2013 e sa eshte numuri sot Etj. Sigurisht kjo kerkon pune per grumbullimin e te dhenave por kjo do te ishte menyra per ta vene para pergjegjesise Qeverisjen .Shkrimi i artikujve te pergjithshem nuk i sherben askujt.

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      Sa taksa paguanim dje dhe sa taksa paguajme sot. Sa km rruge ne vit beheshin dje dhe sa behen sot etj.

    2. Sos says:

      Per Zagoritin!
      Mire e ke ti,por krahasimet beji me diktaturen komuniste ne te gjitha fushat e jetes ne arsim,shendetesi,bukqesi,drejtesi,industri,ushtri,punedim,sigurime shoqerore e shendetesore,rend publik,gjakmarrje,droge,korrupsion,krime ,burgje,emigracion,dinjitet njerezor,degjimi i zerit te qytetareve,edukimi i femijve,vleresimi i familjes,pastertia e qyteteve,garantimi i punes,eksportet,importet,politika e jashtme etj,etj.
      Dhe ne fund propozo nje referendum popullor se kur ka jetuar populli me mire sot apo ne socializem!

  10. Trump says:

    Edhe dicka Mentor. My vend ka me shume dentiste se sa dhembe.

  11. Nevojtari says:

    Vetem aty mund te dhjesesh poshte ures mbas peme ne ndonje qoshe ne det ,me pak fjale, edhe te dhjeren e shijon ne natyre.Eeee!e beerrrr o sa mire me kene ne natyre.

  12. marku says:

    Ke harruar te thuash qe vetem ketu kryehajduti zgjidhet president,qe te djathtet jane brekegrisur dhe te majtet milionere,qe te ndershmit quhen budallenj dhe kriminelet te zote,qe jemi i vetmi vend ne bote qe ka ish-pronare,qe kemi 80 vjet qe ndajme tapi ,qe noteri eshte personi me i pabesueshem…qe hoxha nuk e ka problem ti bjeri kembanes se kishes per interes….dhe gallata kurre nuk mbaron!

  13. yes_man2 says:

    ecni mer race turqish se na keni lodh me kete muhabet….ne shqiperi te aftet jane te shtypur nga te paaftet….jashte shqiperise jeton per aq sa vlen…..ka plot shqiptare mjeke, avokat e manager ashtu si ka plot shqiptar hajduta dhe kriminela….jo te gjithe lajne pjata, prandaj shkoni pirdhuni me kete muhabetin e larjes se pjatave….bole

    1. Visi says:

      Respekt dhe pse ste njohe, jam prej 3 vjetesh ne Gjermani, punoi ne nje filiale te Siemens, sinqerishte ta theme , se ndjehem i vlersuar dhe respektuar, bej pune mekanike, turpe per ata qe e pergjithsoine se kushe punone jashte lane pjatat, dhe sikur pjatat te lajne, pune eshte, turpe eshte te vjedhesh si politikanet Shqipetare

  14. Fuat Cela says:

    E paske préke plagen ne kore,vec per ate qe eshte shkaktarja e gjithe kesaj dalldie,qeverine,nuk paske thene asnje fjale.Nejse,Pune simpatishe……………

  15. xhemal says:

    keto qe shkruan jane te verteta por thuhen vone si kofini pas te vjelit,hemoragjia e ndertimeve pa leje eshte frenuar mjaftushem, ka me shume rregull,me shume gjelberim ,me shume kontrolle,njerezit paguajne gati te gjithe dritat,ujin ,eshte ulur iformaliteti ne ekonomi, ndryshime per mire ka ne arsim,shendetesi ,funksionon jo keq trasporti publik,disa zyra te shtetit funksinojne mire, e mira ska fund e shqiperia nga cishte pak vite me pare ka bere permireesime te ndjeshme ,nuk duhet krahasuar me vendet e zhvilluara mangesi ka plote por per mendimin tim eshte ne rruge te drejte mos te harrojme se ne shqiperi per gati 25 vjet ka sunduar anarkia besoj te gjithe biem dakort kekohe pune.durim korrektesi nga cdo punonjes i shtetit ne cdo strukture te tij dhe mbeshtetje per njerezit qe punojne me ndershmeri e profesializem kjo vlen edhe per gazetaret ,puna me e lehte eshte te besh kritikun

  16. Korkodili says:

    ketu hapet konkursi per vend pune dhe perfundon Prostitute
    Kertu deputeti mer 70 milion leke per dieta ne vit
    Ketu nje gazetar ben 102 udhetime jashte shtetit me nje vlere minimale 240 Euro (Baras me vleren e roges se 40 vjetve pune te nje mjeku kirurg me 12 cvjet universitet ) dhe ben thirje ta kopjojne te gjith te rinjte.
    ketu behen hidriocentral ne cdo KM2 dhe 14 te tille ne valbone
    Ketu priten rafshohen pyjet dhe mer lavderime si bissesmen
    Ketu partia politike ka zvendesuar drejtorin e policise e prokurorin ne hetime dhe gjykatat ne denime .Te denojne p[a nje pa dy.
    ketu i pa puni ka vile e makine 100 mije euro
    etj, etj

  17. Jo nje shkrim,por nje pershkrim i goditur.

  18. peter says:

    Haha,pershkrim i realitetit ne menyre te perkryer.Prisni tani Lulin e Vasilin kur tia faturojne Rames mbrapesine e shqiptareve.

  19. ela says:

    Pikes i ke rene,

  20. Feniks says:

    Ke shume te drejte Mentor,por per ta plotesuar me mire po shtoj edhe une ca fakte personale ne Tirane:
    1-Une i ankohem kryebashkiakut Veliaj se UKT po vjedh qytetaret me taksa te paligjedhme,por si jo vetem nuk me pergjigjet ne asnje rast,por vartesit e tij qe marrin rroge drejtori ne Bashki me thone se ia kane derguar per zgjidhje atyre qe une ankohem!
    2-Ankohem tek Avokati i popullit se Bashkia e Tiranes nuk merret me ankesen time se UKT vjedh me taksat vendore,juristet e tij sillen si karagjoze e jo si juriste!
    3-Shkoj e denoncoj te gjithe tek STOP-i i KLAN-it,edhe ata pyesin UKT ne se ka bere apo jo shkelje!
    4-Shkoj tek FIKS-FARE dhe pas 6 muajsh pritje me thone se UKT na thote se ka te dtejte!
    6-I dergoj leter kryeministrit ,por nuk pergjigjet!
    I dergoj njoftim portalit “Shqiperiaqeduam”,por as sot pas 14 muajsh nuk me pergjigjet!
    I dergoj e msil kryeministrit se UkT po vjedh qytetaret,por si me pergjigjet se UKT nuk varet nga qeveria!
    6-I shkruaj te gjitha gazetave kryesore per te gjitha keto shetitje,por asnje prej tyre nuk e vuri ujin ne zjarr!
    7-I shkruajta KLSH dhe i vetmi zyrtar qe me mori ne telefon pas nje dite ishte kryetati i tij,zoti Bujar Leskaj!
    Me pas KLSH ,pasi ballafaqoi ankesen time me legjislacionin dhe korespondencen me pergjigjet karagjoze te rrogtareve te Bashkise Tirane,me dha te drejte,por shkresen e tij as UKT dhe as Bashkia Tirane nuk e perfillen!
    Pra jetojme ne nje vend ku ai qe e quan veten shtet ,nuk eshte shtet se nuk perfill ligjet e tij,ndersa kryeministri hiqet sikur nuk pergjigjet per popullin e vet,por per ufot!
    7-Qe prej vitit 2014 ne media eshte botuar nje shkrim ku denoncohej fakti qe ketu buka prodhohet me miell kanceroz serb,por qeveria ka heshtur dikur kishte te bente per herdhjen e ndonje cigareje ne rruge!
    Vetem keto dite u kujtuan te bejne aksione (socialiste a fashiste nuk kane thene gje) ku kane kapur me dhjetra ton miell serb per kafshet!
    Jo more!
    Po deri dje ku ishte ky shtet?
    Me thuaj i nderuari Kikia,ne se nje shtet qe nuk te mbron kur te vjedh vete shteti dhe kur te fut kancerin me buke,a do pranoje ti te vdisje heroikisht per demokracine e ketij shteti privat?
    Akoma na duhet te durojme thirrjet hipokrite se na kane pushtuar hajdutet ,te korruptuarit e kriminelet,por duhet te sakrifikojme jetet e femijve tane?
    Me thuaj,ne se keto fakte reale qe dhashe,mos jane me te forta dhe jetike per te vendosur qe te ikim apo te rrime ketu,apo ato qe dhe ti?
    Po kur shteti te shet ujin e pa pijshem per te pijshem dhe kur i ankohesh kryeministrit ai te pergjigjet se qeveria nuk ka pune me kete,cfare shteti eshte?
    Jetojme ne nje vend ku pasurite i grabiten politikanet,ndersa ne na dhane nga nje cope leter me vrime,te ankohesh nuk te degjon njeri,gjykatat i japin te drejte cubit dhe me te fortit,ligjet behen si t’i interesoje shtetit,etj atehere per cfare te rrime ketu?
    Dhe kulmi eshte kur Rama thote se i kemi plotesuar kushtet?
    A duhet te ishte kusht qe qeveria te zhduke gjskmarrjen?
    Pa tjeter por Rama as me goje nuk e ze kete fenomen kriminal qe verteton mos ekzistencen e shtetit ne keto zona!
    Dhe pastaj merren me Aushvicin e Tepelenes!
    Mortja qe s’u ha!

  21. Emin says:

    Shùme e sakte.po fajin e kemi te gjithe.

  22. suela begaj says:

    Shkrim i goditur. Do te shtoja qe ne kete vend ben shkollen e larte me pare pastaj tetevjecaren dhe te mesmen.

  23. Tani says:

    Si gjithmon i fort ti Mentor

  24. Gon says:

    Ish doganier qe rri 10 vjet pa pune i veshur kollarisur femijet jashte ne shkolle….

  25. Laluci says:

    O robo,,,
    Me thuaj kur te kalosh kendej nga talia, se do te jap nje kafe,,,

    Mrekulli e ke thon.

  26. labi says:

    Artikull me shembuj konkret dhe shume te verteta, por ke harruar te permendesh ate qe mbas ketij artikulli disa do te thone ai Kikia ja paska futur p…..dhës etj.

  27. sulo.gradeci says:

    I madh je. Si ta paska botu tema kete thagem qe mire qe s’ke than fjal te mira per qeverine po nuk ke shaas sali berishen, ram berishen, zen berishen, mal berishen, ndoc berishen, hajdar berishen, nikolin berishen, pjeter berishen, nikollaq berishen, perikli berishen, vasillaq berishen e nja tre kater berishe andej nga mongolia diku. Ku te con mushka ty keshtu? Megjithese edhe ti ia paske lan fajin popllit. Eshte i paster uji atje lart, po turbullohet ketej poshte. A na e pac per vere edhe ti se na cate trapin

  28. Sos says:

    Per Zagoritin!
    Mire e ke ti,por krahasimet beji me diktaturen komuniste ne te gjitha fushat e jetes ne arsim,shendetesi,bukqesi,drejtesi,industri,ushtri,punedim,sigurime shoqerore e shendetesore,rend publik,gjakmarrje,droge,korrupsion,krime ,burgje,emigracion,dinjitet njerezor,degjimi i zerit te qytetareve,edukimi i femijve,vleresimi i familjes,pastertia e qyteteve,garantimi i punes,eksportet,importet,politika e jashtme etj,etj.
    Dhe ne fund propozo nje referendum popullor se kur ka jetuar populli me mire sot apo ne socializem!

  29. ORGJINALI says:

    E mes te tjerve, e të tjera e të tjera, jeni dhe Ju.
    Vërtetë që tregojm gjithmon me gisht tjetrin,
    Po Ju jeni ndonjëri prej tyre , se nuk duket gjëkundi ta shkruani ! (besojm se po e lexon)
    Po është e vërtetë që të gjithë janë kthyer në “majmunë” kopiacë , por a e keni pyetur vehten mos jeni ndonjëri prej tyre !
    Po është e vërtetë, se në këtë epokë po ngatrohen të njomat me të thatat .Po a keni pyetur vehten deri dje ku bënit pjesë !
    Po është e vërtetë, se halli dhe nevoja për mbi jetesë e ka mposhtur, moralin, logjikën, edukantën , po ju që ” deri dje skisht shumë halle ”
    përse ju mungonin, dhe sot paraqiteni si Papa Françisko , për të “falur vehtes” sa propoganduat në shërbim të atzre, sa sot ju kritikoni .
    Shplarje truri shqiptarve nëpërmjet televizionit duke i shërbyer interesave të oligarkisë.

  30. DETAR BREGU says:

    NGA NJE POZICION KRITIK ME DUHET TA SHPREH SE JEMI… “NE”…ATA QE ,
    KETO QE EKZISTOJNE
    QE NA ACAROJNE ,
    BLLOKOJNE SHIKIMIN ,
    VERBOJNE MENDJEN ,
    …. E KU DI UNE C’E TJETER MUND TE PERJETOJ NE PERDITSHMERINE TIME SI QYTETAR NE ” KRYEQYTETIN E GALLATAVE”
    NA DUHET TE BEJME LUFTEN TONE
    PER TA KORIGJUAR
    PER TA NDREQUR DHE RREGULLUAR
    ATE QE ESHTE E SHTREMBER AQ SA MUNDEMI.
    MJAFTON NJE DORE !
    SIKUR EDHE NJE DORE E VETME NE DITE TE VIHET MBI “PLAGE”,PER TA SHERUAR ATE DO ISHTE GOXHA KONTRIBUT.
    KA HUMBUR NDJENJA E KOLEKTIVITETIT !
    DHE KJO ESHTE NJE E KEQE E MADHE.
    NUK MUND TE ARRIHEN GJERA TE MIRA KUR TI MBYLLESH BRENDA GUACKES PERSONALE DUKE U KENAQUR SE : KJO QE NDODHI ESHTE LARG SHTEPISE TENDE…!
    …MEGJITHE POZITIVITETIN DHE LARMINE E EMISIONEVE NUK MUND TE PERTYPET QE NE NJE TV PUBLIK APO PRIVAT QOFTE , NUK RESPEKTOHEN STANDARTET QE VETE SHOQERIA I KERKON SI DOMOSDOSHMERI PER TE MBIJETUAR.
    LAKURIQESIA KA MARRE NJE REVANSH TE PAKONTROLLUESHEM.
    GARA PER LAKURIQESINE ESHTE KTHYER DHE FUTUR NE GARE KUNDER ETIKES DHE MORALIT.
    CAKU QE VENDOS KUSH ESHTE ETIKA DHE KUSH ESHTE MORALI ESHTE E MIREPERCAKTUAR NE STANDARTE.
    DHE PATJETER QE KETO STANDARTE DUHET TE MONITOROHEN NGA NJE KOMISION NE MEDIA.
    KUSH ZHVISHET ME SHUME FITON ME SHUME…???
    KJO MOTO ESHTE FUTUR SI KRIMBI MOLLES.
    CFARE I OFROHET ME EMISIONET BREZIT TE RI PER EDUKIM …???
    TE TRAZOHET STOMAKU DHE TE VJEN TE VJELLET KUR DEGJON VETEM TITUJT E EMISIONEVE TE MBASDITEVE JO ME TI NDJEKESH ATO.
    EMISIONET ME TEMATIKA :
    – SI USHQEHET QENI APO MACJA…! E KUSHEDI SA LLOJ E LLOJ EMISIONESH ME TEMATIKA PA KUPTIM NGA “GAZETARE” TYRYFYCKA QE VECSE EKSPOZOJNE VETEN DHE BEJNE GAFA SA S’KA , QE KANE HEDHUR RRENJE DHE NUK KANE PIKEN E FANTAZISE DHE… , JO VETEM I KANE PERSONALIZUAR ATO MINUTAT E TYRE NE TV , JO VETEM I KANE PA DOBI , POR KANE MBI TE GJITHA INDIKACIONE NEGATIVE NE RRETHE TE CAKTUARA SHOQERORE…!
    KETO TYRYFYCKA ASPAK PRODUKTIVE PAGUHEN NGA KLANI APO TOP CHANEL GOXHA PARA.
    AS KA TE KRAHASUAR PAGESA E TYRE ME PAGESEN E MESUESIT.
    MESUESIT EDUKOJNE INTENSIVISHT MINIMUMI 30 VETE NE DITE DHE PAGUHEN APO NUK PAGUHEN 300 € NE MUAJ.
    KETO ” TYRYFYCKAT ” …,ATE QE MESUESIT E THURIN GJITHE DITEN , JA FUSIN ME NJE TE XHERDHITUR PER NJE GJYSEM ORE EMISION MBASDITE , ME KEQ SE PENELOPA NATEN , DHE I XHVASIN SHOQERISE NEPERMJET KLANIT TE SANDRIT APO X TV , NJA 3000 € NE MUAJ PA KOKECARJE FARE.
    I KANE THENE TE PARET :
    – KU ISHE , HICGJEKUNDI.
    CFARE BERE , HICGJEKAFSHE.
    KESHTU EDHE KJO PUNA JONE KA VAJTUR , PO VETE , DHE DO TE VERE NESE NUK KA ORGANIZMA EKZEKUTIVE QE ME EKZIGJENCE TA COJE SHOQERINE ATJE KU ESHTE RREGULLI DHE LIGJI.
    A KA RREGULLA NE KETE LLOJ SHOQERIE…???
    A KA STANDARTE ???
    POR NE…, DHE KETU KAM PARASYSH EDHE ATE QE E VESHIM ME PETKUN E “INTELEKTUALIT” JEMI AQ POSHTE SA :
    – I THERRASIM ” INTELEKTUAL ” ATIJ QE BEN SHKELJE TE RREGULLAVE ME ELEMENTARE.
    AI QE TY TE BEN EDUKACION …,DHE NGA ANA TJETER NUK RESPEKTON RREGULLAT E HIGJENES NE MJEDISIN KU JETON , NUK MUND TE GEZOJE KURRE NJE STATUS QYTETARIE DHE INTELEKTUALI.
    NE TV SHQIPTARE TE CILAT KANE NJE FORCE TE JASHTEZAKONSHME NDIKIMI NUK DUHET TE LEJOHEN KURRSESI SHKELJE STANDARTESH TE CILAT SHOQERIA I KA NGRITUR DHE I KULTIVON ME MUND DURIM DHE SAKRIFICA…!
    HIRET E FEMRES MUND TE REKLAMOHEN NE EKULIBER TE PLOTE ME MORALIN.
    POR KETU MORALI KA RENE.
    VENDIN E TIJ E KA ZENE PARAJA.
    REVANSHI PER PARA NUK PO PYET AS MORAL AS VLERA.
    DHE C’ESHTE ME E KEQJA AKOMA , E CILA S’KA AS FUND DHE AS ANE…,
    BERJA E PARASE PO KERKOHET NE RRUGEN ME TE SHKURTER DHE ME CDO CMIM…EDHE ME JETEN TENDE E JO ME TE TJETRIT.
    ATEHERE CFARE DUHET BERE ???
    KERKESE TE LARTE PER ZBATIM TE LIGJIT DHE NDESHKIM ATY KU I DHEMB ME SHUME NJERIUT , TEK PARAJA…..!!!

  31. Aldi says:

    Autori shkruan (VETEM KETU E BEJME SHTEPIN PRANE PUSIT TE NAFTES DHE PASTAJ BERTASIN:LARGOJENI PUSIN)
    Autorit ka nevoje per nje cik civilizim edhe edukate,po duke pare qe edhe autori eshte nje manipulator i edukuar nga shkollat e sigurimit atehere ai si vend ka nje problem te madhe.Do duhen shume vite qe te dalim nga kthetrat e ketyre manipulatoreve.
    Analiza eshte e thjeshte.
    Populli eshte i paedukuar,kete e dine te gjithe per c’fare arsye nuk u shkolluan shqipetaret(ishte pd erdhi ps)populli prape ngeli ne vorbullen e partive perkundrazi ata e fryne popullin qe me shkollim nuk ben kariere,karieren e dine shumica e shqipetareve si behet.Nqs nje fshatare i thjesht ndertoi shtepine prane pusit kjo ka nje histori te gjate,aq te gjate sa ka dhe shteti shqiptare,mos haro qe patosi,ballshi,edhe shume qytete te tjera shqiptare jane ndertuar posacerisht me qellimin qe te ishin sa me prane uzinave,pas komunizmit keto qytet u degraduan por qytetaret edhe fshataret e atyre zonave nuk u degraduan per te vetmen arsye se paten nostalgji per vendin ku u rriten, ata pikerishte per hire te nostalgjise arriten te ndertonin shtepi po aty.Tani problemi nuk qendrone tek populli po qendron tek qeverite qe ne krye te institucioneve pergjegjese vendosen disa manipulatore dhe lepiresa partishe si puna e autorit qe nuk vendosen rregulle por e lane popullin te ndertonte aty ku ja kishte qejfi.Komentuesi Skypion ka shume te drejte persa i perket autorit edhe shkrimit te tije.

  32. ERNEST MARKU says:

    vetem ketu ndodh qe Kryeministri me i urryer, i ka te sigurta edhe zgjedhjet e ardhshme …

  33. dane says:

    Me vjen keqz. Mentor qe nuk keni mundur t’i thoni te gjitha, e nuk mund te thuhen. Do t’ju kerkoja ndjese juve e pastaj te gjitheve qe te shtoj nje. Ketu te gjithe shesin pordhe, kur nuk dine sa te pjerdhin.

  34. Demir Labi says:

    Tamam ne kryeqytetin e gallates,aty ku nje xhepist pa shkolle tete vjecare,pa te mesme, qe nuk di te shkruaj me pseudonim rrugaci ,behet polic rendi,dhe lufton krimin.

  35. Sefer Daja says:

    Duhet me shtu edhe nje paragraf: ” Jemi ne krize ne te gjitha aspektet dhe kemi trafik dhe makina luksoze e shetisim gjithe kohen”

  36. T. Voda says:

    —- QAN ……RROTA
    —- QAN DHEEE….QERRJJA…!!!
    —- QAN EDHE AI…. QE ESHTE MBI QERRE ..!!!
    Po BUAJT …. PERSE HESHTIN , ATA I TERHEQI TE GJITHA ,
    I CPOJNE , HANE DHE SHKOPINJ.. SI THONI….PERSE VALLE .!!!…???…
    Pershendetje — t. voda …ny.

  37. gjoni says:

    Nga ky vend duhet me ik edhe per faktin qe ka mbet Mentor Kikia me dhan mend.. nje injorant, katundar i rendomte nga mendja..

  38. mark says:

    pra kush e ka fajin …………………………………”POPULLI”
    duhet kaluar akoma ne proces gdhendje “do akoma kohe”

    me e bukura e shkrimit eshte sjellja e popullit ne autobus,
    hipin ne autobus tek dera ku shkruhet “dalje” dhe zbresin ku shkruhet “hyrje”.
    nuk ka sinonim (te njejte) ne boten e qyteteruar

    1. Kl says:

      Une mendoj qe popullit t’i behet veting!

  39. Tirana says:

    Kurre vijme ne Shqiperi shikojme shume gjera te rendomta qe nuk mund te shprehemi se qenka gallate. Urrejtje ndaj shqiptarit boshatisje dhe shplarje e trurit dhe mungese arsyetimi injorance dhe nenvleftesim i cdo kujt pa marre parasysh inteligjencen e personit. Shqiperia ka hyre ne nje faze e cila nuk ka emer nuk eshte as demokraci as kapitalizem as monarki por sundim i vendit nga ish djemte e komunistave te gjithe jane njelloj te pasuruar me shume se 35% jane milionere me euro. Shqiptaret kurre i takon sidomos moshat e reja studenta ata pergjigjen njelloj nuk ka te ardhme ky shtet. Te huajte nuk eshte se e kane jeten shpirterore te mire por demokracia Evropeane ka eksperience edhe ne kontaktet kurre psh bisedon apo mendimet e tyre per cdo gje nuk e kam fjalen se Evropa menderisht jeton mire sot nuk ka Evrope me eshte e mbushur me mizerje te vendeve Arabe dhe Afrikane por edhe pse ka falimentuar raca Evropeane ata kurre vijne si turista ne vendin tone shikojne cdo gje si te pa vlere kjo nuk eshte aspak gallate por une po ju tregoj nje gje: bera nje vizite tek nje familje e cila ne kohen e Enver Hoxhes ishte e ndeshkuar nga xhaxhai i tyre i gjithe rrethi i tyre i madh dhe i vogel. Ne bisede e siper nje person i asaj familje me thote : ky shtet i sotshem eshte i falimentuar nga diktatura jane me shume se kater gjeneracione te marra fund qe nuk ribehen. Evropa edhe pse u shkaterrua nga lufta kishte bazen e saj demokracine kjo demokracia Shqiptare e vetmja gje qe mund ti thuash eshte nje gallate se jeta ne Shqiperi eshte nje vetvrasje kolektive Shqiptari kundra vetvetes.

  40. AstritSHBA says:

    Keto qe ka thene Mentori jane shume te verteta dhe s’kane nevoje per koment .Nje mik i imi ne vitin 2008 sa po dola nga nje seance gjyqsore te zhvilluar ne nje qytet bregdetar per ceshtje pronsie e kthyer ne vitin 1995 dhe ipotekuar e marre leja e sheshit ndertimit ma kishin rrembyer ata qe erdhen si zaptues ne vitin 1997 me dha lajmin i pari qe kishte pare emrin ne nje gazete se familja ime ishte fitues ne llotarine amerikane .Cfar ke me pyeti ai nuk je gezuar jo shum i thash pse me pyeti ai sepse ameriken keshtu si eshtei thashe e kane bere breza te tere emigranyesh italjane , gjermane ,francezet etj.Ne po te kemi medjen ne vend per te punuar dhe zbatuar ligjin mund ta bejme ketu ameriken . Kete vend e ka bekuar zoti me diellin malet e detin,lumejte e liqene te mrekullueshme ,por ketu ligjin e lufton maliqi.Ketu gjykatat i marri pronen me vendime pronarit ligjshem dhe ja japin si dhuate prej tyre atyre qe e kane zaptuar kur ligji ka eshte shkatrruar nga maliqiKam vitin e njebedhjete ne amerike dhe ky mendim e shprehur me pare eshte provuar procese gjyqsore te nisura ne vitin 2003 ende nuk kane perfunduar ne vitin 2018 dhe kjo eshte dhe nje cudi e hidhur qe shqiptaret e hane cdo dite Edhe per ceshtjet administrative qe u ngriten gjykata te vecanta qe duhet te zgjidhin ceshtjen deri 30 dit shk.pare 45 dit sh.2 dhe 60 dit e trete vazhdojne prej vitesh dhe nuk mbarojne dhe asnje nu mban pergjegjsi per per jeten qe i shkon dhe si kthehet me atij qe i merret nga kjo masaker pa fund ne kete vend qe pretendon te ti bashkohet europes.

  41. Tirana says:

    Redaksise Tema ju lutem pse nje koment te rregullt nuk e keni botuar ?

  42. Kl says:

    Une mendoj qe popullit t’i behet veting!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje