Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombetare të PS-së ku fjalën hapëse e ka mbajtur kreu i grupit parlametar të PS, Taulant Balla i cili ka prezantuar votimin e rendit të ditës me 12 pikat e axhendës.
Gjatë fjalës së tij Balla i bëri thirrje qytetarë që t’i bashkohen Partisë Socialiste dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë që duam.
Ndërsa duket folur për zgjedhjet, Balla tha se koalicioni dhe aleati i vetën do të jetë më qytetarët.
“Ndodhemi vetem 250 dite larg zgjedhjeve. Do të kemi vetëm një aleat në keto zgjedhje dhe një koalicion, vetëm me qytetarët.
Interesi ynë do të jenë vetëm njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi.
Jemi të gatshem te bashkëpunojmë me opozitën për reformat, por nesë ajo do të vazhdojë me politikën e baltës ne do te vijojme me interesin e vetem që kemi, qytetarët.
Duhet të trokasim në çdo familje për të hapur PS ndaj kujtdo që do të japë kontributin e vet”– tha Balla.
AXHENDA E ASAMBLESË KOMBËTARE
Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.
Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.
Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.
Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.
Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.
Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës IX.
Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”.
Miratimi i strategjisë: “Partia Socialiste e hapur për Ty”.
E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe informacion mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.
Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë dixhitale.
Vendim për unifikimin e Regjistrit Dixhital të PS.
(TemA)
Balla!
Qytetaret i doni vetem per bota ju,se me pas ad qe pirdhni per ne!
Kam dy vjet qe pushteti socialist me vjedh,ankohem tek kryetarja e PS Tirane,por as pergjigjet fare!
Ankohem tek kryebashkiaku socialist Veliaj,por as pjerdh fare!
Ankohem tek kryeministri,ai ne vend qe te caktoje specialist per kete ankese,me pergjigjet vete si e ema e Zeqos ne maje te thanes!
I ankohem ministres se shendetesise me dy email,por as sot pas 6 muajsh nuk me pergjigjet!
Ju thoni mbrockulla se bashkeqeverisni me qytetaret!
Ha ha ha ha ha ha,me cilet qytetare,more aman,apo me ufot?
Me thuaj o Balla se ku ka nje zyre qe te ankohem e te me japin pergjigje ligjore,se deri tani as kryeministri nuk ka bere gje!
E kuptoj se ai mbron shkelesit e ligjeve e jo qytetarin!
Ne na do vetem sa te hedhim voten,se pastaj ,ku te kam pare!
Po kete aleat deri tani ti e ke perbuzur o Balla,ndersa tani e dashke?
Jam socialist,por si fis nuk votoj per PS sa te jete Rama ne PS dhe Veliaj ne bashki!
Skane shume qe kane mbaruar zgjedhjet dhe ujqerit mafjoze po diskutojne per aleancat e ardhshme mafjoze…ne nje kohe qe edhe vetingu i politikaneve nuk ka filluar dhe do jete apo sdo jete Tualet Palla me deputet….