Kreu grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se i ka dërguar një mesazh deputetit të PD-së Edmond Spaho lidhur me propozimin për Vetting në rradhët e politikanëve.
Mesazhi ka të bëjë me reagimin e kryeministrit Edi Rama pas propozimit të PD-së, reagim që nga Spaho u lexua si kundërshti ndaj kësaj ideje.
“U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord”, i shkruan ndër të tjera Balla-Spahos.
Reagimi i plotë i Ballës:
Sapo i kam dërguar një mesazh mikut dhe kolegut tim, Edmond Spaho, pasi lexova një prononcim të tij ku thoshte se:
“Refuzimi i Edi Ramës për Vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit. Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët.
Edi Rama e refuzon Vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”.
I dashur Mondi, lexova reagimin tënd ku akuzoje Ramën se ka refuzuar këtë të Vettingut!
U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord.
Madje ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vettingut të politikanëve.
Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje mëshumë dukej si tekst kundër Reformës në Drejtësi, se sa për thellimin e Vettingut.
Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion. Taulanti
VETINGU-VETINGU,
PO JU FISHKËLLEN;
GJENI VRIMË DHE FUTUNI,
FUNDI PO JU VJEN.
BASHË HOLLANDEZI,DHE MUNIK LESHELIA,
TË BËHEN GATI,
PO I PRET QELIA .!!⚖️??
“Kush ka me shume frike nga veting nga politikanet, Presidenti apo Kryeministri?
–
Pa vetingut te politkaneve, a do ngelet Parlamenti shqiptar pa Deputet?
=
Aha, keta i ka zene tmerri edhe pse e dine qe Vetingu nuk do ti shkuli…filluan makinacionet…Rama do qe te bisedoje me Bashen per vetingun,perse?
–
E pra, Rama do te ulet ne tavoline me Bashen per te diskutuar vetingun? Perse?
–
Pse ky Rama eshte kaq i trembur nga VETINGU?