Sot jam me Lulin...

6 Shtator 2018, 16:00Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanet.

Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi.

Edhe faturën e larte te penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t’ia kishim djegur kartat në dorë.

Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t’i mbysnim edhe me koçifoz.

Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës.

Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës.

Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie te jete si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti.

Sepse në këtë pikë,për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithese rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij.

Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje.

Mund të ketë plot njerëz që edhe këtë përgjigje kaq të flakpërflakshme ta shpjegojnë me vijimin e marrëveshjes se vitit te shkuar, por unë nuk dua të bëj pjesë në këtë kategori.

Sipas meje, tani, të paktën formalisht kjo reformë e re, apo thellim i reformës në drejtësi, duket sikur nuk ka asnjë kudërshtar të rëndësishëm.

Është një situatë paksa komike, në fakt, pasi ngjan sikur nga vetting-u duhet të kenë frikë vetëm pensionistët dhe qytetarët e varfër, që marrin asistencë sociale, dhe jo ata qe i kanë bërë gjëmën këtij vendi.

Por le të mos dekurajohemi nga ky paradoks dhe t’i nxisim të gjitha palët që ta çojnë deri ne fund këtë projekt pozitiv.

Në radhë të parë opozitën, që i bie të ketë marrë në dorë flamurin e këtij vetëpastrimi.

Uroj shume qe Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze.

Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë.

13 komente në “Sot jam me Lulin…”

  1. eli says:

    Ju keni ngjyre te ndryshme,por jeni i njejti mut!

    1. Vlora1912 says:

      O Patoz,
      Mos u hardallos kot, mos merr flak si kashta e Gushtit..

      Askush nuk ka kerkuar Veting te Klases Politike.

      Monika e Like Flori Bllokut dhe Lulja e Saleh Rruges kuksit, nuk kan kerkuar veting te te gjith klases polotike…..se nuk ka mundesi tja fusin vetes..
      Ata plehra, por dhe keta kuqot ne pushtet, kan shpikur nje fraze te re, per shpetimin nga vetingu;

      “Vetingu i politikaneve te inkriminuar”…!
      Pra nuk do te ket veting per te gjith politiqenet, si po ndodh me drejtesine, por do tu behet Veting vetem atyre politeqeneve qe kapen tani e tutje duke vjedhur!!!

      As me shum e as me pak……eshte i njejti propozim qe beri Lesh e Li e Like Bllokut per Amnisti te te gjith politiqeneve….dhe ata ta ruajne gjene e vjedhur nga plackitja 30 vjecare e Shqiotarve dhe Shqiperise….

      Jo Astrit, nuk ka asnjw propozim per Veting real te Like Bllok Monikes, Saleh Bastard Berishes, Lul pupac Bashes, Elvisa Pirdhupalit, Taulant Palles etj….etj

      Pazari i 17 Majit kete qellim ka patur- Te shmang vetingun e klases politike….cdo deklarat tjeter eshte ne funksion te ruajtjes se njeri tjetrit..

      Korbi nuk ja nxjerr syt korbit.

  2. Malo Kanina says:

    Më së fundi një shkrim politikisht korrekt dhe shumë i arsyeshëm, i cili mbart në brëndësi nevojën që edhe tëndit duhet tja vësh në dukje se çdo nismë ka një fillim, por që ajo mbetet në kuadrin demagogjik nëse nuk çohet deri në fund. Për zotin Basha bumerangu ka qënë një fenomen rutinë, i cili e ka shoqëruar në çdo hap politik që ai hedh. Të shohim këtë radhë. Por sinqerisht pak, për të mos thënë aspak shpresë ka….

  3. Don Kishoti says:

    Nuk ka burra Shqiperia. Dridhe Lika { Astrit }. Duket te mbaruan leket ose tu lag baruti

  4. Lennard says:

    PO me C’Lul-Sumkapuci je O Derezi-Surrat shtrember.Po Lul-Hajduti eshte i pari qe kapet nga Vetingu ose me mire me thane I TRETI -Pas Sali Gerdecit dhe Like Floririt

  5. Lennard says:

    PO me C’Lul-Sumkapuci je O Derezi-Surrat shtrember.Po Lul-Hajduti eshte i pari qe kapet nga Vetingu ose me mire me thane I TRETI -Pas Sali Gerdecit dhe Like Floririt
    Eshte Hera e pare qe e them O Zoti Moderator.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Une nuk jam me Lulin !
    Atij i duhet nje certifikate,ne baze ta disa kerkesavete vendosura mes deputeteve,per te dale neser i ndershem perpara vetingut !
    Lulit i duhet te kaloj perpara organeve te reja te drejtesise dhe jo te amnistohet nga kuvendi !

  7. Goli says:

    Ose Patozi eshte çmendur ose kaq vjet ka qene ne gjume te rende.Ka politikan,ore ca politikan them une!pastruse institucinesh ,akoma dhe rojet e dyerve po te doni,te cdo lloi institucioni shteteror qe e kaloje vetingun?
    Patoziiii,loja eshte e shitur,filloi sezoni opozitar me vetingun?!
    E perditshmia e popullit si eshte?
    Der ver 24 ore per vetingun do flasin tani kanalet.
    Sa mire i kalon problemet e perditeshme populli po degjoi qe politikanet do kalojne ne veting…do plasin nga e mira.

  8. pata says:

    Pse nuk thua o Pat-oz se si del Lulja nga pastrimi, apo nuk po ta mban me te perballesh me te sepse te ka bere lecke per te fshire kepucet e tij.

  9. Patiz llozi!pse nuk ben nje pyetje lulushit si e bleu vilen ne hollande me paret e vjerrit te vefes apo me djersen e kamarierit.
    Si erdhi ne kosov,cfare beri….
    Si dhe pse u katapultua nga emigrant me disa pashaporta ne kryetar i pedhit.
    Po kunati qe e akuzuat vazhdon ta ket zyren tek shqupi…..
    Asnje politikan bllokmen nuk e justifikon pasurine marramendese

  10. true says:

    nuk ma ha mendja qe luli ti shkoj deri ne fund ketij premtimi o Patoz, mos merr flake me nje here se muti nuk behet kurre lakror.

  11. PD says:

    Mos ore Patoz se e more ne qafë Lulene! E fute ne grope! Nuk mjafton kufoma e dekompozuar e merhumit qe ka mbi kokë apo idjotet e panumert qe e rrethojne ne ate organizatë talebanesh, por edhe solidaritetin e jashteqitjeve te vjetra të Sali kermes kishte mangut!

  12. Jimi says:

    Je apo s’je ti me Lulen, sot, apo mot, qe te dy nuk ju ka kush ne rrefene’!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje