Edmond Spaho ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama pas thirrjes së kreut të PD-së Lulzim Basha që politikanët t’i nënshtrohen me ligj vettingut.
Përmes një postimi në Facebook, Spaho thotë se Rama ka refuzuar vettingun për politikanët.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Refuzimi i Edi Ramës për vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit!
Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët.
Edi Rama e refuzon vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”, nënvizon Spaho. (TemA)