VIDEO: Perlë e Xhakës, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve duke mposhtur Izraelin

7 Shtator 2018, 22:37Sport TEMA

Kombetarja shqiptare e ka nisur mbare kompeticionin e Liges se Kombeve duke marre nje fitore te rendesishme ne sfide pare te Grupit C kunder Izraelit.

Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri italian, Kristian Panuçi, triumfuan me rezultatin e ngushte 1-0 ne sfiden e zhvilluar ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Edhe pse prezenca e tifozave ishte e paket kjo dhe per shkak te ecurise negative te takimeve te fundit si dhe çmimeve te larta qe FSHF-ja kishte vendosur, te pranishem ishin “Tifozat Kuq e Zi” qe u rikthyen ne mbeshtetje te skuadres pas nje mungese te gjate.

Heroi i Shqiperise ne kete fitore ishte autori i golit Taulant Xhaka.

Mesfushori qe luan ne Zvicer me Bazelin shenoi nje gol spektakolar ne minuten e 55-te duke ngritur ne peshe stadiumin.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri ne vershellimen e fundit me Shqiperine qe merr tre piket e para ne Grup.

Sfida e rradhes per kuqezinjte do te jete me 10 shtator ne transferte kundet Skocise.

Me poshte goli i shenuar nga Taulant Xhaka. (TemA)

4 komente në “VIDEO: Perlë e Xhakës, Shqipëria e nis me fitore Ligën e Kombeve duke mposhtur Izraelin”

  1. Bujar Nishani SHARLATANI says:

    URIME PER FITOREN SHQIPONJAVE KUQ E ZI….!!!!

  2. gglyi says:

    heroi ishte strakosha

  3. ME EMER says:

    ..BRAVO DJEMA , KESHTU JU DUAM ..!

  4. peter says:

    Strakosha me gjithe se shpetoi skuadren nga nje humbje e mundeshme,nuk eshte surprize,eshte nder me te miret ne bote si portier.Noten 8.Surprisa e kendeshme per mua,Binaku,si seften qe e kishte nuk u emozionua fare,ka kembe te paster,z tregua i shkelayshem taktimisht,i beri shume mire de dyja si ne sulm dhe ne fazen mbrojtese.Noten 7.Xhaka noten 7,5.Hysaj 5,5,nje qe luan me napolin dhe e kerkon nje skuader si celsi nuk mund te beje pasime te tilla.Guri 5,5, Guri duhet te ndryshoje menyren e lojes,sidomos ne fazen mbrojtese,e kam pare edhe me skuadren belge,eshte shume statik,duhet te levize me shume qe te mund te siguroje vendin,ndoshta nuk ka arritur akoma formrmen e tij.te gjithe te tjeret sipas meje meritojne noten 6,5,pervec dyshes te qendermbrojtesave me noten 6.Kam bindjen se me skocine dote lujme me mire,varet edhe nga arbitri,skocezet luajn fort fizikisht,ne qofte se arbitri do jet nga ata qe lejon lojen e forte fizike,mund te kemi brobleme,ne te kunder mund te behen nervoze,mund ti godasim ne kundersulm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje