Anëtarja e Kryesisë së PD nxjerr zbuluar Bashën: Amendamenti i Vettingut në politikë, propozim i Ramës

8 Shtator 2018, 20:58Politika TEMA

Amendamentin e propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për vetingun e politikanëve, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati e ka quajtur veçse një “propozim të Ramës, por thënë me gojën e Bashës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se çdokush që do t’i hyjë diskutimit për këtë amendament duhet së pari të hedhë diplomën në lumin e Lanës.

Më tej ajo shkruan: “Basha propozon një absurd juridik dhe Rama tallet pak por nuk i thotë jo! Basha propozon një Trupë Speciale për Vettingun e Politikanëve me amendament kushtetues…”.

Sipas Bushatit kjo trupë special do të emërohet me marrëveshje Rama-Basha dhe sëbashku do t’i bëjnë vetting politikës.

Postimi i plotë:

Më pyeti dje një gazetar se ç’mendoja për propozimin e Bashës për “vettingun në politikë”…..

Vetting për kontaktet me krimin e organizuar…..

Më shkoi mendja që shkoj shpesh tek një kafe rrotull shtëpisë, për pronarin e së cilës “gratë e lagjes” thonë që është trafikant droge….

A thua ma quan Kryetari “kontakt” me krimin e organizuar vajtjen tek kjo kafja…? – mendova….

Sot u informova që për këtë qenka propozuar dhe një amendament kushtetues….

Çdo portal e penë gazetareske paska shkruar për çështjen….

E pikë e zezë….!

M’u kujtua ajo shprehja “Hedh një budalla një gurë në lumë e 100 të mençur i shkojnë nga pas….”

Megjithëse….mbase s’kemi të bëjmë me “budalla”….. nëse qëllimi është “100 të mençur i shkojnë nga pas”…..

Gjithsesi…..

Të dashur miq e kolegë juristë,

Nëse thjesht pranoni të hyni në diskutime e debate juridike mbi këtë propozim, më mirë hidhni diplomën e juridikut në Lanë!

Politikisht unë kam këtë dyshim:

Absurdi juridik që propozon Basha në fakt është propozim i Ramës me gojën e Bashës…..

Basha propozon një absurd juridik dhe Rama tallet pak por nuk i thotë jo!

Basha propozon një Trupë Speciale për Vettingun e Politikanëve me amendament kushtetues…

Meqë gjithsesi duhet shumicë e cilësuar, kjo Trupa Speciale do të emërohet me Marrëveshje Rama-Basha dhe të dy bashkë do t’i bëjnë Vettingun Politikës…..që të sundojnë të qetë, pa armiq e kundërshtarë…

8 komente në “Anëtarja e Kryesisë së PD nxjerr zbuluar Bashën: Amendamenti i Vettingut në politikë, propozim i Ramës”

  1. Koço says:

    Kjo është një maskaradë djallëzore e Gjarperit Berishë i cili vazhdon me dredhira në vazhden e “Dekrinalizimit” të politikës , ku sugjeroj dhe ralizoj valla hedhjen hi syve shqiptareve duke trumbetuar denimin e të denuarve , por apsolutisht nenshkimin e gjykimin e të pa nënshkuarve të krimineleve si ai Berisha ,Basha , Mediu , etj , po me këto marifete ky gjarperi djallëzor ,trumbeton Veting , denim e nenshkim të fitimtareve në pushtet të ardhur me votë plebishitare , dhe anashkalimin e paprekshmërine e minjëve të gjirizit e familjareve të tyre të cileve nuk ju ka hyrë akoma as një gjemb në këmbe , këtyre pinjolleve faqezinj të cilet livadhisin e krekosen me pasuritë përallore , pa punuar as një ditë , keta funderina të pa skrupuj ,deri Kur do vazhdojë kështu ?? ? .

  2. Kalec Dega says:

    “Amandamenti i Vetingut” ? na i perktheni , se na humbi shanci per te hulumtuar …..


    Mire Basha do “vetingun” e politkaneve te lidhur me krimin po Rama eshte kunder me kete propozim te cmendur dhe mburoje per politikanet tane horra te lidhur me krimin dhe hajdute?

    Perse Rama dashka edhe ky qe te behet nje “vetting” i vecante per politiken ndryshe nga ai i gjyqtareve dhe prokuroreve.Te dy jane mafjoze qe do ta zgjidhin ne menyre intime ne Cader 2.

  3. nora says:

    bravo Endira , fjale me mend ke thene

  4. Plaku says:

    Si nuk foli nje here gje te sakte nga keto PD-RAT,per çdo budallallek qe nxjerrin nga goja e çdo veprim qe bejne fajin gjithmone jau ka Rama…..edhe femija ne djep e ka kuptuar qe pa Vetingun ne drejtesi nuk ka si te behet Vetingu ne politike apo zgjedhje te drejta….ja i zbuluat politikanët e koruptuar,atehere kush do ti hetoje e gjykoje? Keto gjykates e prokurore te krimbur?Si nuk pame nje here qe te punoni per implementimin e reformes ne drejtesi??????

  5. Sara says:

    Kur flet dhe kjo kokrra e debiles per juridikun diplomen e te cilit e morri duke bere greva e duke thirrur “Azem, Azem, ti je gjalle” nderkohe qe i shkreti jo vetem kish ikur ne ate bote po i kish sherbyer partise se Endyres si dahs kurbani dhe thyeres se portes se kryeministrise…
    p kur thiote se vjen nga “bota akademike” me ate fytyre qe vetem idiotesi rrezaton!!! hajdute me cizme s’la njeri pa i marre gjobe kur e vuri partia kryetare KKRT-je … pervec Sandrid kuptohet se ky ia shk… te robt nepermjet Doktorit…

  6. Lennard says:

    Po i afrohet “ZJARRI ” Ke Suma Mi Goce prandaj hedh Shashka.Mbase ka bashkepunim me Ramen !!!??? Cdo gjo bo Vaki

  7. Komentuesi says:

    Ku ke qene ti moj sharabajke deri tani.Tani u kujtove ti te mbrosh Bashmutin? Ke frike ti se u ngelet barra e vetingut juve te pd-s.Dihet,dhe eshte e qarte,se ju jini me te inkriminuaret.Krimet e Saliut,Bashes e kompani te pd-ke nuk numerohen.

  8. HAMIT XHUVELI ITALO-SHQIPTAR FIRENZE says:

    VETINGUN E POLITIKANEVE DUHET TA BEJE DREJTESIA E RE E KALUAR NE SITEN E NDERKOMBETAREVE. PER TE REALIZUAR NJE VETING SA ME TE PASTER DHE PA SHUME PROBLEME ,EDHE NGA DREJTESIA DUHET TE ZGJIDHEN NJERZIT ME TE NDERSHEM E ME KURAJOZE DHE TE VEZHGUAR E KONTROLLUAR NGA GJERMANO- AMERIKANET . VETIGU NUK MUND TE BEHET NGA PARTITE MBASI NE 25 VJET RRUMPALLE PA SHTET , PA KONTROLL PA RREGULLA E NE FUND EDHE PA DREJTESI NUK KA MBETUR ASNJE PERSON NGA TE GJITHA PARTITE PA E FUTUR DOREN NE QYPAT ME MJALTE. FAKT ESHTE SE NJEREZ TE POLITIKES TE PASURUAR E QE JETOINE SI PASHALLARE KA SA TE DUASH NGA POLITIKANE E GAZETARE TE TE GJITHA KRAHEVE TE POLITIKES TE MAJTE TE DJATHTE APO TE TE ASHTUQUAJTURAVE PARTITE E VOGELA QE JANE SI SHUSHENJAT. . A ESHTE E LEHTE TE BEHET KJO? JO JO POR ESHTE E DOMOSDOSHEME TE BEHET KY PASTRIM NE MENYRE QE POPULLI TE SHIKOJE DIçKA KONRETE QE PO BEHET DHE TI RIKTHEHET SA DO PAK BESIMI TEK . INSTITUCIONET E VETA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje