Spanja fiton me përmbysje super sfidën kundër  Anglisë

8 Shtator 2018, 23:01Sport TEMA

Spanja pas Botërorit zhgënjyes kthehet të bëjë surprizën nën drejtimin e Luis Enrique-s. Golit të Rashford i janë përgjigjur me Saul dhe Rodrigues po në pjesën e parë të takimit, duke i surprizuar në fushën e tyre. Anglezëve nuk iu është besuar në fundin e takimit ky rezultat, pasi natyrisht që kanë qenë më superiorë në lojë, megjithatë, rezultati në fund foli mjaft ndryshe.

Binte në sy një Spanjë e përbërë nga element të rinj, disa ndryshime nga ajo skuadër që pamë në Botëror, por që sot e justifikoi veten mjaft mirë. Në minutat e kohës shtesë anglezët arritën që të barazonin me anë të  Rashford, por që arbitri kryesor nuk ishte i këtij mendimi duke e anuluar.

Shaw – Në minutën e 53 lojtari i Manchester United u dëmtua pas një përplasjeje në lojë duke u shtrirë përtokë. Nuk ka mjaftuar ndihma e shpejtë e mjekëve në stadium, por ai është shoqëruar për një mjekim më të specializuar. Sa u pa në lojë, dukej qartë se në një moment pati humbje ndjenjash.

Surpriza – Luksemburgu ka bërë atë që askush nuk e priste në sfidën kundër Moldavisë, një kombëtareje që kuotohet më lartë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar skuadrën modeste luksemburgase që të shënojë një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën duke regjistruar “poker” në sfidën e parë në grupet e Ligës së Kombeve.

Grupi C – Greqisë i ka mjaftuar një gol i Fortounis në Estoni për të mposhtur skuadrën vendase me rezultatin 1-0 dhe për të shpresuar për më shumë në këtë grup. Pak orë më parë Finlanda mundi Hungarinë 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje