Kanë përfunduar dhe takimet e sotme të Ligës së Kombeve, ku ndeshja kryesore ishte ajo mes Francës dhe Holandës.
“Gjelat” francezë fituam me shumë vështirësi përballë “Tulipanëve”, me rezultatin 2-1.
Golat e Mbape dhe Zhiru mjaftuar që të zhvlerësonin golin e Rajan Babel, që barazoi provizorisht shifrat.
Qipro ka bërë surprizën, pasi ka përmbysur skuadrën e Sllovenisë.
Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh, modestët qipriotë arritën të shënonin 2 herë në të dytën, duke marrë tri pikë të arta.
Në takimin e “të voglave”, Lihtenshtejni ka mposhtur Gjibraltarin pastër në shtëpinë e saj, me rezultatin 2-0.
Rezultatet e mbremjes se sotme te Liges se Kombeve.
Francë – Holandë 2-1
Qipro – Slloveni 2-1
Litenshtejn – Gjibraltar 2-0
Ukrainë – Sllovaki 1-0
Danimarkë – Uells 2-0
Bullgari – Norvegji 1-0
Maqedonia – Armeni 2-0
Gjeorgji – Letoni 1-0