Duka: Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Në Skoci shkojmë për të mos humbur

9 Shtator 2018, 18:00Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shfaq i lumtur me suksesin minimal që ekip kombëtar arriti në “Elbasan Arena”, kundër Izraelit.

Në një intervistë për “Ora News”, Duka për fitoren e parë të kuqezinjve dhe ambiciet në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë.

Duke pranuar forcën e kundërshtarit, ai u shpreh se edhe një barazim mund të konsiderohet pozitiv, ndërsa ngriti në piedestal mbrojtësin Egzon Binaku.

A ishte kjo një fitore e vuajtur? – Fitorja është fitore dhe është shumë e bukur kur arrihet. Ky është një kompeticion zyrtar i vështirë dhe kundërshtari nuk ishte i lehtë, momenti psikologjik nuk ishte shumë i mirë dhe besoj se i ka shërbyer ekipit për t’u zhbllokuar dhe për të bërë më mirë në të ardhmen, përveçse është shumë mirë që nisi me 3 pikë.

Përshtypja mbi të rinj që u aktivizuan – Sidomos mbrojtësi i majtë, Binaku, e kaloi provën për të qenë një lojtar i ekipit kombëtar dhe që do ta ndihmojë shumë përfaqësuesen në të ardhmen. Për të mos thënë që Strakosha është një pikë shumë e fortë. Dihet që është portier shumë i mirë, por e tregoi akoma më shumë.

Ndeshja në Skoci – Një ndeshje tjetër shumë e vështirë, në transfertë dhe ndaj një kundërshtari që luan shumë mirë në shtëpi. Ne do të shkojmë me synimin për të mos humbur.

Sa garanci jep ky grup lojtarësh për t’u arritur kualifikimi? – Ekipi ka akoma shumë nevojë. Patëm shumë probleme dhe kemi gjëra për të përmirësuar në shumë aspekte.

Cili ishte “Njeriu i ndeshjes” sipas jush? – Thomas Strakosha.

1 komente në “Duka: Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Në Skoci shkojmë për të mos humbur”

  1. Nje tifoz says:

    Duka i Krimit, e ke kriminalizu futbollin. Zhduku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje