Mesfushori Ergys Kaçe është rikthyer në Kombëtare duke befasuar jo pak për mënyrën sesi ai u bashkua me kuqezinjtë.
Trajneri Christian Panucci, kur publikoi listën me 25 lojtarë, nuk e preferoi korçarin, por pas largimit të Eros Grezdës, i cili për arsye personale shkoi te klubi i tij Rangers për të finalizuar transferimin – italiani mendoi t’i jepte një shans mesfushorit të Panathinaikos.
Lajmin për rikthimin e tij në Kombëtare, e ka dhënë vetë mesfushori i cili ka postuar një fotografi në rrjetin social në Instagram me portierin Thomas Strakosha. “Me vëllain tim”, shkruan Kaçe, ndërsa ka etiketuar portierin e Lazio-s.
Rikthimi i tij është një vlerë më shumë për kuqezinjtë në qendër të mesfushës, por ajo që bie në sy është mungesa e informacionit nga ekipi kombëtar.
Në federatat e tjera në Evropë, në momentin kur një lojtar largohet ose afrohet ka një komunikatë në faqen zyrtare, por në FSHF nuk nuk kanë kohë të merrem me njoftime të tilla.