I kërkoi Nishanit 100 mijë euro, Gjykata kthen padinë e Panuccit

9 Shtator 2018, 15:47Sport TEMA

Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë e trajnerit të Kombëtares së futbollit Christian Panuccit, kundër ish-presidentit të republikës Bujar Nishanit.

Ky vendim është argumentuar nga gjyqtarja Anila Karanxha me faktin se padia e depozituar dhe ku kërkohej nga ish-presidenti Nishani një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh, kishte të meta ne formulimin e saj.

Gjykata e Tiranës nuk ka bërë të ditura konkretisht se çfarë problematikash janë vërejtur në padinë e Panuccit, por mësohet se gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse që t’i plotësojë brenda afatit ligjor të parashikuar në ligj që është 20 ditë.

Nëse brenda këtij afati nuk plotësohen kërkesat e parashtruara nga gjykata për padinë atëherë automatikisht padia cilësohet e rrëzuar. Mbetet për t’u pare nëse avokatët e Panuccit do të respektojnë afatin ligjor dhe do ta vazhdojnë betejën moralo-ligjore të nisur me ish-presidentin Bujar Nishani.

Trajneri i kombëtares së futbollit Christian Panucci, paditi në Gjykatë ish-presidentin e republikës, te cilit i kërkon ta dëmshpërblejë me një vlerë prej 100 mijë eurosh, pasi pas ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Shqipëria u mund 3-0, Nishani është shprehur për trajnerin e kombëtares se: Panucci është një sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.

Për këtë reagim të ish-presidentit, trajneri i kombëtares Panucci kërkon dëmshpërblim për dëmin moral që i është shkaktuar në publik.

11 komente në “I kërkoi Nishanit 100 mijë euro, Gjykata kthen padinë e Panuccit”

  1. Sala says:

    E kaloi vettingun kjo karanxha?

  2. h says:

    Padia kishte te meta ne formulim ???
    Sigurisht.Zarfi ishte bosh.
    Ne legjislacionin e perparuar anglosakson te shqiperise,
    format kane rendesi thelbesore.Per drejtesine sharlatane,
    epiteti nuk eshte i denueshem.

  3. Shigjeta says:

    Per ti kthyer padien mbrapa ben ceshte e mundur , kurse per ti mbyllur kamaren nje lamashi qe vjell vrer dhe shantazhon qeverine nga mengjezi e deri ne darke nuk behet asgje , kjo tregon se drejtesia nuk eshte akoma ne nivelin e duhur edhe pse reklamohet vettingu si reforme e drejte , ka akoma mbeturina gjykates dhe prekurore , simpatizante dhe mbeshtetes te se kaluares , duhet akoma pune, kohe dhe nje revolucion i vertete qe te thuash kemi drejtesi , po qe se do themi ndonjehere ……………

  4. Niko Shpiragu says:

    Te gjithe gjyqtaret shqiptare, si ata qe i kapi vetingu dhe ata qe nuk i kapi jane njeres te emruar nga Sali Berisha direkt dhe i kane sherbyer dhe do ti sherbejne atij deri ne fund. Ata qe nuk i kapi vetingu jane me te besuarit e Berishes mbasi ata u ruajten nga komisionet e vetingut. Drejtesia tani eshte akoma me besnike e Berishes dhe kundershtare e pushtetit real. Vetingu ishte nje mburoje per Berishen. Njeriu me besnik i Berishes eshte Arta Marku qe hiqet sikur do te bej drejtesi. Shikoni se si veprojne tani me hapur banditet e PD se sa me pare. Mos prisni asnje gje nga prokuroria dhe gjykatat shqiptare se ato jane ne duart e Sali Berishes.

    1. Kalec Dega says:

      Ne duart e Saliut dhe duhet shtuar edhe ne duart e Rames. Me nje fjale aty nuk ka ndryshuar asgje. Po qene ne duart e Saliut e Rames jane edhe ne duart e ILir Metes APO JO?

      Ja merr Zaganjorin…kujt i sherbeu dhe kujt do ti sherbeje ky zagar i drejtesise……Per Gjin Gjonin akoma ska ardhur dita? Sa per Arta Markun, nje vegel qorre e pushtetit mafjoz.Kot u ankuat per Adriatik Lllalen ai njihej nga surrati, me te rrezikshem jane ata qe sot punojne nen Rilindjen e Rames….

    2. Kalec Dega says:

      Ne duart e Saliut dhe duhet shtuar edhe ne duart e Rames. Me nje fjale aty nuk ka ndryshuar asgje. Po qene ne duart e Saliut e Rames jane edhe ne duart e ILir Metes APO JO?

      Ja merr Zaganjorin…kujt i sherbeu dhe kujt do ti sherbeje ky zagar i drejtesise……Per Gjin Gjonin akoma ska ardhur dita? Sa per Arta Markun, nje vegel qorre e pushtetit mafjoz.Kot u ankuat per Adriatik Lllalen ai njihej nga surrati, me te rrezikshem jane ata qe sot punojne nen Rilindjen e Rames….

  5. Devolliu says:

    Po dhe nga kakacet trembeni moj karanxhe, qe ju hengert mortja ?.

  6. a ka moral ish -presidenti says:

    O ish -president, meqenese ke shprehur hapur dhe i merzitur humbjet e kombetares dhe ke share trainerin, tani te pakten , pas fitores me Izraelin , n q se ke pak moral, bej perseri deklarate ne media dhe uroj per fitoren lojtaret dhe trajnerin, pra, gjithmone n q se te ka mbetu pak moral…

  7. Lani says:

    Hahahaha cfar shteti qesharak kemi ne cfar gjyqtarsh o Zot i madhe hahahhahaah .me vjen te vjelle

  8. Lumi A says:

    Te vetmen mangesi ne padine e Panuccit eshte se ka paditur Nishanin pa musteqe, ish kapterrin e rexhimit monist. Ptu te marrte mortja moj gjyqtare plepash…Hajdute dhe njeri i pa integritet.

  9. shqip says:

    O italiono ? Lere fare , degjona ne shqipot . Ketu drejton sherihati , nuk eshte gjykata kunder kalifit . Ore Panuccio , se te dija edhe burr me mend . Po nuk te thane avokatet qe : ketu ka tjetri 28 vjet , dhe ka nxjerre ne pension nja 3,4,5 roje qe rrine te dera e gjykates , e gje ne drite nuk ka nxjerre . Lere me gjithe 100 000 £ , ja ka marre zoti 10 fish Bujarit turk .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje