Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli për mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas.
Nga kontrollet e ushtruar janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjatë orëve të monitorimit.
Njoftimi i plotë:
Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm.
Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.
Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjatë orëve të monitorimit. (TemA)
Po vete makina qe spiunon keto shkelje eshte te korsia per ty kthyer dhe eshte burim aksidenti… si dhe ai polici qe del ne mes nje rruge me 5 korsi nuk me duket fort ne rregull.
Policia rrugore e ka bere qellim me vete gjobitjen e mjeteve kur detyre paresore ka sigurimin e trafikut.
Shembull : nje makine ka bllokuar rrugen duke parkuar ne vend te gabuar. Vjen policia e gjobit dhe makina qendron serish ne vendin ku ka bllokuar trafikun, pra nuk zgjidh asgje. Nderkaq dalin ne komunikata qe kemi vene kaq e aq gjoba.
Keshtu eshte kur Drejtori i Pergjithshem i Policise Rrugore rri gjihe diten ne facebook dhe zihet me fansat apo kur drejtori rajonal i policise rrugore Tirane u ve detyre policeve rrugore ti japin nga 1000 euro ne muaj para nen dore se ndryshe humbasin vendine punes. E ata si bisha lypin e “gjobisin” shoferet edhe kur shkeljen perse nuk ke mustaqe.