Kreu demokristian Nard Ndoka ëhstë shprehur në mënyrë të hapur kundër koalicionit të Partisë Demokratike me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.
Duke komentuar “divorcin” e Idrizit me Ramën dhe mandatimin e tij nga PDIU për të negociuar me Bashën për një koalicioni para zgjedhor për vendoret e vitit të ardhshëm, kreu i PDK dhe deputet i dalë nga listat e PD Ndoka ka thënë se është i pafrytshëm.
“Koalicioni PDIU – PD, si “pemë pa kokrra”!”, shkruan Ndoka në një reagim në rrjetin social, duke shprehur dhe mosaprovimin e tij për një aleancë të tillë.
Më herët në një intervistë për mediat ka qënë një aleat tjetër i Bashës kundër koalicionit me PDIU. Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka thënë se PDIU duhet të lërë zigzaget politike dhe të mos ketë aleanca sezonale dhe dyjavore herë majtas dhe herë djathtas.(TemA)