Perla e Bujar Nishanit: S’kam bërë koment kundër Panuçit, po bashkëbisedoja me ndjekësit e mi. Po nuk tërhiqem

12 Shtator 2018, 21:43Politika TEMA

Bujar Nishani ka komentuar padinë e trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, që e ka paditur për shpifje dhe fyerje, duke kërkuar nga ai 100 mijë euro dëmshpërblim.

Duke folur për Çim Pekën, Nishani ka thënë një të fortë.

Sipas tij, ajo që shkruajti në FB nuk ishte koment, por thjesht një bashkëbisedim.

Megjithatë, Nishani thotë se nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë dhe po përgatitet të përballet në gjykatë me trajnerin e Kombëtares.

Çfarë iu shtyu të komentonit Kristian Panuçin?

Nuk kam bërë koment. Kam pasur një bashkëbisedim në Facebook-in tim privat, me miqtë e mi, aty kam shprehur një opinion për shkak të disa rrethanave. Besoj se është në të drejtën time të jap opinionet e mia me miqtë e mi në rrjete sociale.

Ajo që mund t’iu them ka të bëjë me faktin që grupi i avokatëve të mi po përgatitet seriozisht për këtë çështje. Është një çështje që ia vlen dhe do të jetë shumë interesante kur të zhvillohet në sallën e gjyqit.

A do e tërhiqnit atë koment?

Jo, absolutisht. Nuk shoh asnjë arsye për ta tërhequr atë opinion që kam shprehur në këtë bashkëbisedim. Ajo që më duhet të iu them, është që vërtet po përgatitem seriozisht sepse është një çështje që duhet trajtuar seriozisht.

A mendoni që Panuçi është shtyrë edhe nga faktorë të tjerë për të bërë këtë padi?

Nuk e di. Ndoshta proçesi do ta zbulojë edhe këtë.

Në rast se do të ishit Presidenti i Republikës dhe Kristian Panuçi do të vijë të kërkojë shtetësinë shqiptare si trajner i Shqipërisë. A do bënit të njëjtën gjë që keni bërë me De Biazin?

Patjetër. Shtetësinë patjetër. Ndërsa çështja e nderimit dhe e vlerësimit ka kritere të tjera

5 komente në “Perla e Bujar Nishanit: S’kam bërë koment kundër Panuçit, po bashkëbisedoja me ndjekësit e mi. Po nuk tërhiqem”

  1. Qytetari I thjeshte says:

    E degjoni cfare thote “grupi i avokateve te mi”
    Kuje kuje o Shqiperi e mjere ku ke perfunduar!!!

  2. Jar mustaqe muti says:

    ore mustaqe mut se ta harrovaemrin ore kapterr,po ti qeke satac fare more tu mbyllte
    gomar ti e gomar kush te vuni ,sot a neser valo druni,te bene edhe president palo koqe
    po te ishe çoban dhishe edhe mund te mirnin per budalla hallall.po kush na beson neve
    te themi qe kemi pas presidentin me Kar ne bote he…….tani edhe une po dal ke facebuku
    edhe po ti numuroj te gjitha karlliqet e tua……po beja bashkebisedim me ndjekesit e mi
    hahahahahahahahahahahaha !!!!

  3. Ardi says:

    E verteta eshte qe si Nishani,
    si Panucci,
    jane qe TE DY SHARLATANE…!

  4. kujtesa says:

    Ky idjoti,rri-rri dhe leshon perla te papara nga goja!
    Pale,por thote se po mbrohet nga nje grup avokatesh!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje