Liberalizimi i vizave për Kosovën, Veliaj: Superlajm! Provë se përtej populizmit, ka edhe një politikë të mirë

13 Shtator 2018, 17:28Rajoni TEMA

Vendimi i sotëm i Parlamentit Europian për të liberalizuar vizat me Kosovën është përshëndetur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson një superlajm votimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa vlerëson angazhimin dhe punën fantastike të kryer nga eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon.

 “Një super-lajm për Kosovën ky! Punë fantastike, sërish, nga @tfajon – provë se përtej populizmit e histerive, ka dhe një politikë të mirë, solidare e konkrete në dobi të njerëzve të mirë të vendit e rajonit tonë! FORCA”, shkruan Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje